Shenjat astrologjike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

DASHI[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË JAM
  • KARAKTERISTIKAT : Ndërmarrës, i guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik. Ka energji të madhe, por nuk ka vullnet të qëndrueshëm. Ka bukurinë fizike. Bën luftë të përjetshme dhe është në aktivitet të vazhdueshëm. Adhurues i sportit dhe i të gjitha aktiviteteve fizike.
  • PLANETI : Marsi.
  • PROFESIONI : Politikan, inxhinier, avokat, komik, ushtar, kimist, astronom, kirurg, mishshitës, floktar.
  • MANGËSIA : Arrogant, i pamatur.

DEMI[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË KAM
  • KARAKTERISTIKAT : Stabil, i durueshëm, këmbëngulës, inert. Ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Adhuron shtëpinë dhe familjen. Është i dhënë pas përfitimeve ekonomike. Nuk heq dorë lehtë. I do gjërat luksoze, stolitë, rrobat e bukura. Mund të jetë tepër i bukur, ose i shëmtuar.
  • PLANETI : Venera.
  • PROFESIONI : Artist, kreator mode, lulishtar, ëmbëltor, tregtar, ekonomist, piktor, muzikant, skulptor, shkencëtar.
  • MANGËSIA : Posesiv, i ngutshëm.

BINJAKËT[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË MENDOJ
  • KARAKTERISTIKAT : I shpejtë, i zhdërvjelltë, kureshtar, komunikues, i shoqërueshëm, i aftë. Bën disa punë njëkohësisht. Në fytyrë mban maskë. E do dijen vetëm për vete. Ka pamje rinore dhe shpirt të ri.
  • PLANETI : Merkuri.
  • PROFESIONI : Jurist, ekonomist, matematikan, shkrimtar, shkencëtar, shahist, basketbollist, artist, spiker, mësues, postier, tregtar, nëpunës, zanatçi, botues.
  • MANGËSIA : Sipërfaqësor dhe mosmirënjohës.

GAFORRJA[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË NDIEJ
  • KARAKTERISTIKAT : Epshor, misterioz, i përkushtuar. Ka imagjinatë të bujshme. Në aspektin amësor është i butë. I do shtëpinë dhe familjen. Ka vullnet të dobët dhe është i dhënë pas pijes. Rëndom personat e kësaj shenje nënat i përmbytim me ndjeshmëri të tepruar. Kjo është shenja astrologjike më emocionale. Ka imagjinatë të fortë.
  • PLANETI : Hëna.
  • PROFESIONI : Fotograf, aktor, marinar, hotelier, historian, shkrimtar, piktor, moler, tregtar, shtegtar, ekonomist, mësues, psikoterapeut.
  • MANGËSIA : Së tepërmi i ndjeshëm, koprrac.

LUANI[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË DUA
  • KARAKTERISTIKAT : Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në krye të aksionit. I do jetën, fëmijët, pushtetin. Dëshiron të urdhërojë, të shtypë. Është autoritar, shpirtgjerë dhe elegant. Bie në komplimente. Me kalimin e viteve e humb elanin jetësor. Nëse niset rrugës religjioze, bëhet përjashtues dhe dogmat.
  • PLANETI : Dielli.
  • PROFESIONI : Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankier, argjendar.
  • MANGËSIA : Snobizmi.

VIRGJËRESHA[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË ANALIZOJ
  • KARAKTERISTIKAT : Preciz, i ndërgjegjshëm, pedant, racional, mosbesues. Bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, tek i cili gjithnjë mund të mbështeteni. Më shumë beson në arsye sesa në intuitë. Është i dhënë pas shëndetit, bujqësisë, por edhe artit. Jeton nga puna e vet.
  • PLANETI : Merkuri.
  • PROFESIONI : Farmacist, tregtar, shkrimtar, gjuhëtar, pianist, piktor, aktor, sportist, jurist.
  • MANGËSIA : Është vesveseli, cikërrimtar.

PESHORJA[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË MAT
  • KARAKTERISTIKAT : I kujdesshëm, i matur, harmonik, pajtohet mirë me të tjerët. Është estet i madh. Ka bukurinë, graciozitetin, pamjen transparente. Në punë është diplomat, në shtëpi nuk është taktik. E do punën ekipore, elegancën dhe ka shije të mirë.
  • PLANETI : Venera.
  • PROFESIONI : Jurist, gjykatës, aktor, këngëtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, mësues.
  • MANGËSIA : Tekanjoz, harxhon shumë.

AKREPI[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË DËSHIROJ
  • KARAKTERISTIKAT : Kanë vullnet të fortë, janë dinamikë, të shpërqendruar, këmbëngulës dhe seriozë. I tërheqin provokimet. Janë enigmatikë, misterioz dhe të errët. Bëjnë gjithçka për miqtë, por gjinisë tjetër nuk i besojnë. Motoja e tyre është "gjithçka ose asgjë". Janë dashnorë të mëdhenj dhe shkencëtarë.
  • PLANETI : Plutoni.
  • PROFESIONI : Financier, psikiatër, detektiv, avokat, spiun, speleolog, okultist, tregtar.
  • MANGËSIA : Xheloz, hakmarrës.

SHIGJETARI[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË KUPTOJ
  • KARAKTERISTIKAT : E do lirinë, është entuziast, gaztor. Është tip sportiv, ka një energji të jashtëzakonshme, lakmitar i madh. I do udhëtimet, filozofinë, arsimimin. E përcjell fati. Kryelartë, snob, por gati gjithnjë në anën e ligjit.
  • PLANETI : Jupiteri.
  • PROFESIONI : Gazetar, ambasador, jurist, filozof, shtegtar nëpër botë, gjykatës, mjek, person religjioz, person që përkatësinë e tij e lidh me institucionet shtetërore dhe publike.
  • MANGËSIA : I mungon guximi.

BRICJAPI[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË SHFRYTËZOJ
  • KARAKTERISTIKAT : Serioz, mendimtar, ambicioz, synon suksesin në moshën e shtyrë. Është këmbëngulës, ka vullnet të madh, i mençur, shpirtëror, i pasigurt, por materialist dhe egoist. Arrin çdo gjë që i përkushtohet. Nuk kërkon mirënjohje për vete. Kontrollon ndjenjat.
  • PLANETI : Saturni.
  • PROFESIONI : Murator, kopshtar, murg, eremit, polic, drejtor, menaxher, artist, kompozitor, piktor, skulptor, kontabilist.
  • MANGËSIA : I turpshëm.

UJORI[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË DI
  • KARAKTERISTIKAT : Individualist, origjinal, jokonvencional, adhurues i së vërtetës. Është kontrovers, i pakapshëm, mendjelehtë, joshës, boem, kumarxhi. Shpik ide të reja. Nuk e duron kontrollin.
  • PLANETI : Urani.
  • PROFESIONI : Fotograf, inxhinier, kompjuterist, regjisor, aktor, balerin, shpikës, hulumtues, fizikan, antikuar, gazetar, okultist, profesione të reja.
  • MANGËSIA : Egoist kundruall të afërmve dhe human ndaj të tjerëve.

PESHQIT[redakto | redakto tekstin burimor]

  • MOTOJA : UNË BESOJ
  • KARAKTERISTIKAT : Person jo i drejtpërdrejtë, enigmatik, romantik, hipersensitiv, selektiv. Megjithëse i kupton gjërat më mirë se të tjerët, ka dëshirë të bëjë dredhi. Është simbol i njeriut universal. Tolerant, emocional, por në punë është lider. Jeton në botën e imagjinatës. Ka intuitë të fortë. Është vizionar dhe ndërmjetës i shkëlqyeshëm.
  • PLANETI : Neptuni.
  • PROFESIONI : Profesionet që lidhen me spitalin, institucionet sociale, okultizmin, artin, posaçërisht piktura dhe aktrimi.
  • MANGËSIA : Dyfytyrësia.