Sheqeras

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sheqerasi
Popullsia
 • Gjithsej2.500−3.000
{{{postal_code_type}}}
082

Sheqerasi është një fshatkomunën Vreshtasrrethin e KorçësShqipërisë.

Sheqerasi ndodhet rreth 22 km larg nga qyteti i Korçës.Ky fshat ka filluar të ekzistojë si qëndër banimi që pas tharjes së Kënetës së Maliqit[1]më 1947 (pasi më përpara kjo zonë përdorej nga fshatarët e asaj zone për lëndë të parë dhe peshkim).Kjo zonë njihet edhe si ish Këneta e Maliqit. Emërtimi i këtij fshati (Sheqeras) vjen nga kultivimi i sasive te mëdha te Panxharit të Sheqerit  në këtë vend, në vitet 1957, i cili përpunohej në Kombinatin e Sheqerit[2] Maliq.

Sheqerasi ndodhet në qëndër të Fushgropës së Korçës, rreth 800-850 m mbi nivelin e detit. Zona përfshihet në tipin e klimës mesdhetare kodrinore, malore e tërësisht ajo paramalore JL. Sipas të dhënave të stacionit të Sheqerasit, temperatura mesatare e muajit ( më të ngrohtë) gusht është 18.3⁰C, ndërsa e muajit më të ftohtë (janarit) është 0⁰C. Në janar të vitit 1987 është shënuar vlera -26.8⁰C në këtë fshat, e cila përbën edhe minimumin absolut të temperaturës[3] për gjithë vendin. Në stacioni e Sheqerasit vihen re edhe vlerat më të larta të diellëzimit në muajin korrik, përkatësisht me 334.1 orë, sasia më e vogël në dhjetor me 91.8 orë.
Fshati Sheqeras ka një popullsi prej rreth 2500-3000 banorë, por kohët e fundit ky numër ëshë ulur ndjeshëm për shkak të imigrimit dhe emigrimit të popullsisë (kryesisht të moshave të reja).

Bujqësia dhe blegtoria janë bazat e ekonomisë për fshatin e Sheqerasit.


Shih edhe

  1. ^ "Këneta e Maliqit". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 6 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kombinati i Sheqerit ne Maliq". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 prill 2019. Marrë më 6 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)