Sheper

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Albania.svg Sheper
Sheper (Shqipëria)
{{{alt}}}
Sheper
Emri: Sheper
Qarku: Qarku i Gjirokastrës
Rethi: Rrethi i Gjirokastrës
Komuna: Komuna Zagori
Kryeplak: -
Popullsia: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: 40° 5' 56 veri
Gjatësia gjeografike: 19° 59' 50 lindje
Web-faqe: s'ka

[redakto] Historia

Fshati Sheper është fshati i parë dhe më i madhi i komunës Zagori në Gjirokastër. Është një fshat piktoresk dhe ashtu si gjithë zona karakterizohet nga një klimë e mrekullueshme. Shtrihet rreze malit te Dhembelit ne lartesine 700 m , mbi nivelin e detit. Sheperi është vendlindja dhe origjina e shumë patriotëve dhe intelektualëve të shquar. Patriotë si A. Z. Çajupi dhe Ilia Dilo kanë dhënë ndihmesë të pazëvendësueshme në letërsinë dhe gjuhësinë shqiptare.Shkolla e pare shqipe eshte hapur ne vitin 1907 nga Ilia Dilo.Sheperiotët edhe sot e kësaj dite njihen si njerëz të ditur, intelektualë dhe të shkathët. Sheperi në vitet e kaluara numëronte rreth 600 shtëpi, ndërsa sot emigracioni ka ndikuar fuqishëm. Vitet e fundit është vërejtur një tendencë mjaft pozitive, ajo e kthimit të fshatit në një fshat tipik turistik malor. Shumë persona edhe të huaj kanë ardhë në Sheper për të ngritur vilat e tyre. Infrastruktura tepër e keqe është një pengesë serioze pasi zona nuk ka një largësi më të madhe se 25-30 km në vijë tokësore nga qyteti i Gjirokastrës. Thuhet që emigrant nder te paret në ShBA ka qenë nga Sheperi, i Gjirokastrës. Në vitet 1900 e më pas ka njohur emigrim në Greqi, Egjipt e ShBA.

[redakto] Emra të shquar

  • Andon Zako CAJUPI
  • Ilia Dilo SHEPERI
  • Aristidh Ruci
  • Harito Cako
  • Pano Xhamballo
  • Jani Dilo
  • Vangjel Lezho
  • Sotir Papuli
  • Temo Mandili
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete