Shkupi
| Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
| Shkupi Скопје |
|||
|---|---|---|---|
| Njohur si | Scupi | ||
| Pamje nga Shkupi | |||
|
|||
| Shteti | Maqedonia | ||
| Komuna | Shkupi i madh | ||
| Prefiksi | +389 (0)2 | ||
| Targa | SK | ||
| Kryetari | Koce Trajanovski | ||
| Partia | VMRO-DPMNE | ||
| Koordinatat | 42° 00′ 00″ Veri 21° 26′ 00″ Lindje |
||
| Lartësia | 240 m (m.n.d) | ||
| Vendasit | Shkupian/e | ||
| Themelimi | rreth viteve 4000 p.e.s nga Iliret | ||
| Sipërfaqja | 1,854 km2 | ||
| Zona Kohore | CET (UTC+1) | ||
| Verore | CEST (UTC+2) | ||
| Kodi Postal | 1000 | ||
| Aeroporti | Aeroporti i Shkupit IATA-Code:SKP 22 km nga qendra |
||
| Faqja Zyrtare | www.skopje.gov.mk | ||
| Popullsia | 668,518 banorë | ||
| Dendësia | 360.6 banorë/km2 | ||
Shkupi (maq.: Скопје/ Skopje; tur.: Üsküp) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 28 për qind të popullatës së Shkupit. Dikur Shkupi ishte qyteti me popullatën më të madhe shqiptare ne botë.
Përmbajtja |
[redakto] Pak histori
Shkupi eshte kryeqyteti i Republika e Maqedonisë, dhe qendron në 254 m lartësi mbidetare , ne jug te Shkupit gjendet mali Vodno i cili eshte i lart 1066 m, menjeher pas saj gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lartë Maja e Sollunit 2540 m, Shkupi eshte qytet modern, me te kaluar historike dhe te begatshme. Qyteti eshte i njohur qysh ne kohen e lashtë nga Romaket me emrin Skupi ( ne perkthim do te thot Strehë ). Kronikat tregojnë se ngjarjet me te rendesishme ne historinë e Shkupit jane shenuar ne vitin 518. Qytetit i jane versulur barbaret edhe eshte rrenuar ne nje termet te madh ne ate kohë. Pas ketij termeti nje tjeter qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar një qytet tjetër ne afersi te lumit Vardar, i cili u emrua Shkupi ( Uskub, Skopie, Skoplje )
Në vitin 1963 Shkupin e kapi nje termet i madh te cilin 80 % te qytetit e rrënoi, vdiqen me shum se 1.000 vete. Shkupi u rindertua shpejt dhe si monument historik per kete termet u ruajt ora e Stacioni Hekurudhor i vjeter e Shkupit e cila u ndal ne ate moment 5:17 i mengjesit ne te cilin ruhet dhe sot. Kete moment politika titiste e sllaveve te jugut e perdori me se miri per getoizimin e shqiptareve ne te shtequajturen prej maqedonasve ne lagjen turke. Duke i margjinaliziuar shqipateret nje here si mbeturina te nje perandorie ish sunduese te vdekur por edhe duke mos i integruar ne infrastrukturen moderne.
[redakto] Trashëgimia historike
Kur Isa Beu e çliroi Shkupin në shekullin e XV ai i shkatëroi me zjarr e me hekur gjithë monumentet kulturore në atë qytet. Kur ushtria sërbe pushtoi Shkupin në vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithë monumentet në qytet.
Ura e gurit eshte nje nder monumentet historike te Shkupit, e ndertuar ne shekullin XV lidh brigjet e lumit Vardar.
Disa monumente tjera prej te kaluares ne Shkup jane edhe Kalaja e Shkupit, e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjithë qytetin e Shkupit. Bit pazari, gjithashtu është atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani, në brendinë e Bit pazarit, ky objet turk, është sinonim i te gjith pjeses se vjeter te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme eshte Muzeu Arheologjik, dhe lapidarium. Hamami i Daut pashës ështe galeri arti i cili gjendet ne afersi te lumit Vardar. Disa nga monumentet tjera : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afersi te ures Goce Delcev.
Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit. Kisha e Sh. Spas, Sh. Pantelejmoni ne fshatin Nerez ne afersi te Shkupit. Manastiri i Sh.Nikollit, Sh Arhangerl, Sh. Nikita, Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke.
Shkupi është qender diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike e Maqedonisë.
Gjithastu është qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare. Eshte zemra e Maqedonisë, me prodhimin e metaleve, hemikaleve, ilaçeve, tekstilit, elektrike, grafike.Aty ndodhet universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit gjithashtu edhe bibloteka e madhe e NUB-IT,(Nacional University Bibliotek), teatri kombetar dhe drama, Opera the baleti, Muzeu Arheologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore.
[redakto] Komunikacioni
Shkupi eshte i lidhur me hekurudh me Greqin, Serbin, Malin e zi, dhe Kosoven, eshte projektuar te nderlidhet gjithashtu me Shqiperinë dhe Bullgarinë qe te kompletohet i gjith Koridori 8 dhe 10. Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni.
Politika serbe e jugosllave (veçmas kjo e fundit) në rrjedhën e 40 viteve të regjimit komunist bëri ç'shqiptarizimin masiv te qytetit të Shkupit. Shqiptarët u perzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunes fizike e deri tek ato psikologjike. Ne ditet e sotme shqiptaret po ndergjegjesohen edhe ne Shkup duke kerkuar te kene edhe monumentet e tyre ne kete qytet. Nje nga keta shembuj eshte edhe monumenti i Skenderbeut ne Shkup, megjitahte prezenca tyre ne institucionet muzeale eshte pothuaj inegzistente.
[redakto] Numri i banorëve
- Shkupi: 506 926
- Aerodromi: 72 009
- Buteli: 36 154
- Gazi Baba: 72 617
- Gjorgje Petrovi: 41 634
- Karposhi: 59 666
- Kisella Voda: 57 236
- Saraji: 35 408
- Qendra: 45 412
- Çairi: 67 300
- Shuto Orizara: 25 000
[redakto] Politika
Kryetar i Shkupit është Koce Trajanovski.
[redakto] Gjeografia
Ndodhja e Shkupit në Lumin Vardar i jepë një pozitë të mitë gjeografike.
gjatësia gjeografike lindore eshte 21º26'
Malet Vodno me majën Krstovar (1.066м) Vargmalet Jakupica-Karagjica me majën Sollunska Gllva-Mokro (2.450м) dhe Ubava (2.533м) Hijesirë 1.506м Zheden 1.260м Skopska Crna Gora me majën Ramno (1.561м)
[redakto] Objektet turistike
- Kalaja e Shkupit mbizotëron mbi qytet. Në kohen neolite dhe ne kohen e bronzit është ndërtuar, pastaj eshte rindërtuar gjatë sundimit të Perandorit Justijani I . Në vitin 518 ka patur nje tërmet i cili e ka dëmtuar rëndë por përsëri është rindertuar.
- Ura e gurit në qytetin e vjetër, thuhet se urën e kanë ndertuar Romaket por eshte rrenuar, me ardhjen e Osmanlive ne , ura u rindertua dhe sot është monumenti me i madh dhe simboli i qytetit te Shkupit.
- Hamami i Daut Pashës Banjoja e ndertuar nga turqit, ka funksionuar deri viteve te 50-ta, por pas termetit ne vitin 1963 ajo u rrenua. Pasi u rindertua sot shërben si galeri arti dhe për manifestime kulturore.
- Stacioni i vjeter Hekurudhor - në qendër u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 1963, viteve te 70-ta u vendos muzeu i qyteti të Shkupit
- Sheshi Skënderbe dhe permendorja e Skenderbeut - Pas konfliktit ne vitin 2001 sipas marrëveshjes se Ohrit u bë decentralizimi i pushtetit dhe u formua komuna e Çairit, u ndertua permendorja e Skënderbeut e cila u vendos në sheshin Skënderbeg në vitin 2006
- Xhamitë e Shkupit , Shkupi ka qene dhe është qytet me shumë xhami, dikur ka pasur 133 xhami, por pas braktisjes se Osmanlive, Shkupi ka ra nën okupimin Serb, te cilet i kan rrënuar shumicen e xhamive, e deri tash ne Shkup kane mbetur vetem 28 Xhami, por numri i xhamive po rritet në rethinen e Shkupit. Sot kemi 125 xhami në Shkup dhe rethinen e tij.
Ne pjesen e vjeter te Shkupit me te njohura jan
- Xhamia e Mustaf Pashes
- Xhamia e Isak-Beut
- Xhamia e Isah-Beut
- Xhamia e Jahja-Pashes
- Xhamia e Murad-Pashes
- Xhamia e Sulltan Muradit Pranë saj gjendet edhe Sahat Kulla e Shkupit e para ne Ballkan.
- Çarshia e vjeter eshte pjesa me e vjeter e qytetit te Shkupit e cila eshte pjes e pandashme nga Kalaja e Shkupit, sot aty gjenden 2 hamame, Hamami i Daut Pashes dhe Çifte Hamami, gjithashtu ne çarshine e vjeter esht edhe Bezisteni, pastaj aty jane edhe 3 Hane , Kurshumli-Hani,Kapan-Hani, dhe Suli-Hani, dhe ne te gjenden 2 kisha. Gjithashtu ne çarshinë e vjeter ka edhe shum shitore dhe zanate te vjetra, por pas termetit ne vitin 1963 shumica e objekteve jane rrenuar edhe jane demtuar, poashtu ka patur shumë xhami te cilat jan edhe me sot, vetemse nje xhami cila eshte rrënuar pritet te rindertohet ajo afer Kurshumli Hanit.
[redakto] Të tjera
[redakto] Lidhje të jashtme
- Faqe me informata Reth Shkupit
- Foto te Shkupit nga M.Seferi
- Foto te Shkupit nga S.Seferi
- Shkupi si grup ne Facebook!
Tëgjita këto komuna që gjenden nën kytetin e Shkupit përbëhen nga: Qyteti i Shkupit | Arnakija | Bardovci | Bërnjarci | Bojani | Bukoviqi | Bulaçani | Cresheva | Çajle | Draçeva | Dvorci | Gërçeci | Goce Dellçevi | Gllumova | Graçani | Hasanbegu | Idrizova | Inxhikova | Jurumleni | Kondova | Kopanica | Krushopeku | Kuçkova | Lisiçe e Poshtme | Lubanci | Lubini | Luboteni | Llaskarci | Matka | Nerezi i Epërm | Nikishtani | Novo Sella | Orizari i Epërm | Ormani | Paniraçi | Radishani | Radusha | Rahoviqi | Rashçja | Rashtaku | Rudniku | Semenishti | Shisheva | Gazi Babës | Smilkovci | Stajkovci | Straçinci | Sullara e Epërme | Sullara e Poshtme | Trubareva | Usje | Vollkova | Vizbegu
|
Kryeqytetet e Evropës |
|
|---|---|
| Kryeqytete të Perëndimit | Amsterdami · Andorra la Vella · Brukseli · Haga · Dublini · Lisbona · Londra · Luksemburgu · Madridi · Monako · Nuuk · Parisi |
| Kryeqytete të Veriut | Kopenhagen · Helsinki · Oslo · Reykjavík · Riga · Stokholmi · Talin · Vilnius |
| Kryeqytete të Qendrës | Beogradi · Berlini · Berna · Bratisllava · Budapesti · Lubjana · Praga · Vjena · Vaduz · Varshava · Zagrebi |
| Kryeqytete të Jugut | Ankara · Athina · Nikozia · Podgorica · Prishtina · Roma · San Marino · Sarajeva · Shkupi · Tirana · Valeta · Vatikani |
| Kryeqytete të Lindjes | Baku · Bukureshti · Jerevani · Kievi · Kishinau · Minsk · Moska · Sofje · Tbilisi |
Abaz Islami Demografia e Shkupit Maj,2009