Shkupi (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gazeta e parë që doli në gjuhën shqipe në vilajetin e Kosovës ishte “Shkupi”, e botuar me 29 gusht 1911, e cila konsiderohej edhe si botim i parë periodik në gjuhën shqipe në Kosovë. Në të do të botohen materiale të shumta me tematikë politike, shoqërore, kulturore dhe letrare. Kjo gazetë njëherë ishte edhe organ kombëtar politik e demokratik i Vilajetit të Kosovës. Gazeta që doli në gjuhën shqipe e turqishte, u vu në shërbim të aspiratave demokratike të Lëvizjes Kombëtare për autonomi politike dhe për çlirimin e plotë nga zgjedha pesëqind vjeçare e shtetit osman. Meritë të jashtëzakonshme, kjo gazetë ka dhe për faktin se edhe materialet e karakterit letrar, kishin karakter arsimor dhe kishin përmbajtje demokratike- patriotike, prandaj autorët e këtyre shkrimeve për arsye të caktuara të ndëshkimit eventual nënshkruheshin me pseudonime.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete