Shkaba (Roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkaba
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
Temainternimi
Zhanriroman
BotoiShtëpia botuese Çabej
Faqe100
ISBNISBN 978-99927-334-5-5

Shkaba është roman i shkurtër i shkruar nga Ismail Kadare në verën e vitit 1995.[1]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maksi është 22 vjeçar i cili një mbrëmje shkon për të blerë një pako cigare por papritur rrëshqet dhe bie poshtë në një botë tjetër. E gjen veten në një qytet të vogël provincial me një bar dhe një kopsht zoologjik. Atje zbulon se nuk është i vetmi që ka rënë dhe kupton se nuk mund të ngjitej më lart. Për lexuesin shqiptar është e qartë analogjia me internimet politike. Maksi dëgjon thashetheme se ishte e mundur të ngjitesh prapë lart me ndihmën e shkabës së kopshtit zoologjik. Sipas legjendës, shkaba të dërgonte ku të dëshiroje me kusht që t'i japësh mish.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 179. ISBN 1-84511-031-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)