Shoqata Helmholtz e Qendrave Kërkimore Gjermane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shoqata Helmholtz (gjermanisht: Helmholtz-Gemeinschaft Deutscher Forschungszentren) është një nga organizatat më të mëdha shkencore, të paktën sa i përket institucioneve kërkimore në Gjermani. Institucionet kanë pajisje të mëdha, si përshembull reaktorë kërkimorë.

"Shoqata Helmholtz e Qendrave Kërkimore Gjermane" është bashkim i institucioneve të mëdha kërkimore jashtëuniversitare, si për shembull e qendrës kërkimore Jülich, e Qendrës Kërkimore të Studimit të Kancerit në Heidelberg (DKFZ) ose Qendrës Gjermane për Udhëtimet Hapësinore (DLR). 30.000 bashkëpunëtorë punojnë në Qendrat Helmholtz dhe çdo vit vijnë si mysafirë mijëra shkencëtarë, për të bërë kërkime në institutet e ndryshme.

Në projektet e drejtimit të shkencave natyrore e teknike si dhe në ato me drejtim mjekësor-biologjik të Qendrave Helmholtz kryhen kërkime fundamentale si dhe parandaluese si dhe zhvillim teknologjik në fushën paraindustriale. Qendrat Helmholtz janë partnere të shkollave të larta në kërkim dhe arsim. E financuar nga shteti, por e pavarur në pikëpamje shkencore, shoqata ndjek synime kërkimore afatgjata të shtetit.

Gjashtë pikërëndesat kërkimore të saj janë: - Energjia - Toka dhe ambjenti - Shëndeti - Teknologjitë kyçe - Struktura e materies - Udhëtimi në hapësirë dhe qarkullimi/transporti

Organizata mbështet shkëmbimin e përvojës dhe të informacioneve të anëtarëve të saj dhe koordinon punën e tyre kërkimore dhe zhvillimore. Në qendrat kërkimore përpunohen çështje komplekse shkencore- teknike dhe zhvillohen zgjidhje sistemore. Veç kësaj, Shoqata Helmholtz ka në përdorim aparate të mëdha shkencore dhe teknike. Buxheti i saj vjetor është rreth tre miliardë euro.

Shoqata Helmholtz ka në dispozicion një infrastrukturë të sofistikuar, të cilën ajo e shfrytëzon së bashku me shkollat e larta. Përmes punës së përbashkët në kolegje dhe fushat e kërkimeve të veçanta shkencore ekzistojnë lidhje me thuajse të gjitha shkollat e larta gjermane.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]