Shpresa Beçaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shpresa Beçaj
Shpresa Beçaj
Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
20042006
Anëtare e Gjykatës së Lartë
2004 – Vazhdon
Kryetare e Gjykatës së Lartë
8 tetor 2008 – Vazhdon
Të dhënat personale
Lindi më: 1961
Lindi në: Kukës
Profesioni: Juriste
Fëmijë 2

Shpresa Beçaj (lindur në Kukës1961) Kryetare e Gjykatës së Lartë dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka lindur në Kukës në vitin 1961. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit është emëruar K/Sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1985 është emëruar Këshilltare Ligjore po në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1987 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 1990. Në vitin 1990 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 1994 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 1989 ka kryer kursin pas Universitar në specialitetin gjyqtar. Në vitin 2004 është emëruar Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 2006 ku ka dhënë dorëheqjen me daljen e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Znj. Beçaj ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh trainuese brenda dhe jashtë vendit.

Me Dekretin nr.4156 datë 23 Mars 2004, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është emëruar Anëtare e Gjykatës së Lartë.

Me Dekretin nr.5709 datë 08 Maj 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.

Me Dekretin nr.5913 datë 08 tetor 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është emëruar Kryetare e Gjykatës së Lartë.

Mban, për shkak të detyrës, postin e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës dhe Kryetar i Bordit të Zyrës së Administrimti të Buxhetit Gjyqësor.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]