Shiu acid
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shiu acid është shiu i krijuar nga përzierja e oksideve të sulfurit dhe azotit (që lirohen nga makina, fabrikat, termocentralet) me shiun e krijuar nga retë. Gjatë bashkëveprimit të ujit me oksidet e sulfurit krijon acidin sulfurik. Kurse, me bashkëveprimin e ujit me oksidin e azotit krijon acidin nitrik.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Krijimi i shiu acid
Për shkak të lirimit të gazrave acidike në atmosferë dhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acidike. Ky shi është mjaft i dëmshëm për bimët, objektet tjera dhe për shëndetin e njeriut. Në gjendej normale shiu ka sasi të vogël të aciditetit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tash është rritur. Shiu acidik dëmton edhe ujin duke i shkaktuar vdekje peshqve dhe gjallesave tjera. Pasojë e formimit të shirave acidik janë okidet e azotit dhe oksidet e sulfurit. Këto okside dëmtojnë organet e frymëmarrjes. Gjatë të reshurave atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. Këto reshje quhen të reshura acidike, të cilat janë shkatërrueset më të mëdha të fasadave të ndërtesave, shtatoreve, por në veçanti të botës bimore.
[redakto] Historia
[redakto] Reaksionet kimike
Reaksionet e acideve sulfurike:
- SO2 + OH· → HOSO2·
Krijimi i acidt sulfuror:
- HOSO2· + O2 → HO2· + SO3
Krijimi i acidit sulfurik nga acidi sulfuror:
- SO3(g) + H2O(l) → H2SO4(l)
Krijimi i acidkit nitrik:
- NO2 + OH· → HNO3
[redakto] Hidroliza
Acidi sulfurik disosohet në ujë dhe ashtu si dioksid karboni, hidolizohet:
- SO2 (g) + H2O = SO2 · H2O
- SO2 · H2O = H++ HSO3-
- HSO3- = H+ + SO32-