Shtatorja e Zeusit në Olimpia
Shtatorja e Zeusit në Olimpia gjendet në tempullin e ndërtuar, kushtuar zotave në qytetin grek të Olimpit, shtatorja u bë në vitin 462 p.e.s. nga skulptori antik grek, Fidis, në fildish dhe arë. Ajo është e punuar me teknikën krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur në një fron të bërë me të njëjtat materiale si dhe statuja që paraqiste perëndeshën Victoria të lidhur në krahun e djathtë dhe në të majtën skeptrit, rreth tij ishin skulptura të ndryshme të heronjve mitologjikë. Skulptura kishte lartësi prej 14 m. Sipas historianëve të autorizuar, ishte më e bukura skulpturë dhe riprodhimi i saj njihet vetëm në monedha të takuara në shekullin XIX. Jetoi rreth 1000 vjet (më shumë se të gjitha mrekullitë e tjera) derisa disa fanatikë kristianë të mbretërisë të Teodosit II e dogjën, por ajo nuk u shkatërrua totalisht. Zhdukja totale ndodhi në shekullin VI dhe nuk ngeli asnjë gjurmë e saj si pasojë e tërmeteve. Statuja ka shërbyer për shumë vjet për të kurorëzuar fituesit e olimpiadave greke.
[redakto] Shih edhe
|
Shtatë mrekullitë e botës së lashtë |
|---|
|
Piramida e Keopsit · Kopshtet e varura të Babilonisë · Shtatorja e Zeusit në Olimpia · Tempulli i Artemidës në Efes · Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas · Kolosi i Rodosit · Fari i Aleksandrisë |

