Shkronja (material)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkronja e plumbit (Skema)

Detalet:
1. Thellësia
2. Fytyra
3. Rrallësia
4. Konusi
5. Rrallësia e rreshtit
6. Faqja e trupit
7. Signatura
8. Shkallëzimi

Pjesët tjera:
a Koka
b Lartësia e trupit
a+b Lartësia e shkronjës
c Gjerësia
d gjatësia e shkronjës

Shkronja si shenjë fonetike është pjesë përbërëse e çdo alfabeti, shkronja në aspektin material në tipografi është pjesë e vogël kënddrejtë nga legura e plumbit, apo ndonjë material tjetër që ka veti të mira për të bërë kopje të shtypit.

Shkronja përbëhet nga koka dhe trupi. Pjesa e epërme në formë reliefi është koka në të cilën dallohet:fytyra, thellësia, serifi, rrallësia, poshtë , anash dhe lidhësja.

  • Fytyra paraqet fotografinë e shkronjës, e cila është e lëmuar dhe e bashkuar me trupin në formë konusi.
  • Lidhëset janë pjesët fillestare dhe përfundimtare të fytyrës së shkronjës, të cilat kalojnë nëpër trup, por nuk kanë mbështetje në te.

Lartësia e shkronjës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lartësia e trupit dhe lartësia e kokes, sëbashku përbëjnë lartësinë e shkronjës, e cila është:

62 2/3 pt, ose 23,65 mm