Shpendi Sollaku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Shpendi Sollaku Noé | |
Foto zyrtare e Shpendi Sollaku Noé |
|
| Ditëlindja: | 03 Prill 1957 |
|---|---|
| Vendlindja: | Lushnja |
| Pseudonim(e): | Noé |
| Nënshtetësia: | Shqiptar |
| Zhanri: | Poezi dhe Prozë |
| Web-faqja: | http://www.shsnoe.com |
Shpendi Sollaku i njohur me pseudonimin Noè lindi më 3 prill të vitit 1957 në Lushnjë, Shqipëri, është shkrimtar shqiptar. Që nga viti 1992 jeton si azilant politik në Itali. Sollakut i është njohur dynënshtetësia, shqiptare dhe italiane.
Shpendi Sollaku është aktiv edhe si përkthyes,veçanërisht nga shqipja,italishtja dhe rusishtja. Mban gjithashtu lidhje bashkëpunimi me shumë revista letrare ndërkombëtare. Veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Për tu shënuar veprimtaria në mbrojtje të të drejtave të njeriut,sidomos të emigranteve dhe në veçanti të të burgosurve dhe të azilantëve politikë. Në parathënien e librit "Abysses-Voragini"(USA, 2009) të këtij shkrimtari,kritiku i njohur italian Stelvio Mestrovich shkruan:"Shpendi Sollaku Noé është një shkrimtar që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë,nga aristokracitë letrare,nga ambientet mondane. Poet nga nevoja,gazetar për domosdoshmëri historike,profesor e njeri i letrave rritur në underground,ku ka studiuar libra të ndaluara nga regjimi,politikan i lindur,martir i lirisë të shtypur.I paisur me një përgatitje solide kulturale,letrare, filologjike e muzikale,po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot,karaktert i guximshëm, kurioz nga instikti, inteligjenzë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale,Shpendi Sollaku Noé është personalitet shumë kompleks dhe është i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane.[1]
[redakto] Veprat letrare
Midis librave kryesore të tij përmenden:
- "Mezat e kaltër",(Shtëpia botuese "Naim Frashëri",Tiranë 1987; (B.m.) dhe (B.v.891:983-1)
- "Mbretëria e gjërave të ndaluara","Dismisuratesti" Itali 1995;
- "Të duartrokasesh Kaligolën","Firenze libri", Itali 1997; ISBN 88-7254-893-4
- "Një vënd në këmbë për në Galilea","Libroitaliano",Itali 1999-2000;
- "Kolumbia e Ballkanit",Itali 1994;
- "Shekulli i shkurtër ballkanik",Itali 1994;
- Abysses-Voragini,"Authorhouse", USA, 2009.( ISBN 978-1-4389-6701-1 ) Author House
[redakto] Referencat
- ^ "(Shih origjinalin e prezantimit të Sh.S,Noè-së nga S.Mestrovich ne sitin e autorit).