Shqiperia ne kohen e ndarjes se perandorise romake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491 deri në vitet 565) ishin me prejardhje ilire: Anastasiusi I, Justini I dhe perandori më i njohur i Bizantit Justiniani I.

Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin 461), Iliria vuajti bastisjet shkatërruese të visgotëveve, hunëve dhe ostrogotëve. Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë fshikulluan nëpër Ballkan, u shfaqën sllavët. Midis shekullit VI-të dhe VII-të ata u ngujuan në trevat ilire dhe vazhduan të përvetsojnë fise ilire pak a shumë ku ndodhet tani Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Fiset ilire të jugut, megjithkëtë përfshirë Shqipërinë e sotme i´u shmangën përvetsimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare.

Me kalimin e disa qindvjeçarëve, nën përplasjen me romakët, bizantinët dhe kulturën sllave, fiset ilire të jugut pësuan një shndërrim dhe pasoi një kalim nga popullata e vjetër ilire në shqipëtare të re. Si rrjedhojë, nga shekulli i VII-të deri në atë të XI-in, emri Iliri i hapi rrugë emrit, në fillim të përmendur në qindvjeçarin e 2-të nga gjeografi Ptolemeusi i Aleksandrisë, të fiseve Albanoi, të cilët banonin çfarë sot është qendra e Shqipërisë. Nga një fis i vetëm emri u përhap duke përfshirë pjesën e mbetur të vendit si Arbëri dhe, përfundimisht, Shqipëri (Albania). Zanafillat e kombëtarisë shqiptare duket ndodhën në atë kohë kur populli shqiptar vërejti se ata ndanin një truall të përbashket, emër, gjuhë, dhe trashëgimi kulturore. (Gjuhëtarët kanë përcaktuar se emri "Shqipëri" rrjedh nga ndajfolja "shqip", në kuptimin "qartë" (në kuptimin "flas qartë"; tek Buzuku: vjen me e thashunë shqip). Ky emër ka zëvendësuar emrin e vjetër Arbëri gjatë shekujve XVI-të dhe XVII-të. Hipoteza e prejardhjes nga emri "shqipe", ose "shqiponjë," pra "Shqipëri" - "toka e shqiponjës" është një hipotezë romantike, që nuk përputhet me realitetin shkencor.

Shumë kohë përpara së të ndodhte kjo, krishterimi u bë fe e themeltë e Shqipërisë, duke zëvendësuar politeizmin ilir dhe errësuar pjesën më të madhe të pamjes se jashtme njerëzore botërore dhe instituticionet e trashëguara nga qytetërimet greke e romake. Por, megjithëse vendi ishte nën zgjedhën e Bizantit, shqipëtarët e krishterë do perçaheshin ndërmjet pushtetit të Papës së Romës deri në vitin 732 dhe Kostantinopojes. Në këtë vit perandori ikonathyes bizantin Leo III, i zemëruar nga disa shqiptarë sepse këta kishin përkrahur Romën në Zënkën Ikonë-thyerëse, e shkëputi kishën shqiptare nga Papa i Romës dhe e vuri ate nën patriarkun e Konstantinopojës. Kur kisha e krishterë u ça në vitin 1054 midis Lindjes dhe Romës, Shqipëria e Jugut mbajti lidhjen e saj me Konstantinopojën ndërsa Shqipëria e Veriut iu rikthye pushtetit të Romës. Kjo çarje në kishën shqiptare shënoi thyerjen e parë fetare më të rëndë të vendit.