Shtëpia e diellit dhe e detit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

"Shtëpia e diellit dhe e detit" antologji poetike për Vlorën me Autor Bardhosh Gaçe. Shtëpia Botuese "Toena". Faqet e librit 388. ISBN 978-99943-1-222-1

Antologjia poetike “Shtëpia e detit dhe e diellit”, kushtuar Vlorës, përmbledh në gjirin e vet vetëm një pjesë të vjershërimit të thurur prej poetëve tanë më në zë:

A. Z. Çajupi, Asdreni, Lasgush Poradeci, si dhe ajo e poetëve vlonjatë: Ali Asllani, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Fatos Arapi, Hiqmet Meçaj, Irfan Bregu, apo poetëve të tjerë të shquar si Nonda Bulka, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Vorea Ujko, Agim Shehu, Ibrahim Gani, Ndoc Papleka, të cilët kanë ngritur këngën e tyre duke e quajtur Vlorën një Atdhe poetik të lirisë dhe dashurisë shqiptare. Kjo përmbledhje poetike nën titullin “Shtëpia e diellit dhe e detit” botohet me rastin e 70-vjetorit të themelimit të bibliotekës publike “Shefqet Musaraj”, si një kujtesë poetike për traditat, kulturën dhe frymëzimin e këtij qyteti magjepsës në brigjet e detit.