Shkenca Arabe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkenca Arabe që paraqitet në mesjetë në hapësirën arabe karakterizohet me mbajtjen dhe përhapjen e diturisë nga antika para së gjithashë veprave të Aristotelit dhe Euklidit. Kontributi i veçantë i dhënë vlerësohet pasurimi i Gjeometrisë, Algjebrës, Optikës si dhe Kimisë së mesjetës. Shkencëtarë përfaqësues të arabëve janë Ibn el-Haitham (965-1040), el-Harismi (Harezmi, rreth 780- pas 846-ës), Nasir ed-Din et-Tusi (1201-1274). Po ashtu dallohen edhe në mjekësi (Avicena), astronomi (el-Batani 859-929) dhe shkencat e gjuhës (Sibavaih rreth 755-796).