Shekulli XIX
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shekulli 19)
Para erë sonë: XX - XIX - XVIII - XVII - XVI - XV - XIV - XIII - XII - XI - X - IX - VIII - VII - VI - V - IV - III - II - I
Era jonë: I - II - III - IV - V - VI - VII - VIII - IX - X - XI - XII - XIII - XIV - XV - XVI - XVII - XVIII - XIX - XX - XXI
Nga Shekulli XIX
Ngjarje [redakto]
- 1807 Përurimi i veprës "Fjalë mbi origjinën, doket dhe gjendjen aktuale të Kombit Shqiptar", nga Ëngjëll Mashi.
- 1836 Përurimi i veprës "Këngët e Milosaos" të Jeronim de Radës.
- 1856 Përurimi i studios së parë fotografike në Shkodër, nën drejtimin e Pjetër Marubit.
- 1874 E Para shfaqje teatrore, "Dasma e Lunxhërisë" realizuar në Gjirokastër, nën drejtimin e Koto Hoxhit.
- 1878 E Para bandë muzikore realizuar në Shkodër, nën drejtimin e Xhovani Kanale.
- 1879 Botimi në Aleksandri i përmbledhjes folklorike "Bëleta shqiptare" me autor Thimi Mitkoja.
- 1883 Portret vajzë e re shkodrane, realizuar nga piktori Kolë Idromenoja. Ky portret, në pikturë, përfaqëson kalimin nga paraqitja e jashtme e tipareve konkrete në zbërthimin psikologjik dhe shoqëror të personazhit.
- 1883-1887 Daljen e organit mujor “Fiamuri i Arbërit” që filloi të botohej në Kalabri, në të folmen e arbëreshëve të Kalabrisë dhe italisht, nën drejtimin e Jeronim de Radës?.
- 1884-1885 Revista mujore Drita dhe me më vonë “Dituria”. Kjo reviste botohej në Stamboll me nismën e Sami Frashërit dhe Naim Frashërit.
- 1886 Botimi i poemes "Bagëti e Bujqësi", Naim Frashëri.
- 1887 Hapja e shkollë së parë laike për vajza. Mësonjëtorja e Korcës.
- 1888 “Shqiptari” (Bukuresht, 1888-1903), nën drejtimin e Nikolla Naços.
- 1897 “Shqipëria” (Bukuresht, 1897-1898), nën drejtimin e Visar Dodanit dhe [[Jorgji Meksi|Jorgji Meksit], si organ i shoqërisë “Dituria”;
- 1897 “Albania” (Bruksel e më vonë në Londër, 1897-1909), nga Faik Konica.
- 1897 "Kalendari kombiar” (Sofje, 1897-1915), që botohej si organ i shoqërisë “Dëshirë”, në fillim nën drejtimin e Kristo Luarasit e Kosta J. Trebickës dhe më pastaj të Mithat Frashërit (Lumo Skëndos).
- 1899 Lindja e Shoqërisë “Bashkimi”, nën drejtimin e Preng Doçi, Gjergj Fishta.
Fillimi
Maqedoni
.
Shqipёri
Kosovё Rajon Bota Diaspora Showbiz Techno Sport Ekskluzive Opinione
