Sherefedin Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sherefedin Shehu
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
2009–Vazhdon
Të dhëna vetjake
U lind më25 maj 1956
Dibër
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
PunësimiPolitikan

Sherefedin Shehu është deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.[1][2]

Shehu është profesor dhe expert i financave dhe buxhetit, me experiencë 35 vjecare akademike dhe profesionale.

Ka kryer studime dhe dhënë leksione në Universitetin e Illinois në SHBA dhe ka marre pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe botuar artikuj shkencorë dhe libra.

Në vitin 1998 ka marrë Certifikatën e Exelences “Who’s Who in Global Banking and Finance” dhe ka kontribuar në reformimin e finacave dhe administratës publike sipas modeleve moderne më të përparuara.

Në periudhën 2005-2009 ka kryer detyrën e Zëvendësministrit të Financave. Në këtë detyrë është emëruar pas një karriere të gjatë si profesor dhe shef i katedrës së finacave publike, menaxhimit financiar, sistemit tatimor dhe auditit.

Ka punuar Drejtor i Thesarit dhe konsulent me projeketet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI) në Hungari dhe Institutit të Bankës Botërore.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017

Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 25 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve