Shoqëria feudale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Feudalizmi lidhet me shtetin frank.Pas dyndjes së popujve,dhe rënies së perandorisë Romake të perëndimit,u krijuan shtetet romano-gjermane,njëri prej tyre ishte ai i Frankëve.Frankët siguronin mbështetjen e Papatit të Romës. Në vitin 800,Karli i Madh i Frankëve u kurorëzua nga Papa Leoni III,perandor. Perandoria e tij u quajt Perandoria e Shenjtë Romake.

Karli nuk e drejtonte dot këtë perandori të madhe,pasi ajo shtrihej në të gjithë Evropën Perëndimore. Ai ua dha tokat kalorësve të tij,me kusht që ti qëndronin besnik në ushtrinë e tij.Këta ua dhanë tokat kalorësve të tjerë.Kështu lindi një zinxhir pronarësh që vareshin nga njëri-tjetri.Ata kishin tituj si : Baron,Kont,Dukë dhe kalorës.Kështu lindi një proces i madh. Feudalizmi,toka e dhënë me kusht u quajt "Feud",dhe pronari u quajt "Feudal".

Feudalët krijuan hierarkinë e tyre. Në krye qëndronte mbreti,pastaj vinte duka,konti,baroni dhe në fund kalorësit.Kjo varësi quhej në mesjetë vasalitet.Mbretit i bindeshin vetëm dukët,të tjerët nuk vareshin prej tij.Kjo nxiti anarkinë dhe luftën mes feudalëve.

Procesi i feudalizmit u shoqërua me krijimin e tri grupeve të mëdha shoqërore:feudalët që ishin pronarë të mëdhenj tokash,kleri dhe popullsia.Kjo përbëhej nga banorët e fshatit,të ndarë në fshatarë të lirë e bujkrobër dhe banorë të qytetit,si:zejtarët,tregtarët dhe punonjës të ndryshëm,si:shërbyes,çirakë,punonjës ngarkim-shkarkimi etj.Rreth 90% të popullsisë,e perbënin bujkrobërit.Bujkrob do të thotë "rob i tokës" dhe quhej kështu,sepse jetonte me tokën dhe nuk mund të largohej prej saj.Bujkërobërit merrnin nga feudali një ngastër toke dhe e punonin atë përkundrejt detyrimeve ndaj pronarit të tokës.Duke filluar nga shekulli XI,pushteti qendror i mbretit ne france filloi te riperterihej dalengadale Ai kishte disa rregulla te cilat e bene shtetin me te mire dhe pas vdekjes se tij.Disa nga rregullat e tij ishin;Cdo njeri qe vriste princat fudal brenda dhe jashte shtetit denohej me te njejten gje.2.Ai qe nuk sillte pagesen e pronave qe kishte blere denohej me ligj.3.Kushdo qe vriste apo rrembente princat denohej me vdekje.4.Pasi papa e kurorezonte ate si mbret ai behej krahu i tij i djathte.5.Pasi Princ Karli te vdiste ai duhej t`ia linte dikujt tjeter pasurine nese ai nuk kishte femije.6.Nëse ai vdiste, papa kurorzonte dike tjeter si perandor dhe ai mbetej krahu i djathtë i perandorit.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]