Shekulli i Ri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shekulli i Ri ishte gazeta e përditshme e qytetit të Durrësit, e cila nisi botimin e saj në mesin e viteve ’20, nën drejtimin e Ilia Llavdës, kishte karakterin e një fletoreje e cila përmbante informacione të ndryshme, jo vetëm lokale.

Në studime të ndryshme dhe historikë të botuar mbi median në Shqipëri, "Shekulli i Ri" figuron edhe si i pari periodik i rregullt i qytetit të Durrësit.