Shpërthimi në Gërdec

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat:41° Veri 19° Lindje 41.4178° Veri 19.6311° Lindje

Shpërthimi në Gërdec.

Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 (e shtunë) mars, 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona (deri më datë 18 prill këto qenë të dhënat zyrtare). Gërdeci është fshat i qarkut të Tiranës, Shqipëri dhe shpërthimi ndodhi në një "fabrikë" për demontimin e armëve. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria e Shtetit Shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO ; pasi siç kishte deklaruar kryeministri i vendit Sali Berisha për Agjencinë Reuters : “Pirgjet e 100 000 ton municioneve 40–50 vjeçare është një nga problemet tona më serioze.” {ref 1}

Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta. Disa humbën jetën në çast, dhe disa të tjerë humbën jetën më pas në spital. Sipas Reuters, spitalet u mbushën me të gjymtuar, të djegur dhe të tjerë do të dëmtoheshin nga grimca xhamash të thyer. {ref 2} Tre ditë mbas tragjedisë më 18 mars 2008, nga qeveria u shpall ditë zie kombëtare dhe protesta të shumta qytetare vijuan. Nuk dihet saktë, por flamuri gjysmë shtizë u pa vetëm në disa vende (mungon referenca). Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por pushtoi edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë), ku ngjarja mori prioritet në programin viziv ditor (Braking News).

Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë (një javë më pas). Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “...përgjegjësi morale.”. Edhe pse në fillim grupet opozitare do të qëndronin pasive ndaj ngjarjes (si shenjë solidariteti për tragjedinë), më pas ata do të akuzonin drejtpërdrejtë qeverinë si shkaktare të tragjedisë. Ngjarja la një shije të hidhur në opinionin publik, por do të ishte artikulli i gazetës së New York Times ai që do të shkaktonte debate të ashpra politike në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Artikulli “Supplier Under Scrutiny on Arms for Afghans” i shkruar nga C. J. Chivers, Eric Schmitt dhe Nicholas Wood (i shtypur nga Mr. Chivers.), i publikuar më 27 mars të vitit 2008, nuk u mor parasysh nga qeveria, madje kryeministri Sali Berisha e quajti artikullin “Letër higjienike”.

Aferat Korruptive (Sipas Mediave të Ndryshme)[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpërthimi në Gërdec shkaktoi të tilla shembje.

New York Times shkruan për afera korruptive që shkojnë shumë lart në rangun qeveritar shqiptar. Në skenë doli sërish një biznesmen amerikan i njohur për Shqipërinë, Kosta Trebicka. Me sa duket Trebicka kishte regjistruar një bisedë telefonike me Efraim E. Diveroli, të cilën ia kishte dorëzuar autoriteteve kompetente Amerikane dhe më pas televizionit shqiptar publik “News 24”. Regjistrimi vokal përfshinte emra të njohur në politikën Shqiptare. Sipas Trebickës, fill mbasi ai kishte shprehur shqetësimin e tij për z. Evdin me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (i cili pengonte punën e tij në paketimin e municionit), kontrata e tij për paketimin e armëve ishte shfuqizuar. {Ref .3} Ai gjithashtu deklaroi se Kompania Amerikane që merrej me “demontimin” e armëve, ishte në dijeni të plotë për aferat abuzive që po ndodhnin në Shqipëri. Pra shikohet qartë se në këtë tregti armësh merrnin pjesë edhe struktura të huaja, madje përfshihet vetë pentagoni. {Ref 4} Po nga i njëjti burim, mendohet se në këto afera korruptive përfshihet edhe vetë kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe djali i tij (një i afërm familjar i tij ka humbur jetën në shpërthim gjithashtu). Në regjistrimin vokal midis z. Trebicka dhe z. Deviroli, ky i fundit ankohet duke thënë se :

  • “ - Puna shkoi shumë lart, deri te kryeministri dhe djali i tij. – tha ai, - Unë nuk mund ta luftojë këtë mafie. Është shumë e madhe. Kafshët kanë dalë fare nga kontrolli.” {ref 5}

E errët ishte edhe deklarata zyrtare e Presidentit Bamir Topi, i cili pretendonte se askush nuk e kishte informuar për Tragjedinë e Gërdecit, ndërkohë që në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë shprehet qartë se: “Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura (neni 168, pika 2).” dhe “Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimore i Presidentit të Republikës. (neni 168, pika 3).” Megjithatë për korrektësi kushtetuese nuk mund të ngulet këmbë shumë në këtë mes. {Ref 6} Qeveria Shqiptare mohoi çdo lidhje të saj me Tragjedinë e Gërdecit. Madje në një letër të hapur të Adrian Neritanit (përfaqësuesi i përkohshëm i R.Sh në OKB.), e dërguar në New York, ShBA28 mars 2008, ai shprehet se : “…të gjitha lidhjet në artikull do të provohen si të pabaza.” {Ref 7} Pavarësisht, në analizën vjetore të Transparency International për korrupsionin, Shqipëria është renditur e 105 nga 180 vende. {Ref 8}

Ndërkohë partia opozitare kryesore e PD-së, ka sulmuar ashpër qeverinë. Akuza të ashpra erdhën nga Ylli Manjani, një anëtarë i partisë socialiste ku akuzonte kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Bamir Topi si shkelës së kushtetutës. Në një deklaratë publike ai ka thënë se provat mediatike janë të mjaftueshme për të treguar se figurat qeveritare të lartë përmendura kanë gënjyer në lidhje me të vërtetën e tragjedisë. PS kërkon hetimin penal ndaj tyre. Edi Rama, Valentina Leskaj e të tjerë do të shpreheshin gjithashtu rreth çështjes. {Ref 9} Akuza të tilla janë dëgjuar edhe nga parti të tjera të majta si LSI e të tjerë, ndërkohë që disa parti të tjera, mbajtën qëndrim mbrojtës ndaj qeverisë aktuale duke mohuar çdo përgjegjësi të qeverisë në shpërthimin e Gërdecit. Publicist dhe gazetarë të tjerë mbajtën qëndrime të ndryshme për ngjarjen.

Akoma opinioni publik pyeste se pse demontimi i armëve po kryhej në një vend si Gërdeci, ndërkohë që fabrika e demontimit në Poliçan, ishte krejtësisht në dispozicion? Kur mendohej se ujërat u qetësuan, New York Times ndërhyn sërish me një artikull të fuqishëm. Artikulli “After Munitions Explosion, Albanians Ask Why Danger Was Placed So Near – Mbas Shpërthimit të municioneve, Shqiptarët Pyesin se Pse Rreziku Ishte Vendosur aq Afër,” i Nicholas Kulish (publikuar më 19 prill 2008), rizgjoi interesin publik për çështjen. Artikulli fillon me një retorikë ironike ndaj deklaratave qeveritare, të cilat e quajtën Gërdecin “...një aksident:”

  • "– Aksidentet ndodhin! – shkruhet në fillim. - Por kur një fabrikë ka punonjës fshatarë të pa përvojë që çmontojnë mijra predha artilerie në ditë vetëm me shkopa dhe duar, është e vështirë të ta quash katastrofën fatale (vdekjeprurëse) thjeshtë një aksident." Aktualisht, çështjen e ka në dorë prokuroria e përgjithshme, edhe pse me sa shikohet puna ka ecur me ritme të ulta.“ - Fundja janë njerëzit e thjeshtë ata që vuajnë (shiko citimin nga origjinali),” – u shpreh Hekuran Kaca për New York Times. {Ref 10}

Shpërthimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpërthimi shkaktoi një krater gjigant me një thellësi prej 120 inçsh. Shpërthimi vrau 25 persona (26 së bashku me të vdekurën në spital si pasojë e djegieve të rënda) dhe ngjasonte me një kërpudhë të zezë tymi. Shumë analistë e quajtën atë si “bombë atomike në miniaturë,” edhe pse do të ishte e ekzagjeruar të bënim një krahasim të tillë. Dëshmitarë që përjetuan ngjarjen thonë se valanga e shpërthimit i kishte hedhur ato disa metra tutje. {Ref 11} Persona që ndodheshin në udhëtim gjatë kohës së shpërthimit (në aksin Tiranë-Durrës) dëshmuan në media të ndryshme se frika i kishte pushtuar të gjithë. Të tjerë do të ktheheshin nga emigracioni, vetëm për të gjetur shtëpinë e rrënuar ose të dy prindërit të vdekur. Të tjerë kanë qenë në shërbimin ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit kur tragjedia ndodhi. Fëmijët nuk u kursyen në këtë masakër. Rasti konkret ishte Flavio Deliu (vetëm katër vjeç), i cili humbi jetën gjatë shpërthimit. E në të gjithë këtë tragjedi të madhe, numri i arrestuar arrin në tre. Shtëpia të shumta u shkatërruan dhe shumë biznese që ndodheshin në këtë zonë, pësuan dëme të rënda. Personat që humbën gati gjithçka në shpërthim filluan protesta të shumta në të gjithë vendin. Ata u ankuan për dëme fizike, morale dhe materiale, ndërkohë që qeveria i ka dhënë atyre vetëm 1 300 dollarë për person. {Ref 12}

Një problem dhe pasojë tjetër që la shpërthimi, është edhe ai i radioaktivitetit. Profesori Ndrek Gazulli për gazetën "Agon" tha se toka është jashtë përdorimit. Për 15 vjet, radioaktiviteti do të jetë i pranishëm në zonë dhe do të prekë si qeniet e gjalla, ashtu si edhe bimët që do (në se do të) mbillen aty. Uji është i infektuar gjithashtu. Uji i pishëm është kancerogjen.

  • " - Këto substanca janë shumë të rrezikshme për tokën dhe ujërat, sepse janë të pa tretshme në to ..." - tha Kimisti Sami Kulli për gazetën "Agon." {Ref 13}

Viktimat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Roland Alla
  • Azem Ameliu
  • Muhamet Azizi
  • Jetmir Ballazhi
  • Muhamed Hoxha
  • Rajmonda Durda
  • Besim Canga
  • Hysen Cani
  • Liljana Deliu
  • Jetmir Deliu
  • Resmije Krajna
  • Reshit Kruja

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Referenca 1/ TIRANA, Albania Reuters - Prime Minister Sali Berisha said, “The stock of 100,000 tons of 40- to 50-year-old ammunition is one of our most serious problems.”
  • Referenca 2/ Po aty – “Hospitals took in scores of injured suffering burns, concussion, broken limbs, or cuts from flying glass and shrapnel.”
  • Referenca 3/ “(Mr. Mediu resigned last week after the ammunition depot explosions; Mr. Pinari was arrested.) The Albanian government has been infuriated by Mr. Trebicka’s allegations. Sali Berisha, the prime minister, Mr. Mediu and Mr. Pinari all denied involvement in kickbacks. But Mr. Trebicka said that after he raised his concerns about Evdin with the Defense Ministry, his company was forced from the repackaging contract.”
  • Referenca 4/ His proximity to AEY’s purchases, Mr. Griffiths said, raised questions about whether the Pentagon was adequately vetting the business done in its name. “Put very simply, many of the people involved in smuggling arms to Africa are also exactly the same as those involved in Pentagon-supported deals, like AEY’s shipments to Afghanistan and Iraq,” he said.
  • Referenca 5/ “ - It went up higher to the prime minister and his son,” he said. “I can’t fight this mafia. It got too big. The animals just got too out of control.” – regjistrim vokal nga televizioni publik shqiptar “News 24 (origjinali ang.).
  • Referenca 6/ Deklarata Zyrtare e Presidentit Bamir Topi, Neni 168, pika 2: “Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.” Neni 168, pika 3: “Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.”
  • Referenca 7/ Letër e Adrian Neritanit “Arms for Afghans: Albania Against Graft, for NATO” për editorin e artikullit të “Supplier Under Scrutiny on Arms for Afghans” publikuar më 2 prill, 2008.
  • Referenca 8/ Shiko sitin zyrtar të Transparency International; keyword: Albania.

(b) Fundi i artikullit: “In the end, we are the ones who pay for it,” Mr. Kaca said. “We are the ones who suffer.”- ky i fundit ka humbur të dy prindërit në shpërthim.''

  • Referenca 11/ Po aty.
  • Referenca 12/ Po aty; më poshtë: “… former workers began the first of what they said would be daily demonstrations demanding further compensation for lost wages, injuries and suffering. So far they have received about $1,300 each.”
  • Referenca 13/ Marrë nga Gazeta ”Agon” më datë 17 prill, 2008. (nr. 199), www.gazeta-agon.com

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]