Shqiptarët e Rumanisë
Shqiptarët, Albanezi në rumanisht janë një minoritet etnik në Rumani. Si një minoritet etniki i njohur zyrtarisht, shqiptaret kane një deputet te rezervuar në Rumani në Dhomen e deputeteve nga Lidhja e Shqiptare e Rumanisë (Liga Albanezilor din România).
Përmbajtja |
Demografia [redakto]
Në regjistrimin e përgjithshme te 2002, 520 qytetare rumune u shprehen për etnicitetin e tyre si shqiptar, dhe 484 u shprehen se gjuha ame e tyre ishte shqipja.[1] Numri aktual i popullsisë shqiptare në Rumani i pa konfirmuar zyrtarisht i kalon te 10.000 personat.[2] Shumica jeton në Bucharest,[2] dhe pjesa tjetër me se shumti në zonat e mëdha urbane si Timişoara, Iaşi, Constanţa dhe Cluj-Napoca.
Shumica e familjeve janë ortodoks dhe një nga gjurmët e origjinës se tyre mund te jete nga zona rreth Korça.[3] Disa nga shqiptaret e Rumanisë u kthyen në Islam — sipas artikullit te vitit 1999 te studiuesit rumun George Grigore, shprehet në disa shkrime se rreth 3.000 anëtare te komuniteti mysliman rumun mund të ishin në fakt shqiptare.[4] Kjo pjesë e komunitetit te shqiptareve për mungese te interesit te shtetit shqiptar është integruar tradicionalisht në grupin turk ose tatar, gjë që e bën te vështire vlerësimin e vërtetët te numrit te sakte.[4]
Historia [redakto]
Komunitetet shqiptare brenda principatave danubiane janë vërtetuar për here te pare nga dokumentet e deri me tanishme në Vllahi në Princ Michael i Miri : në një raport te hartuar nga autoritetet Habsburgase ose në Transilvania specifikon se 15.000 shqiptar qene lejuar te kapërcenin në veri te Danube në 1595 ; Călineşti (një fshat në ditët e sotme Floreşti, Prahova County) ishte një nga vendet ku ata u nguliten, si dëshmi në një dokument lëshuar nga rivali dhe pasuesi i Michael-it, Simion Movilă, i cili konfirmon te drejtën e tyre te qëndrojnë në ketë lokalitet.[5] Prezenca e komunitetit u regjistrua se pari në Bucharest rreth 1628.[6] Në Moldavia, një shqiptar etnik, Vasile Lupu, u be princ në 1634.[5]
Komuniteti shqiptar u forcua gjate koha e fanarioteve, kur shume imigrante hapen biznese në një numër te madh qytetesh te mëdha e te vogla, dhe ishin punësuar si bodyguards te princave te Wallachise dhe te boyars (që shpesh njheshin si arbanasi, te afërt me Arvanites, dhe variantet e tyre arnăuţi, te marra hua nga turqishtja arnaut).[5][7] Në 1820, një vëzhgim tregoi se ishin 90 tregtare nga qyteti i Rumelise Arnaut Kioy prezent në kryeqytetin Wallachian, shumica e te cilëve ishte sipas gjasave shqiptare.[8]
Rilindja Kombëtare si lëvizje e shqiptare për çështjen kombëtare në atë periudhe në Perandoria Otomane ishte prezentë dhe e frytshme në Wallachia, qendra e nismave kulturore te ndërmarra nga Dora d'Istria, Naim Frashëri, Jani Vreto, dhe Naum Veqilharxhi (the latter published the first ever Albanian Abetare në Bucharest, në 1844).[5] Aleksandër Stavre Drenova, një banor me banim në Bucharest, authored the lyrics of Albania's national anthem, Hymni i Flamurit, i cili është kënga e Pe-al nostru steag e scris Unire, kompozuar nga rumuni Ciprian Porumbescu.[5] Në atë kohe, shqiptaret ishin prezent në shume vende te tjera te Ballkan, në jetën komerciale te Bukureshti, ku shume punonin i shitjes ambulante (te specializuar në shitjen e soft drinks ose te gjerave të ëmbla).[9]
Në mesin e grupeve te reja te imigrantëve te ndryshëm nga rajonet e Ballkan për në Romani ishte edhe familja e poetit Viktor Eftimiu dhe Lasgush Poradeci.[5] Në atë kohe, lëvizja e pavarësie mblodhi momentum, and, for a while after 1905, was focused on the activities of Albert Gjika. Një shkolle shqiptare u hap në 1905 në qytetin e Constanţa — në mesin e njerëzve te tij ishte edhe poeti Aleksandër Stavre Drenova.[5] Në vitin 1912, në mbledhjen e Bucharest kryesuar nga Ismail Qemali dhe te asistuar nga Drenova, u adoptua rezoluta e pare në lidhje me pavarësinë e Shqipëria.[5]
Në vitin 1893, komuniteti shqiptar në Rumani numëronte rreth 30.000 persona. Në vitin 1920 pothujse 20.000 shqiptare jetonin në Bucharest.[5] Një valë e re emigrantesh shqiptare, shumica prej tyre myslimane nga Jugosllavia,[5] ndoqi në fillim te World War I po te njëjtën rrugë.[5][4] Në vitin 1921, përkthimi i i pare Qur'an në shqip u kompletua nga Ilo Mitke Qafëzezi dhe u publikua në qytetin e Ploieşti.[4] Shume shqiptare u vendosen në Transilvani, ku kryesisht ngritën punishte ëmbëlsirash.[5]
Komuniteti u shtyp dhe u shpronësua nga regjimi komunist, duke filluar nga 1953 (kur u mbyll shoqate kulturore shqiptare).[3] Te drejtat i humbenmbasi i kishin fituar në Revolucioni rumun i 1989, por numri i njerëzve që e shpallnin veten shqiptar ra në mënyre drastike nga 1920 dhe 2002.[3][2] Tradicionalisht, anëtaret e këtij komuniteti u manipuluan duke i i futur në emërtimin asimilues "te tjerë", e megjithatë u arrti në një vend në Parlamenti mbas zgjedhjeve 2000.[2]
Shqiptare-Rumune të shquar [redakto]
- Kristaq Antoniu
- Aleksander Stavre Drenova
- Victor Eftimiu
- Familja Gjika
- Oana Manolescu
- Lasgush Poradeci
- Ilo Mitke Qafëzezi
- Naum Veqilharxhi
Shënime [redakto]
- '^ Stampa:Ro icon Recensământ 2002. Rezultate : Populaţia după etnie. Populaţia după limba maternă at the 2002 Census official site ; retrieved February 22, 2008
- ^ a b c d Stampa:Ro icon "Albanezi - Date demografice" at Divers online ; retrieved February 26, 2008
- ^ a b c Stampa:Ro icon "Albanezii - Perioada contemporană" at Divers online ; retrieved July 16, 2007
- ^ a b c d George Grigore, "Muslims in Romania", in International Institute for the Study of Islam in the Modern World (ISIM) Newsletter 3, July 1999, p.34 ; retrieved July 16, 2007
- ^ a b c d e f g h i j k l Stampa:Ro icon "Albanezii - Scurt istoric" at Divers online ; retrieved February 26, 2008
- ^ Giurescu, p.272
- ^ Giurescu, p.267, 272
- ^ Giurescu, p.267
- ^ Giurescu, p.168, 307
Referenca [redakto]
- Constantin C. Giurescu, Istoria Bucureştilor. Din cele mai vechi timpuri pînă în zilele noastre ("History of Bucharest. From the Earliest Times to Our Day"), Editura Pentru Literatură, Bucharest, 1966
Trivia [redakto]
Pushkini : “Vetëm gjatë një beteje në Revolucionin rumun, merrnin pjesë 700 shqiptarë”.
Literatura [redakto]
- Gli Albanesi in Rumania. Storia dei principi Ghika nei secoli XVII, XVIII et XIX. Traduzione dal francese di B(artolomeo) Cecchetti. Firenze : Tip. editr. dell’Associazione, 1873.