Shkenca dhe sensi i misterit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shkenca dhe sensi i misterit

Shkenca është lënda ekzaktë që studion të gjitha elementët që na rrethojnë, shkenca është e lidhur ngusht më misterin sepse në kohet e lashta njerëz ose të ashtuquajtur shkencëtarë ose hulumtues të shtyrë nga sensi i misterit kanë zbuluar disa nga zbulimet më të mëdha të shekujve. Në kohet e vjetra shkenca e sotme imagjinohej si fantashkence (gjë ose diçka jorealë), por a do të këtë e ardhmja jonë pyetët si këto ? Sot për sot janë disa mistere që janë të pashpjeguara nga shkencëtarët por kanë shumë hipoteza lidhur më to. Si psh, Trekëndëshi i Bermudave po shkruaj një pjesë të një studimi që ka bërë studiusi Preisinger dhe disa dëshmi që ai ka mbledhur nëpër disa nga vendet që paraqitën më trekëndësha në hartën që ka vendosur Sherri.

Në librin e tij Trekëndëshi i Bermudeve, Z. Preisinger, pasi kishte qënë mbi këtë vend dhe ishte prekur vetë nga devijimet e fushës magnetikë, tregoi të dhënë që i referoheshin strukturave të ndryshme arkitektonikë të fundosura rreth 12 mijë vjet më parë :

Në një fund të ulët është muri "Bimini Wall" më gurë si pllaka dy metroshe të gjata dhe të vendosura në radhe gjatë gati 1 km (e ka vendosur Pepi këtë foto). Një strukturë takohet pak më larg Biminis në 30 m thellësi më një portë në formë harku dhe një tjetër në jug të Andros. Kristofor Kolombi ndjeu anomalitë e forta magnetikë dhe në 11 tetor 1492, para së të zbarkonte, pa që nga Santa Maria detin që shndriste, më një dritë të bardhë shumë fluoreshentë. Ky fenomen që verifikohet në zonat më thellësi, gjithashtu është parë dhe nga astronautët e Apollo 12. Turma peshqish dhe peshkaqenësh janë tërhequr dhe shfaqur në këto zona më anomali magnetikë dhe në këtë zonë rritën struktura koralësh të paklasifikuara.

Në Bahamas dhe në Florida janë të shpeshta lajmërimet për objekte të ndritshëm që shfaqën nga deti dhe që zhytën prapë. Ka analogji më të dhënat e J. Verne që në librin e tij "20.000 lega nën det" shpjegonte së si zhyteshin objekte në det, të shpejt të shndritshëm dhe pa nxjerr bula në sipërfaqe. Studiuesi Preisinger i quante "Shuttle interdimensionales", mbi këtë vend shfaqeshin fenomene kalimtarë të fluturimit në ajër, mjegull dhe vorbulla fluoreshentë në të cilat fluturojnë objekte tokësorë ashtu siç i kanë shpjeguar pilotët që i kanë jetuar. Shumë avionë, anije dhe barka peshkimi janë zhdukur. Ndoshta ky fenomen i tipit e përkohshme dhe i pametjeralizuar është i njëjtë më atë që verifikohet në Pole.

Në fund të viteve 70 ju bë një intervistë Enzo Maiorces, kampioni i njohur botëror në zhytjete nënujorë, në kthimin nga udhëtimi i tij eksplorues në Trekëndëshin e Bermudeve.

"Në këto kohë - tha Maiorca- mund të udhëtoj më mijëra km në orë , mund të shfrytëzoj më kënaqësi Tv dhe kompjuterin , mund të shtyp një buton dhe të iki në Hënë, por... kur një njëri gjendët para së panjohur, vetëm duhet të ndalët, ashtu si dhe 10 mijë vjet më parë, përpara thirrjes së origjinës së përjetshme, dukë limituar njeriun. Ai Trekëndësh është i bekuar sepse në të janë mbyllur shumë thesare dhe dritë për këdo që dëshiron të kthehet i pasur në shpirt. E përbashkëta e të gjitha zhdukjeve është së, shpesh, deti i Floridës bëhet i pashpjegueshëm nga një qumësht i bardh fluoreshent, shikimi bie gati në zëro. Këtë e dëshmon dhe Kristofor Kolombi në ditarine tij të anijes dhe indianët e një këtij vendi i lidh më një vend antik të dënuar nga Zoti ; ashtu si dhe Platoni dhe astronautët amerikan që e kanë fotografuar që nga lart.

Unë vetë u zgjova një mëngjes në bregun e Biminise, në orën 5, dola nga varka ku isha dhe shikoj detin të ndezur nga një qumësht dritë jeshilë si smerald, sikur të kishte bërë banjë në një ngjyrë të tillë, dhe rrezatonte dritë, dukë ngjyrosur dhe pulëbardhat që fluturonin mbi të. Andros është një ishull i rrethuar nga fune të ulët prej pak metrash, të sperkatuar nga ujë blu, të quajtura "Vrimat blu" ose nga indianët "Sytë e Engjëllit" për ngjyrën komplet ndryshe nga deti që e rrethon. Këto vrima janë të lidhura përjetësisht, midis tyre, nëpërmjet një rrjeti galerish që tregojnë nëpër mure gjurmë të punës njerëzorë. Në brendësi ka korrente detarë të dhunshme që e bejen të pamundur eksplorimin e tyre

Përgjatë Lagunës së Biminisë, ngrihet, poshtë ujit, një mur më blloqe gjigantë në radhe, si ushtarë që që nga bregu zbresin deri në nivelin e oqeanit dhe zhytën. Vetme njerëzit Titan (gjigantët) mund të ndërtonin gjëra të tilla. Shkencëtarët i kanë caktuar këta blloqe si 12.000 vjet më parë. Mes këtyre gjigantëve monolitik, janë 4 kolona dhe skulptuar të ndryshme më kapitele (nuk e kam gjetur dot këtë fjalë së si përkthehet). Mbi faqet e mureve kemi takuar anomali magnetikë të frikshme. I njëjti shkëmb, në një tjetër vend ngitur ka magnetizëm normal, ashtu si dhe vendi ku mbështetë. Amerikanët i përmbushin mirë kërkimet e tyre në një gjerësi radioje, nëpër gjithë oqeanin. Autoritetet Panameze, më avionë dhe anije, kalojnë në zonë çdo njëçerek orë dhe ju ndalojnë të gjithëve të tërheqin ndonjë objekt, deri dhe mbeturinat. Unë, në mirëbesim, po ju them që mendoj së ata dinë shumë gjëra. Rojet amerikanë të bregut kanë një dosje sekretë mbi misteret e Trekëndëshit, por kujtdo që ja pyet të thonë që janë përralla. Ruajnë qetësinë dhe ata që flasin zhdukën".

Shumë është folur për fenomenet e dritës mbi liqenin Titikaka, më objekte që hyjnë dhe dalin. Të njëjtën gjë tregojnë dhe njerëzit që jetojnë rrotull liqenit Guatavita, afër Bogotes.

Në një udhëtim 1975 isha bashkë më Eugenio Siragusa, në majë të këtij krateri të fikur, mali më i lartë i vendit, dhe studiuesit që na shoqëronin ishim mahnitur nga ajo që po shihnim që niveli i lagunës, në krater, ngrihej ritmikisht pa kuptuar së nga vinte fluksi i madh i ujit. Barinjtë e vendit ishin mësuar së pari, gjatë natës, ngriheshin ose zhyteshin, në liqen, globe të shndritshëm që ndriçonin ujërat më një dritë intense. Ka fshatra indianësh që kanë lidhje shumë të ngushta më këta pilot hapësirë që, kur njëri prej tyre sëmurët, e lejnë në një vend të hapur në pyll, dukë vështruar zbritjen e anijes kozmikë më "shëruesit hapësinor" që shërojnë të afërmin e tyre.

Dukë u zhvendosur në zonën e palimituar midis Tibetit dhe Altait mistiku i madh rus Nikolas Roeriç, midis gjërave të tjera, ka shkruajtur shumë mbi eksplorimet e zhvilluara në zëmër të Azisë, të kulturës Tibetiane më zbulimin mbi mitiken Shambhala, dukë mbledhur shumë dëshmitarë në vendet ku objektet e shndritshëm dalin dhe hyjnë në zona sekretë. Ashtu si dhe emri Shambhala ashtu dhe emri Regente, të gatshëm për të qeverisur në Erën e re, janë konsideruar të shenjtë dhe të denjë më maksimum respekti për shumë fshatra lokal. Ai shkruan që :

"Mbi malët Altai, në luginën e bukur Uimon, mbi tokat e larta, një besimtar i vjetër i tha - do të provoj që historia e Chudve, fshati që jeton brenda Tokës, nuk është frutë i imagjinacionit, do të drejtoj në hyrjen e kësaj mbretërie nëntokësorë- dhe vazhdoi të shpjegonte që - do vi dita e fitores së pastërtisë njerëzorë dhe në ato ditë, Chudet e mëdhenj do shfaqën më fitoren e tyre. Në të gjithë Azinë, nëpërmjet këtyre shkretëtirave, nga Paqësori në Urale, do dëgjoni të njëjtat legjenda të mrekullueshme të një populli të shenjtë të zhdukur, Gjigantët që në një kohë jetonin në ato vende"

Feja budistë ka shumë për të thënë në lidhje më këtë dhe Lamat e rangjeve më të larta kanë kontakte të shpeshta më qeniet rezidentë në këto vende të shenjta në ndër të këtij miti gjithashtu janë ndërtuar shumë manastire. Kam dëgjuar shumë dëshmitarë në Rusi nga shpirtëror dhe studios, vazhdues të punëve më karakter fenomenik të zhvilluara brenda disa manastireve orientalë.

Ndryshimë të tjera të pashpjegueshme të kohës së matur nga sahatet disa herë janë më të gjata dhe disa herë më të shkurtra sesa gjysëm oreshi i Xhernonit. Një incident që unë e kam përmendur edhe në shkrimin e parë në këtë temë ka të bëjë më një aeroplan të të shoqërisë British Airways dhe National Airlines që fluturonte për në Miami. Para së të fillonte manovrimet për të zbritur, ai u zhduk nga ekranet e radarëve për 10 minuta, pastaj u shfaq përsëri dhe zbriti normalisht. Pilotët të trembur nga autoambulancat, zjarrefikset etj, që qënë mbledhur në aerodrom, u pyetën nga personali i kullës së drejtimit dhe i shërbimit të shpëtimit nëse kishtin pasur ndonjë vështirësi pasi qënë zhdukur nga radari. Sipas pilotit dhe kopilotit nuk kishte ndodhur asnjë gjë përveçse ata kishin fluturuar 10 minuta në mes të një mjegulle. Në lidhje më çështjen e zhdukjes së tyre nga radari, pilotët bënë një kontroll të sahateve të tyre dhe gjetën së ata kishin mbetur mbrapa 10 minuta. Pastaj kontrolluan orën kronometër të aeroplanit, sahatet e personelit që shërbente në aeroplan, bënë fshehurazi edhe një kontroll midis pasagjerëve dhe gjetën së të gjithë kishin humbur në mënyrë të pashpjegueshme 10 minuta, aq kohë sa ishin zhdukur nga radari. Megjithëse ndonjëherë radarët pësojnë ndonjë avari në funksionim, unanimiteti i sahateve sugjeron që për njëfarë periudhë kohë të pezulluar aeroplani dhe pasagjerët "qënë" diku gjetkë - në anën tjetër të kohës.

Disa incidente të tjera që janë raportuar së kanë ndodhur brenda Trekëndëshit të Bermudes, dukët së reflektojnë ngjarje të së kaluarës (edhe zhurmat e tyre), sikur për disa momente koha projekton pjesë të shkëputura nga e tanishmja në të kaluarën ose në të kundërtën, e përkul kontiniumin e kohës në një mënyrë të tillë, dukë përzier të kaluarën më të tanishmen, ndoshta edhe më të ardhmën. Megjithëse disa prej këtyre raporteve dukën si fantazi, nuk duhet të harrojmë së ato janë parë qartë dhe janë raportuar prej dëshmitarëve të besueshëm, të cilët gjatë detyrës së tyre në det nuk kërkonin dukuri të çuditshme, por thjesht vrojtonin atë çfarë dukej së po ndodhtë.

Xhon Sander, kamerier në anijen "Mbretëresha Elizabeta 1 ", dëshmon për një incident të tillë që ndodhi në vjeshtën e vitit 1976. Ai thotë :

"Lundroja më anijen "Mbretëresha Elizabeta 1" përmes zonës së Trekëndëshit të Bermudës. U nisëm nga Nasau për në drejtim të Nëw York. Qielli ishte i pastër dhe deti i qetë. Në ora 6.45 të mëngjesit po rrija në kuvertë dukë pirë kafe së bashku më një kamerier tjetër, përpara së të fillonim punën tonë të përditshme. Papritur pashë një aeroplan të vogël. Dukej si tip "Pipër Comanche", afro 300 jard larg dhe në lartësinë 200 jard, i cili fluturonte dukë ardhur drejt nesh nga krahu i djathtë i anijes. Ja tregova shokut tim. Krejt papandehur ai u fut farë pa zhurmë në det në largësinë 75 jard nga anija. Nuk u dëgjua asnjë llokoçitje uji, vetëm së u zhduk brenda tij. Mua mu duk sikur deti i qetë u hap dhe e përpiu. Shoku im rrinte ëndë dukë vështruar drejt atij vendi. Pastaj vura në dijeni oficerin e rojës. Anija u kthye dhe u lëshua një varkë në det, por atje skishte as njolla vaji dhe as mbeturina, asgjë. Ata nuk na besuan. Ajo që nuk arrij të kuptoj ëndë është pse nuk u dëgjua asnjë llokoçitje. E kuptoj dhe unë së është pothuajse e pabesueshme por si kristian i ndershëm, betohem për Biblën së ajo që pashë ishte e vërtetë."

Një rast tjetër i dokumentuar shumë mirë për një aeroplan që zhdukët, ndodhi mbrëmjen e 27 shkurtit të vitit 1935 në Daytona Beach, Florida. Ky rast u vrojtua jo nga dy por nga qindra dëshmitarë. Siç u raportua nga Richard Winer në librin Trekëndëshi i Djallit, një aeroplan ngjyrë argjendi më drita të kuqë dhe jeshilë tek krahët, u pa të binte në det në vendin përballë hotelit të Daytona Beach në orën 10 të mbrëmjes. Aeroplani ishte kaq afër sa dy dëshmitarët zoti dhe zonja Forest Aditon, që po rrinin dukë soditur detin nga ballkoni i tyre, menduan së ai po vinte drejt ballkonit. Ta alarmuar prej shumë dëshmitarëve, anijet dhe aeroplanët e vegjël të Rojës Bregdetarë si dhe anije të tjera dolën menjëherë në kërkim por pa sukses. Meqë aeroplani u pa të binte në det jo më larg së 100 jard nga bregu, ishte e pamundur të besohej që nuk u gjet asnjë mbeturinë e tij brenda zonës së cekët dhe përcaktuar shumë mirë në atë det të qetë. Qindra njerëz dëshmuan të njëjtën gjë dhe treguan po atë zonë. Sidoqoftë përderisa kontrolli në aeroportin e Floridës madje edhe ato të Georgias nuk tregoi gjë për ndonjë aeroplan të humbur ose të vonuar në atë zonë, incidenti më një dëshirë të nënkuptueshme për të sqaruar atë që smund të shpjegohej, u klasifikua më në fund si thashethem.

Ashtu siç janë parë aeroplanë të futën pa zhurmë në det, po kështu edhe nga kuvertat e anijeve të tjera janë parë vazhdimisht anije të shumta, shpeshherë anije të shekujve të kaluar, të dalin e të futën në mjegulla që vijnë përqark, disa herë madje edhe në kohë të pastër. Tregime të tilla sigurisht që kanë qënë filli prej të cilit janë thurur legjendat e detit dhe anijet fantazem të Trekëndëshit të Bermudës dhe të Detit të Sargaseve që gjendët në pjësën lindorë të tij ; anije të cilat janë parë gjatë shekujve, dukë filluar nga galerat fantazem spanjollë e deri tek "Holandezi Fluturues" i cili shikohet kudo. Disa herë këto pamje kanë qënë të pastra sa i janë raportuar Rojës Bregdetarë, e cila megjithëse nuk beson në anijet fantazma, tregon interes për anijet e braktisura të çdo lloji, qofshin modernë apo antikë. Hadley Dott, marinar në Marinën Tregtarë të Shoqërisë së Bashkuar të Frutave dhe oficer i Marinës Mbretërorë Kanadezë, pranverën e vitit 1946 bënte pjesë në ekuipazhin e anijes "Cyrus Field" e cila kishte si detyrë shtrirjen e kabllos : "Ishin afro 15 milje larg bregut të Floridës. Nata ishte e pastër. Farë papritur u dëgjua thirrja "hard over hard", që do të thotë së anija po ndryshon kursin sa më shpejt që të jetë e mundur. Roja kishte parë një anije më vela e cila vinte drejt nesh për tu përplasur tek kici. Atje nuk dukej njëri, por në kabinën e kapitenit kishte dritë.

Ndryshimi i kursit u shënua në ditar dhe iu raportua Rojës Bregdetarë në New York. Roja Bregdetarë na tha së atë natë midis Bimint dhe Floridës kishte pasur edhe incidente të tjera të ngjashme këtë tonin. Nuk e vramë shumë mendjen për të këtë incident, por pasi Roja Bregdetarë na tha së nuk ishte në gjendje të zbulonte asgjë për atë anije, në filluam të habiteshim. Ajo anije u shfaq nga asgjekundi dhe po aq shpejt u zhduk atje".

Një nga incidentet më të jashtëzakonshme të tipit "anije fantazem" u pa nga V. H Prosper në vitin 1972 në trekëndëshin e Bermudës midis Eleuteras dhe Grait Abako në Bahama. Ndërsa të gjitha anijet "fantazem" futën në kategorinë si të jashtëzakonshme, ajo që të çudiste në këtë rast të veçantë ishin përmasat viganë të anijes dhe shkëlqim i i koncentruar i dritave të saj që e bën Prosperin të kujtonte së ajo ishte anija "Holandezi Fluturues Hillton". Prosperim siç thotë për këtë incident të jashtëzakonshëm në revistën National Fisherman 9 vëllimi 56, numër 5), po drejtonte anijen e kërkimit 85 këmbë të gjatë "Undersea Hunter" nga San Crua për në Florida. Megjithëse radari i anijes e kishte siguruar që më parë së në hapësirën midis Abakos dhe "Gjuetarit të Nendetit" nuk kishte asnjë anije tjetër, papritur ai u verbua nga një shkëlqim i fortë që vinte nga krahu i djathtë i anijes dhe që dukej sikur dilte nga një pasqyrë viganë. Atij i mbeti në mëndje sikur ishte një lloj "hoteli klimaterik më disa kate" që përmbante edhe komoditete detarë të tilla si "shezlonge, pishinë larje që ndriçonte etj". Më qëllim që t'i shmangej përplasjes më këtë anije monstruozë ai e mbajti pa lëvizur timonin e anijes së tiji dukë pasur kështu një drejtim paralel më atë shkëlqim vigan. Ndërsa Prosperi po përpiqej më nervozizëm t'i shmangej përplasjes, papritur vuri së re anija e panjohur u zhduk nga krahu i djathtë dhe doli menjëherë nga mbrapa nga ana e kiçit, dukë u shmangur kështu menjëherë 45 gradë. Pastaj vigani u zhduk në çast dukë lënë natën pis të zezë si më parë. Kjo shfaqje e jashtëzakonshme dhe pompozë, përmban edhe një element tjetër misteri. Më gjithë afërsinë e tij të madhe, nuk u duk për asnjë çast në ekranin e radarit të "Gjuetarit të Nendetit".

Po të që e mundur, siç ka qënë teorizuar për disa zona (midis të cilave Trekëndëshi i Bermudës mund të jetë një rast tepër i veçantë ku dhe veprojnë rryma ose forca që tani për tani nuk mund të shpjegohen) që koha të projektonte kapsula vizualë më kujtime të së kaluarës në kohen e tanishme, atëherë ato që mund të jenë perceptuar në rastet që folëm më sipër, kanë qënë ndoshta pamje të një anijeje ose e një objekti tjetër në të kaluarën, ndoshta në të ardhëm, ose edhe kujtesa vizualë e një bregdeti të humbur ose e një kontinenti të zhdukur. Për disa transmetime të radios, koha ka mbetur e palëvizshme, disa emisione të radios madje edhe një program televiziv i rastësishëm janë kapur mbas shumë vjetësh pasi kanë qënë transmetuar, sikur tërë këtë periudhë kohë ndërmjetëse ta kishin kaluar dukë u endur në kohë dhe hapësirë. Transmetime të tilla nga e kaluara janë raportuar edhe nga radistë të FASHBA që kryenin shërbimin në Vietnam, të cilët deklaronin së disa prej mesazheve që kapnin vinin nga aeroplanë që vepronin në një luftë të mëparshme - në atë të Koresë. Ndërsa mesazhe të tilla mund të vijnë prej shkaqesh të ndryshme, dukë përfshirë këtu shaka praktikë, do të ishte e vështirë të shpjegohej një incident i jashtëzakonshëm që ka të bëjë më një program televiziv që ndodhi në Angli më 14 shtator 1963. Në këtë rast telespektatorët anglezë ndërsa shikonin programin e tyre u çuditën kur vunë re së atje ndërhynte në mënyrë sporadikë një program tjetër që vinte nga stacioni TV-KLEE i cili transmetonte nga Houston, Teksas. Të dy transmetimet përziheshin dukë forcuar e dobësuar njëri tjetrin por në përgjithësi transmetimi nga Teksasi vinte më i fortë së ai anglez. Ky program i stacionit TV-KLEE, sidoqoftë kishte qënë transmetuar para disa vjetëve dhe vetë stacioni në fjalë tani nuk ekzistonte më. Një shoqëri prodhimi e aparaturave elektronikë u ngarkua që të hetonte këtë incident por nuk arriti në ndonjë konkluzion të kënaqshëm. Emri i kësaj shoqërie që u caktua për hetim çuditërisht mbante emrin "Atlantis Electronics LTD e Lancasterit".

Para shumë vjetëve u ngrit një legjendë shumë interesantë e cila u bazua në një fluturim mbi Polin e Jugut të kryer nga admirali Richard E. Barton në vitin 1929. Ajo bën fjalë për një raport më anë të radios të bërë nga admirali gjatë fluturimit. Ky raport është kaq i pabesueshëm sa u la në heshtje në mënyrë zyrtarë. Esenca e ketiji raporti qëndron në një pamje të vrojtuar nga admirali në afërsi të polit. Gjatë fluturimit të tij, i cili transmetohej njëkohësisht edhe në radio, ai papritmas doli nga një mjegull dhe e pa vetën dukë fluturuar në një tokë të çliruar nga akulli. Ai që në gjendje të shquante gjelbërim, liqene, kafshë që dukeshin së i ngjanin mamutheve ose buajve të mëdhenj dhe gjithashtu njerëz në afërsi të tyre. Sipas burimeve që interesoheshin në fushat e zoologjisë dhe të eksplorimit, të cilat përpiqeshin të çonin më tej këtë raport, transmetimi u ndërpre dhe më vonë u hoqën disa pjesë që bënin fjalë për gjëra të jashtëzakonshme. Sidoqoftë besimi i përgjithshëm ndaj këtij raporti u përforcua më vonë nga vërejtjet e veçanta që bëri vetë admirali për atë tokë përtej poli... qendra e të panjohurës së madhe... dhe madje nga vërejtja shumë e çuditshme që bëri në vitin 1957 për atë "kontinent magjepes në qiell, tokë e misterit të përjetshëm".

Fakti që shumë personave ju kujtohet transmetimi direkt në radio në atë kohë i fluturimit mbi polin e jugut e vësh këtë ngjarje më një re misteri të madhe. Pra i vetmi shpjegim mbetët që gjatë fluturimit në atë mjegull dhe mbasi doli prej saj, admirali dhe mjeti i tij janë futur në ndonjë shtrembërim të kohës dhe ka parë pamje që i përkisnin tokës dikur në atë pjesë të globit.

Ndoshta "gabimet në kohë" janë më të zakonshme sa dukën. Disa raporte gjatë shekujve kanë përshkruar për një kohë të gjatë diçka shumë të afërt më këtë koncept.

Sidoqoftë përderisa teoritë shkencorë të së djeshmes shpeshherë marrin formën e fakteve që pranohen sot, ka mundësi që enigma e ngatërruar të bëhet përfundimisht më e kuptueshme (kujtojmë së enigma e lashtë e sfinksit grek, në themel ishte një enigmë kohë). Ndoshta do zbulohen faktorë të tjerë që ndikojnë në përkuljen e kohës. Kushtet e kësaj përkuljeje mund të ekzistojnë jo vetën në hapësirën e jashteme (kozmos) siç e ka thënë Ainshtain e të tjerë por madje edhe në disa pjesë të sipërfaqes së tokës. Dikur dukuritë e pashpjegueshme që kishin lidhje më gabimet në kohë u janë ngarkuar shtrigave dhe magjisë, kurse sot në kohen tonë klasifikohen si imagjinime të fantazisë shkencorë dhe që bëjnë pjesë në një fushë të papërcaktuar të zbulimeve psikikë, por që të dyja e kanë parashikuar të ardhmen më një saktësi disi të çuditshme. Për rastin e fantashkëncës ekzistojnë tregimet 100 vjeçare të Zhyl Vernit, ku nëndetëses "Nautilius" iu dhanë pothuajse më saktësi të njëjtat përmasa që kanë sot nëndetëset atomikë, kurse fluturimet nga toka në hënë përshkruhen së u bënë në bregun lindor të Floridës 100 vjet përpara së ato të kryheshin më të vërtetë. Bomba atomikë dhe efektet e saj u përshkruan madje në karikaturat përpara së të përdoreshin në këtë planet. Përdorimi për qëllime luftë i dukurisë së ndarjes së bërthamave të atomeve dhe eprshkrimi çuditërisht i saktë i efekteve të tij përbëjnë një karakteristikë dalluese të MAHABHARATA-s, literaturës së shenjtë të hinduve, e cila u përpilua në Indi mijëra vjet më parë dhe që u referohet ngjarjeve që kanë ndodhur mijëra vjet përpara përpilimit të saj origjinal.

Është e qartë që universi përmban mistere jo vetëm të pashpjegueshme për në, por gjithashtu edhe të papranueshme për imagjinatën tonë. Disa prej mistereve themelorë nuk gjendën vetëm në yjet e largëta por edhe më pranë nesh. Këto mistere na interesojnë për shkak të kuptimit jo të plotë që kemi në për materien, hapësirën, kohen dhe për marrëdhëniet që ekzistojnë midis tyre. Disa pyetje qofshin të thjeshta apo themelorë, nuk kanë përgjigje, por edhe në qoftë së ndonjëra ka, ajo na dukët e papranueshme për konceptet që kemi sot. Në pyetje të tilla përfshihen : Ç'është koha ? Kur filloi ajo ? Kur do mbarojë? Ku filloi hapësira? Ku mbaron ajo? Si ka mundësi që çdo gjë ska fund ?

Këto pyetje të shkurtra dhe themelorë na shqetësojnë, madje edhe na frikësojnë. Në iu shmangemi atyre në mënyrë të pavetëdijshme. Ato janë bërë pyetje të "ndaluara" (për konceptet e tanishme që kemi për mjedisin që na rrethon) dhe janë të pakuptueshme për në. Teoritë shkencorë dhe dijet tona të përparuara vetëm sa i kanë ritheksuar këto pyetje pa përgjigje. Por ka mundësi që ato të jenë thjesht jashtë kuptimit tonë të tanishëm, ashtu siç ka qënë teoria atomikë për magjistarët profetizes të mesjetës. Më zgjerimin e njohurive dhe koncepteve tona ndoshta ndonjë ditë kuptimi ynë do ti kapë dhe këto pyetje. Sidoqoftë kur në nxjerrim përfundimin së një iluminizëm i tillë dhe kontrolli i mundshëm mbi hapësirën dhe kohen do të ndodhë atëherë kur në jemi në gjendje ti kuptojmë marrëdhëniet e ndërlikuara që eksitojnë midis energjisë, hapësirës dhe kohës, në ndoshta bëjmë gabim po të supozojmë së në jemi të vetmet krijesa që do ta bëjmë këtë progres brenda pjesës tonë të universit. Ka shumë të ngjarë që njohuri të tilla ti zotërojnë krijesa të tjera që janë adaptuar më to dhe si rrjedhim janë të afta të drejtojnë sipas dëshirës në kontiniumin hapësirë kohë, për arsye të cilat mbetën ëndë të panjohura, megjithëse po rritët numri i teorive që bëjnë fjalë për vizitorë të huaj të ardhur nga planetët e tjera ise nga botë më interdimensione. Objektet fluturuese të panjohura ose UFO-t që gjendën kudo dhe që po vrojtohen gjithmonë e më tepër në të gjitha pjesët e botës dukët së janë anijet kozmikë të këtyre krijesave. Por çfarë do qofshin Ufo-t, rast i thjeshtë gabimi në identifikim ose zhvillim sekret i teknologjisë, qoftë së vijnë nga jashtë, qoftë sondazh nga e kaluara apo ndoshta nga e ardhmja, qoftë produkt imagjinar apo shpirtëror i popullit ose produkt aktual që bën bujë nga uniteti kolektiv i mendjeve të atyre që i vështrojnë, dukët së është mjaft e qartë që veprimtaria e tyre ka një lidhje më dukuritë e Trekëndëshit të Bermudeve dhe një ekzaminim i veprimtarisë së tyre në këtë zonë mund të na tregojë një lidhje që më parë i është shmangur vrojtimit ndoshta sepse ka qënë aq e dukshme.

Mos vallë Trekëndëshi i Bermudës është një strehim kozmik ?

Kur fenomeni u bë shumë i njohur në mbarë botën dhe zgjoi interesin e një numri të madh njerëzish, u bë i njohur gjithashtu një fakt shumë i jashtëzakonshëm. Një pjesë çuditërisht e madhe e letrave që vinin nga lexuesit, dëgjuesit e radios dhe TV-ja, nuk ishin thjesht siç mund të pritej, kërkesa për një informacion më të gjerë apo komente të shfaqjeve të ndryshme. Ato ishin më tepër raporte të vërtetuara nga njerëzit që kishin provuar vetë anomali të tilla në zonën e Trekëndëshit të Bermudës dhe që ishin porositur nga eprorët e tyre që të mos e diskutonin në publik. Linja e përgjithshme e këtyre komunikimeve ka qënë e tillë : "Kur kam qënë në shërbim, kjo më ka ndodhur edhe mua, (aeroplanit ose anijes). Ishim porositur nga eprorët tanë që të mos bënim fjalë më njëri derisa ajo të hetohej. Nuk momra vësh kurrë sesi u bë ai hetim. Më parë nuk kam diskutuar kurrë më njëri për këtë gjë por tani që u largova nga shërbimi (Forcat ajrorë, Roja Bregdetarë, Marina Tregtare) doja të flisja më dikë dhe tja tregoja atë që më ka ndodhur". Këto komunikime kanë ardhur nga persona të tërhequr nga shërbimi në Forcat Ajrorë e Detarë të SHBA. Kanë ardhur nga ish anëtarë të Forcave Mbretërorë Detarë dhe Ajrorë të Kanadasë, nga anëtarë të marinave tregtare të shumë shteteve të botës, por që nuk i kanë harruar ndodhitë e tyre të jashtëzakonshme dhe të pashpjegueshme në Trekëndëshin e Bermudës.

Është e kuptueshme së operacionet e patrullimit ajror e detar duhet të kryhen më fshehtësi që të kenë efekt. Por censurimi ose mohimi i raporteve mbi dukuritë e kësaj zonë pasi është kryer operacioni, ngre disa pyetje njëra prej të cilave mund të jetë nëse kjo zonë është zonë operative më një ndjeshmëri të veçantë apo raportet e zhdukjeve dhe të dukurive censurohen ose mohohen sepse nuk ka ndonjë mënyrë për ti shpjeguar ato.

Një shembull tipik është incidenti që u dëshmua nga ekuipazhi i destrojerit US DLG-27 në tetor të vitit 1969. Ato që vijojnë më poshtë janë vetë fjalët e Robert P. Reilling, që atëherë ishte oficer i klasit të tretë në specialitetin e punimeve operative më radar.

"Ishte fundi i tetorit të vitit 1969. Po ktheheshim nga një detyrë në Guantanamo. Po lundronim në vëri të Kubës. Shumica e ekuipazhit nuk e dinte pozicionin e anijes. Unë e dija që ishin në Trekëndësh sepse ndodhesha në postin e drejtimit. Data nuk më kujtohet më saktësi kurse ora po, ishte 23:45. Ura e drejtimit ka dy dritare dhe është 30 këmbë e lartë (rreth 10 metra) larg Qendrës së Informacionit të Luftimit. Dëgjova zhurmë jashtë, kur pastaj dikush thirri së roja e bordit kishte parë diçka. Një tjetër thirri : "Keni kapur gjë më radar ? Jashtë ka diçka të çuditshme !" Në dolëm për të parë... Është e vështirë ta përshkruash. Ishte diçka e ngjashme më hënën që ngrihet në horizont, veçse ajo dukej një mijë herë më e madhe, tamam si diell, por që nuk lëshonte dritë. Vetëm ndriçonte po dritë nuk emetonte. Sa vinte e bëhej më e madhe.

- Sa larg ishte ajo ? - Po ngjitej mbi horizont afro 11 ose 15 milje larg. Ishte nga krahu i djathte i anijes po pak më përpara. Vazhdoi të zmadhohej për afro 15 minuta. - Çfarë mendoi ekuipazhi për këtë dukuri ? - U duk si shpërthim bërthamor, por ajo vazhdonte të rrinte atje dhe të zmadhohej. Po të ishte shpërthim bërthamor do ta kishim kapur më radarin, i cili e kishte rrëzën e veprimit deri në 300 milje. - A e pa kapiteni ? - Ai u njoftua. Pastaj oficeri i kuvertës dha urdhrin që anija të kthehej. Ndofta ai mendoi së ishte bombë. - Sa veta e panë ? - Mund ta kenë parë afro 70-100 veta. Shumica nuk kishin punë. Kështu do të kisha qënë edhe unë po të mos kisha rojën. Në fillim na kapi një frikë saqë s'na ra ndër mënd ta fotografonim. Pastaj disa nga djemtë u kujtuan por ishte vonë. - Ku ishte hëna e vërtetë ? - Në qiell. Nata ishte e kthjellët. Ajo që pamë nuk ishte hëna - dreqi ta marrë, për këtë jam shumë i sigurt. - Dini gjë nëse u mbajt ndonjë raport ? - Sigurisht. U shënua në ditarin e anijes. Sa herë që ndryshohet kursi aty shënohen arsyet. Por kur arritëm në Norfolk, në anije erdhën disa oficerë dhe e morën ditarin e anijes. Ajo që pashë unë në ditar ishte vetëm kursi i ndryshuar. Mendoj së oficeri i kuvertës mund të këtë mbajtur një ditar tjetër më arsyet e ndryshimit të kursit. - A u tha ndonjë gjë më tepër ? - Sigurisht. Ditën tjetër dolëm në Norfolk. Të gjithë kishim në gojë vetëm këtë muhabet. Kapiteni na thirri të gjithëve dhe na tha të mos flisnim asnjë fjalë. Kështuqë askush sfoli më. Jam i sigurt së diku gjendët një raport për atë që ndodhi"

Përveç objekteve shumë të mëdha e të papërcaktuara dhe të reve që çohen nga deti edhe vetë deti i Trekëndëshit të Bermudeve është parë disa herë të ngrihet në një lartësi të madhe në një zonë shumë më të gjerë nga ato që zënë vorbullat dhe sigurisht në një formë tjetër. Është interesantë që raporte të tilla të vrojtuara nga njerëz kompetentë dhe më njohuri në fushën detarë dhe fenomene natyrorë, janë marrë nga autoritetet përkatëse dhe janë zhdukur pa asnjë koment ose hetim të mëtejshëm.

Incidentet e shumta në të cilat ngatërrohen anijet fillojnë më daljen jashtë kontrollit të radarit, radios dhe busullës dhe instrumenteve të tjerë. Po ashtu gjatë vrojtimeve të dukurive të tilla në Trekëndësh pohohet për ndërprerje të shpeshtë të energjisë, për shterim të energjisë elektrikë, për shtypje (strese) që ndodhin brenda kësaj zonë dhe që shpeshherë veprojnë mbi anijet dhe aeroplanët e mëdhenj e të vegjël, civil e ushtarak.

Anijet detarë, veçanërisht ato që lëvizin ngadalë në këtë zonë dhe që përshkojnë pjesë të ndryshme të botës, kanë konstatuar së në Trekëndësh atmosfera bëhet e çuditshme dhe zogjtë dhe kafshët zhdukën përkohësisht atje gjatë periudhës që ndodh ndërprerja e radiokomunikacionit dhe funksionimi jo i mirë i pajisjeve elektronikë. Gjatë kësaj kohë personelet e anijeve e kanë përshkruar detin si pasqyrë, pa jetë, pa praninë e zakonshme të zogjve dhe peshqeve dhe njëkohësisht kanë vënë re praninë e një mjegulle të shndritshme që sa vjen e shtohet. Dhe pikërisht në momente të tilla shfaqën UFO që hyjnë dhe dalin nga deti dhe zhdukën në mënyrë të papritur sikur të hynin në një portë të padukshme nga syri i njeriut.

Një dëshmi e jashtëzakonshme dhe që tregon ndofta jo vetëm për ekzistencën por dhe që aludon për qëllimet e shumë UFO-ve të para në këtë zonë, ka qënë vrojtimi i tyre nga astronautët e raketave "Gemini" dhe "Apollo" që nisën nga kepi Kenedy. Po ashtu su dhe gjurmimi i UFO-ve nga qendrat e kontrollit tokësor. Astronauti James Mc David fotografoi një UFO nga raketa "Gemini 4". Frank Borman dhe James Lowell, astronaut në raketën "Gemini 7" vrojtuan më detaje dy UFO në formë kërpudhë më sistemet e tyre të propulsionit dhe gjithashtu i fotografuan më sukses. Astronautët Borman dhe Lowell në "Apollon 8" si dhe Staford dhe Young në "Apollo 10" u ndoqën përgjatë gjithë kohës nga dy UFO deri sa lanë orbitën e tokës. Ajo që kanë të përbashkët këto raste është që të gjithë UFO e vrojtuara ndodheshin në pozicionin që korrespondon më Trekëndëshin e Bermudës në tokë.

Në përfundim të hipotezës që ngrita është për tu marrë në konsideratë fakti që prania e fenomeneve të pashpjegueshme ëndë nga shkenca jonë në Trekëndësh, pamja e shumtë e UFO dhe USO gjatë aktivitetit anormal si dhe zhdukjet e shumta që vazhdojnë sot e kësaj ditë pa ndërprerje, përkrahin teorinë e ekzistencës së një portë për në kozmos që shfrytëzohet nga UFO që në një rast të tillë më një logjik të thjeshtë i bie të jenë mjetë fluturuese të një race inteligjentë jo tokësorë që për një arsye ose tjetër kanë krijuar një strehim kozmik në zonën e Trekëndëshit të Bermudës. Hipoteza do të mbetët e tillë përderisa nuk do shndërrohet në një fakt të fortë të mbështetur nga shumë raporte që janë zhdukur apo fshehur qëllimisht nga agjencitë e inteligjencës amerikanë apo Sigurisë Kombëtarë apo edhe raste të tjera që lidhen ngushtë më fenomenin e Trekëndëshit.

Një gjë është mesë e sigurt. Në Trekëndësh ndodh diçka që injoron ligjet që njohim në mbi fizikën dhe materien dhe që organe të veçanta të inteligjencës së SHBA kanë njohuri dhe fakte për ta vërtetuar së çfarë është.

FUND