Shqisat Kimike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqisat e nuhatjes dhe të shijuarit quhen nganjëherë shqisa kimike, sepse ngacmimi ndijues i receptorëve përfshin kontaktin me substancat kimike në formë të lëngët ose të gaztë.

Ne dimë më pak për këtë shqisë sesa për të parit apo të dëgjuarit, megjithvse proçeset e përgjithshme për të gjitha këto shqisa janë të ngjashme: një ngacmues nxit një qelizëreceptore dhe energjia shndërrohet në impulse nervore dhe dërgohet në tru.


Të Nuhaturit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Perceptorët shqisorë për nuhatjen apo të nuhaturit janë të vendosura lart në kanalet hundore, që shtrihen nga hunda gjer te fyti. Avujt ndërveprojnë kimikisht në epiteliumin nuhatës, për të prodhuar impulse nervore, të cilat shkojnë tek bulbet olfaktore të trurit përt'u interpretuar dhe reaguar. Megjithëse njerëzit janë të aftë për të përdorur erërat në bashkëveprimet sociale, nuk dihet se deri në ç'masë e bëjnë faktikisht këtë gjë.


Të Shijuarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Receptorët ndijues për shijen apo të shijuarit janë të vendosur në gjuhën tonë. Sipërfaqja e gjuhës është e mbuluar me të ngritura të vogla të quajtura papilla. Muret e papilës përmbajnë sythet e të shijuarit, receptorët faktikë të të shijuarit. Substancat e shijuara duhet të jenë të tretshme në mënyrë që të mund të depërtojnë në poret e të shijuarit apo në hapësirat ndërmjet papilave për t'u futur nëpër sythet e të shijuarit. Çdo gjë që është krejtësisgt e thatë dhe e fortë është pa shije, megjithëse pështyma jonë ndihmon për t'i bërë disa ushqime "të thata" të shijueshme.

Ne jemi më të ndjeshëm ndaj katër shijeve të veçanta: ndaj së ëmblës, së thartës,së kripurës dhe së hidhurës. vmcknbkzx