Shkenca kognitive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Skeda që ilustron disiplinat që kontribuan në lindjen e shkencës kognitive, duke përfshirë gjuhësinë, neuroshkencën, inteligjencën artificiale, filozofinë, antropologjinë, dhe psikologjinë.

Shkenca kognitive ose shkenca e njohjes është studimi shkencor ndërdisiplinor i mendjes dhe proceseve të saj. Ajo shqyrton se çfarë është njohja (kognicioni), për çfarë shërben dhe si funksionon. Shkenca kognitive përfshin hulumtimin e inteligjencës dhe sjelljes, duke u koncentruar veçanërisht në atë se si informacioni përfaqësohet, procesohet, dhe transformohet (në fushat si përceptimi, gjuha, kujtesa, arsyeja, dhe emocioni) brenda sistemit nervor (te njeriu apo kafshët tjera) dhe makinave (p.sh. kompjuteri). Shkenca kognitive përbëhet nga disiplina të shumta hulumtuese, duke përfshirë psikologjinë, inteligjencën artificiale, filozofinë, neuroshkencën, gjuhësinë, dhe antropologjinë. Ajo përfshin shumë nivele të analizës, duke filluar nga mësimi i nivelit të ulët dhe mekanizmat e vendimmarrjes deri te logjika e nivelit të lartë dhe planifikimi; nga qarqet nervore deri në organizimin modular të trurit. Koncepti fundamental i shkencës kognitive është që mendimi më së miri mund të kuptohet nëpërmjet strukturave përfaqësuese të mendjes dhe procedurave kompjuterike që operojnë në ato struktura.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]