Shkijet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkijet janë popuj që jetonin në skajet e perandoris Bizantine e që nga vitet 513 paraqiteshin herë pas here me sulme të organizuara ndaj Peradoris Bizantine. Populli i barë i skajshëm që kreu sulme të organizuar ishte populli i bullgarëve thrakë të cilët që nga viti 513 disa herë në udhëheqjen e Vitalian-it ja kishin arritur të rrethojnë kryeqytetin e Bizantit. Perandori Anastasios duket të ketë qenë perandori i parë i cili i kishte luftuar.

Anëtarët e këtyre popujve për ndryshim nga barbarët nuk thirreshin barbarë por skaj (lexo: shkau).

Sot mendimi i albanologëve mbi fjalën "shkja" ose "shkla", është se e ka burimin etimologjik prej fjalës latine "sclavina", me kuptimin "sllavë" në shqipen e sotme. Huazimi ka ndodhur në shekujt VI-VII.[1] Sot fjala mbart një ngarkesë negative, por më parë me të shqiptarët identifikonin të gjithë të huajt; përkatësisht, serbët, bullgarët, grekët apo edhe latinët; këta të fundit të quajtur "shkla" prej arbëreshëve të Italisë.[2] Kuptime të tjera të fjalës, përveç asaj jo-shqiptar, kanë qenë edhe ato"'jo besimtar" dhe "skllav, shërbëtor".[3]

Në folklor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ciklin e Kreshnikëve quhen shkina zakonisht ato vajzat e bukura të cilat shpesh dashurohen me kreshnikët dhe bëjnë çmos që të martohen me to, aq sa edhe të tradhëtojnë burrat dhe prindët e tyre. Më e përmendura ndër to ështëTanusha e krajlit të Kotorreve të Reja, e cila dashurohet me Halilin. Ndër shkinat e njohura është edhe Dylbere Angjelina, e cila thirret edhe Gjelina, por gjendet më shumë në këngët e kreshnikëve të Kosovës. Pastaj vjen Rusha.[4]

Ndër gratë shkina përmenden edhe krajlicat, të cilat shpesh paraqiten si shtriga, të këqija, të pabesa, zemërzeza dhe nuk duan që vajzat e tyre të marrin kreshnikë. E tillë është edhe e ëma e Tanushës, e cila mundohet me çdo mënyrë të shmangë martesën e të bijës me Halilin.[4]

Shih gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Şchiau - nga gjuha rumune.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Demiraj, Bardhyl. “Kur etnikët tregojnë: Shqa-u ndër shqiptarë”, in: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Studime, 16-17. Prishtinë, 2009-2010, pp. 231-249.
  2. ^ Demiraj, 2009-2010, pp. 231-249.
  3. ^ Demiraj, 2009-2010, pp. 231-249.
  4. ^ a b Podgorica, Fadil (2004). Fjalor etnofolklorik. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 408. ISBN 99927-49-97-0.