Shoqata evropiane e tregtisë së lirë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

EFTA(European Free Trade Association)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqata Evropiane për Tregtinë e Lirë (EFTA) paraqet një integrim me rëndësi të posaçme ekonomike për Evropën Perëndimore, e cila u themelua me Marrëveshjen e Stokholmit në nëntor të vitit 1959, kurse me punë filloi më 3 maj 1960 kur anëtarët i kanë deponuar dokumentet e ratifikimit në qeverinë e Suedisë. Themeluese të kësaj shoqate janë 7 vende të Europës Perëndimore: Anglia, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Zvicrra, Austria dhe Portugalia. Këtij integrimi ekonomik të Evropës pas vitit 1968 iu bashkangjit Finlanda, e pas vitit 1970 Islanda, dhe prej vitit 1990 Lihtenshtajni. Selia e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë është në Gjenevë.

Nga vetë emërtimi, del edhe përmbajtja dhe veprimtaria kryesore e EFTA-së. Andaj, qëllimi kryesor I EFTA-s liberalizimi i këmbimeve të mallrave, në radhë të parë atyre industrial, por nuk do të thotë se aty nuk përfshihen edhe mallrat bujqësore e të lëmenjve të tjera ekonomikë. Liberalizimi i këmbimit është realizuar me zvogëlimin gradual të doganave dhe abrogimin e instrumenteve të tjera të tregëtisë së jashtme. Heqja e barrierave doganore në këmbimin e mallrave ka të bëjë për vendet anëtare të EFTA-s. Ndërkaq, ndaj vendeve të treta, EFTA nuk ka tarifa të përbashkëta doganore. Andaj, për këmbimin e mallrave me vendet e treta(vendet që nuk janë antare të EFTA-s) çdo vend percakton edhe zbatimin tarifave doganore kombëtare. Nga kjo del konstatimi se EFTA nuk paraqet union doganor , siç është rasti me BEE-në. Po ashtu, për dallim nga Bashkësa Ekonomike Evropiane (BEE), EFTA nuk zbaton politikë unike tregtare, monetare dhe fiskale.

Në baz të Konventës, qëllimi i shoqatës Evropiane për Tregti të Lirë është :

  • Përparimi dhe plotsimi i vazhdushem i aktivitetit ekonomik, i punësisë së plotë, rritja e produktivitetit dhe shfrytëzimi racional i eksportit, stabiliteti financiar dhe përmirsimi i vazhdushëm i standardit të jetesës në sferën e EFTA-së dhe në çdo vend antarë.
  • Sigurimi i konkurencës lojale në tregti ndërmjet vendeve anëtare,
  • Shmangia e dallimeve të dukshëm ndërmjet vendeve anëtare në kushte e furnizimeve me lëndë të para të prodhuara në tregtinë e EFTA-së,
  • Kontributi për zhvillimin gradual të pengesave në tregtinë botërore.

Themelimi i EFTA-s kryesisht është bërë me insistimin dhe për interesa të Britanisë së Madhe, sepse ajo nuk donte të kyçej në këtë integrim ekonomik rajonal dhe për këtë arsye egziston rreziku që ajo të mbetet jashtë proceseve ekonomike evropiane. Andaj , themelimi i EFTA-s, mund të themi, në rend të parë është reagimi i Britanisë së Madhe ndaj BEE-së intenca e përforcimit të pozitës ekonomike të saj në rajon. Ky integrim ekonomik evropian nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, kur mirret parasysh fakti se antarë të saj janë vendet e vogla pa ndonjë fuqi të madhe ekonomike dhe me një distancë të madhe territoriale. Nga kjo del konstatimi se qëllimi kryesor i themelimit të EFTA-s është integrimi gradual i vendeve anëtare të saj në Bashkësinë Ekonomike Evropiane (BEE). Këtë më së miri e vërteton se nga momenti i integrimit të Britanis së Madhe, Danimarkës dhe Irlandës në BEE u ndryshua dukshem fizionomia dhe fushëveprimi i EFTA-s. Me shkëputjen e këtyre vendeve, pozicioni ekonomik edhe ashtu jo fort i madh i EFTA-s u dobësua edhe më shumë. Adaj , me forcimin e Unionin Evropian, me të madhe po bie forca integruse ekonomike e EFTA-s. Aktualisht, EFTA-n e përbëjnë 4 vende të vogla, e këto janë: Norvegjia, Islanda, Liteshtajni dhe Zvicrra.tash ky integrim ekonomik evropian, duke pasur parasysh forcimin gjithnjë e më shumë të UE, nuk ka ndonjë prespektivë dhe gjendet para falimentimit.