Shqiptarët
| Shqiptarët |
| Popullsia e përgjithshme |
|---|
| rreth 11 000 000 njerëz |
| Gjuhët |
|
Shqipja (me dialektët kryesore: gegnishtja dhe toskërishtja) |
| Fetë |
|
Islami: 60 %, Krishterimi: 35 %, Ateistët dhe Agnostikët: 5 % [1] |
Shqiptarët janë një grup etnik dhe komb autokton me vendbanim në Shqipëri dhe shtetet përreth.
Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 11 milion njerëz, megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jeton jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.
Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Republika e Maqedonisë, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Përmbajtja |
Në kuptimin shoqëror [redakto]
Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë dhe Kosovës se sotme, por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.
Në kuptimin juridik [redakto]
Shqiptarët merren si pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.
Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri ,Kosovë dhe Greqi. Në Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombetare.
Si shtetas shqiptarë quhen banorët e Shqipërisë.
Mërgimi i shqiptarëve [redakto]
Historia e mëgimit shqiptar ndërmjet shekujve [redakto]
Shpërndarja e shqiptarëve [redakto]
- Shiko këtu për një listë më të zhvilluar.
Afrika [redakto]
Në Afrikë ka shumë shqiptarë që jetojn në Egjipt ose e kanë prejardhjen nga Shqipëria. Në Afrikën Jugore ka gjithashtu shqiptarë, rreth 2 000.
- 800 000
Amerika [redakto]
- 10 000 000
Azia [redakto]
- 3 000 000
Evropa [redakto]
- 20 000 000
Oqeania [redakto]
- 27 000

