Shefqet Bruka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shefqet Bruka 1963 - jeton
Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës 2007-2011

Emri: Shefqet
Mbiemri: Bruka
Lindi më: 1 Janar 1963
Vendlindja: Kukës
Profesioni: Stomatolog,politikan

Jeta e hershme dhe Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi në vitin 1963, në fshatin Resk të Ujmishtit në Kukës. U rrit në një familje të varfër të persekutuar nga regjimi komunist. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare e kreu në fshatin e tij të lindjes ku përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Arsimin e mesëm e kreu ne Shkollën Bujqësore të Kukësit. U diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1986, Fakulteti i Mjekësisë, dega stomatologji, me rezultatet më të mira të mundshme.

Nga Universiteti në Lëvizjen Demokratike[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjysma e dytë e viteve 80 ishte një periudhë ndryshimesh të mëdha në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve, Shefqet Bruka punoi në fillim si Drejtor i Poliklinikës së Kukësit ku la përshtypje shumë të mirë tek pacientët dhe kolegët. Më pas u transferua në fshatin Kalis të Kukësit, si doktor i qendrës shëndetësore atje. Në janar të vitit 1991, duke qenë kundërshtar i deklaruar i regjimit komunist i bashkohet Partisë Demokratike, e formuar në dhjetor 1990 dhe bëhet përfaqësues i Ujmishtit në degën e Kukësit.

Fitorja e Demokracisë dhe Kryetar i PD, Kukës[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1992, në zgjedhjet e parakohshme Partia Demokratike korri fitore të thellë. Shefqet Bruka ishte zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike, Dega Kukës në vitin 1991. Ai dha një kontribut te madh në fitoren e PDSH në Kukës. Si kryetar i Partisë Demokratike ai ndihmoi në fitoren e PD në Kukës gjatë referendumit të vitit 1994 dhe gjatë zgjedhjeve të kontestuara të vitit 1996.

Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës, 1996-2000[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas zgjedhjeve të 26 Majit 1996, Shefqet Bruka emërohet Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës. Si Kryetar i Rrethit të Kukësit ndihmoi në zhvillimin e zonës së Kukësit dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve kuksianë.

  • 1997 : Trazirat e vitit 97, për shkak të krizës piramidale nuk lanë pa prekur edhe Kukësin, ku në datat 11-12 Mars trazirat në qytet arritën kulmin. Kukësi ishte qyteti i dytë më i prekur nga falimentimi i "Gjallicës" me rreth 16 milionë $ humbje. Shefqet Bruka, si një prej liderëve kryesorë të PD në Kukës u gjend në qendër të sulmeve nga ana e socialistëve dhe mediatike. Megjithatë nën drejtimin e tij PD fitoi sërish në Kukës në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.
  • 1999 : Viti 99 do të jetë një vit i rëndësishëm për shqiptarët por edhe për karrierën e Shefqet Brukës. Rreth 1 milionë shqiptarë nga Kosova u dëbuan nga forcat shoviniste serbe. 200.000 prej tyre u strehuan në qytetin e Kukësit duke e 10-fishuar popullsinë e qytetit. Pikërisht do të ishte Shefqet Bruka ai që do të koordinonte punën e Kombeve të Bashkuara me qeverinë shqiptare. Vetë ai personalisht ndërhyri ne strehimin e qindra e ndoshta mijëra shqiptarëve të dhunuar nga forcat e Millosheviçit. Do të ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kryeministrin Majko, kryetarin e opozitës Berisha, zyrtarët e OKB, mediat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e LDK, UÇK, dhe me qeverinë Bukoshi. Pas përfundimit të luftës ishte i pari që propozoi kandidimin e Kukësit për çmimin Nobel për paqe, propozim ky që u pranua dhe e bëri Kukësin të parin qytet të kandiduar për çmimin Nobel për paqe.
  • 2000 : Ky vit do të ishte viti i fundit i Brukës si Kryetar i Rrethit Kukës. Si përfaqësues i Unionit të Drejtuesve të Pushtetit Lokal propozon ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës deri në kufi me Kosovën, pasi plani fillestar e dërgonte rrugën deri në Pukë.

Shefqet Bruka në vitet 2000-2007[redakto | redakto tekstin burimor]

Menjëherë pas largimit nga Këshilli i Rrethit, Bruka filloi të punonte tek disa organizata ndërkombëtare si SFD e më vonë UNDP/AMAE. Këtu ai punon në fillim si doktor pastaj drejtues i UNDP/AMAE për zonën Kukës, Has, Tropojë dhe Gjakovë. Në vitin 2006 shkon në Virginia, SHBA në Universitetin James Madison për specializim.

Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës 2007-2011[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007, Shefqet Bruka u zgjodh Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës. Me marrjen e detyrës impulse të reja iu dhanë Këshillit të Qarkut Kukës ne punën e tij në ndihmë të banorëve të zonës më të varfër të Shqipërisë. Ai u bë nxitës i projekteve të zhvillimit në Qarkun e Kukësit të tilla si Cross-Border Development Program me Kosovën dhe Malin e Zi, aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, investime në infrastrukturë si përurimi i aeroportit të Kukësit, ndërtimi i rrugës Kukës-Peshkopi dhe rrugës Kukës-Shishtavec, mbështetje për fermerët dhe blegtorët e qarkut Kukës dhe për turizimin e qarkut Kukës.
  • Megjithatë arritja më e madhe e tij si Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës është padyshim Digjitalizimi i Kadastrës së Qarkut Kukës. Pas një pune 1-vjeçare për mbledhjen, seleksionimin dhe dixhitalizimin e qindra hartave, Shefqet Bruka shpalli zyrtarisht në qershor të vitit 2010 dixhitalizimin e plotë të kadastrës së Qarkut Kukës, duke e kthyer këtë qark në të parin që ofron këtë shërbim për qytetarët e vet.
  • Në numrin e 14 janarit të revistës "Klan" u zgjodh si një nga 10 personalitetet e vitit 2010 me motivacionin e dixhitalizimit të kadastrës së Qarkut Kukës, duke e bërë këtë qark të parin qark në Shqipëri me kadastra plotësisht të dixhitalizuara.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.qarkukukes.gov.al