Shkolla eleate

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shkolla eleate është një shkollë filozofike greke e themeluar nga Ksenofoni i Kolofonit; përfaqësuesit e saj më të njohur kanë qenë Parmenidi (fillimi i shekullit V para Krishtit) dhe Zenoni (shekulli V para Krishtit). Ata mendonin se kishte një ndryshim të thellë midis botës fizike, që kapet me anë të shqisave dhe që është e shumanshme dhe e ndryshueshme dhe botës së kuptueshme nga intelekti, e vetmja që është reale, absolute, universale, e pandryshueshme, e përjetshme dhe është objekt i shkencës. Eleatët, që mbrojnë palëvizshmërinë e qenies, u kundërvihen Heraklitit dhe pasuesve të tij që mbrojnë në të kundërtën, evoluimin e vazhdueshëm të çdo gjëje.

Shkolla e Elesë ka lënë gjurmë në metafizikën platoniane.