William Shakespeare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shekspiri)
Shko te: navigacion, kërko
William Shakespespear
Hw-shakespeare.png
Ditëlindja: 23 prill 1564
Vendlindja: Stratford
Ditëvdekja: 23 prill 1616
Vendvdekja: Stratford-upon-Avon, Warwickshire, Angli
Nënshtetësia: Anglez
Zhanri: Dramë

William Shakespeare (sq. Uiliam Shejkspir) është dramaturgu me i njohur anglez lindi në Stratford mbi Avon26 prill të vitit 1564 vdiq më 23 prill 1616.

Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonetave dhe i një numri të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si shembuj të shkëlqyer të letërsisë angleze që janë shkruar ndonjëherë.


Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585 1611, edhe pse kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.

Disa nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit janë: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndërsa nga komeditë përmendim: Shumë zhurmë për asgjë, Nata e dymbëdhjetë, etj.

Veprat letrare[redakto | redakto tekstin burimor]

Shekspiri realizoi një sere veprash (37) te cilat u ndanë : 13 tragjedi, 10 drama, 14 komedi.

Prodhimi dramaturgjik i Shekspirit njohu 3 periudha kryesore.

  • 1-periudha e rinise, me veprat Rikardi 2, Zbutja e kryeneçës, Ëndrra e një nate vere,
  • 2-periudha e pjekurisë (1588-1595) veprat : Shumë zhurme për asgjë, Si te doni ju,
  • 3-periudha e pesimizmit (1602-1610) veprat : Hamleti, Otello, Mbreti Lir.

Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohe qe fjalori aktiv i njeriut te epokës nuk përmbante me shume se 1500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht te gjallë dhe te pasur. Përdorte neologjizmat, lojërat e fjalëve dhe fjale me shum kuptime.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]