Shtjefën Gjeçovi
| Atë Shtjefën Gjeçovi | |
| Emri | Mëhill Konstandin |
| Mbiemri | Gjeçi-Kryeziu |
| Lindur më | 1873 |
| Lindur në | Janjevë, Kosovë |
| Vdiq më | 1929 |
| Vdiq në | |
| Kombësia | Shqiptar |
| Profesioni | Teolog, Etnograf, Arkeolog, Shkrimtar |
| Mirënjohje | |
| #Mirënjohjet | |
Shtjefën Gjeçovi (Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu 1873 - 1929) veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf (kombpërshkrues), arkeolog dhe shkrimtar. Lindi në Janjevë të Kosovës, në një familje me prejardhje nga Kryeziu i Pukës. Vazhdoi mësimet në kolegjin fetar të Troshanit (Lezhë) e më pas në Bosnjë. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishës nuk ia ndërruan dot natyrën e një malësori luftarak, me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë. Në Kurbin më 1906 u ngrit me forcë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, kur shërbente në Gomsiqe të Mirditës, më 1909-1912 mori pjesë gjallërisht në organizimin e kryengritjes antiosmane në ato anë dhe vetë u radhit në çetat e luftëtarëve të lirisë; u ngrit më 1914 me guxim kundër grabitjeve, përdhunimeve e padrejtësive që bënte në popull ushtria pushtuese austro-hungareze; më 1920 mori pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në Zara të Dalmacisë, në Pejë, në Gjakovë luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të serbomëdhenjve ndaj popullsisë e kulturës shqiptare. Për këtë arsye e vranë serbomëdhenjtë në Zym të Gjakovës. Shkrimet letrare e shkencore të Shtjefën Gjeçovit i përshkojnë ndjenjat e atdhetarisë, idetë e përparimit të vendit nëpërmjet dijes e kulturës. Më 1910 botoi veprën morale-didaktike "Agimi i Gjytetnisë". Është ndër autorët e parë të dramës shqipe me Dashtunia e Atdheut (1901). Në shkrimet e mbetura të pabotuara, ndihen shqetësimet e autorit për problemet kombëtare e shoqërore.(Shqiptari ngadhnjyes 1904, Princi i Dibrave apo Mojs Golemi 1904, Mënera e Prezës 1902, Përkrenarja e Skënderbeut, etj).
Ndihmesën më të rëndësishme Shtjefën Gjeçovi e dha në fushën e etnografisë. Me një punë shumëvjeçare përgatiti për botim veprën madhore "Kanuni i Lekë Dukagjinit" (Shkodër, 1933), që e bëri të njohur në botën shkencore. Ka lënë gjithashtu shkrime të shumta, të botuara e të pabotuara, për doke e zakone të lindjes, të martesës e të vdekjes, për gjamën, për mikpritjen e besën shqiptare, për përshëndetje e fjalë të urta, por më së shumi u mor me të drejtën zakonore të popullit tonë. Në punimet e tij bëri përpjekje t'i lidhte mitet e besimet e lashta vendase të popullit tonë me ato trako-ilire e pellazge. Gjeçovi i takon gjeneratës së veprimtarëve të çerekut të fundit të shekullit XIX. Gjeneratë në të cilën si fëmijë ka ndikuar lëvizja kombëtare shqiptare e cila arrin kulmin e saj me Lidhjen e Prizrenit. Ndikimi i këtyre rrethanave në të cilat u rritë Gjeçovi shkaktoi që më vonë ai të kapërcente caqet e ideologjisë fetare sa që edhe të mburrej me angazhimet e tij kundër ndasive mesjetare.
Përmbajtja |
[redakto] Jetëshkrimi
Gjeçovi u lind në Janjevën e varfër me kujtesë si qytezë e pasur e shekullit XVI, me shkolla, miniera e shtëpi të zotit. Të parët e Gjeçovit, të larguar nga malësia e Pukës, kishin zënë vend në Janjevë. Siç ishte zakon, edhe të parët e Mëhillit thirreshin sipas emrit të fshatit "Kryeziu" apo fisit të tyre "Gjeçi".
Në atë kohë, në rrugët e Janjevës fliteshin shqipja, serbishtja dhe turqishtja. Në familjen e Gjeçovit flitej shqipja, dhe vendosën që djalin e lindur në mesin e tyre më 12 korrik 1874 ta pagëzojë Mëhill. Mirëpo shpejt filluan ta thërrasin shkurt Hilë. Duket që sjellët aktive të Hilës shkaktuan që prindërit ta dërgojnë atë në shkollën e fshatit për të mësuar shkrim, këndim e njehsim. Në shkollë i bije në sy priftit të Janjevës. Ky u propozojë prindërve të Hilës që ta dërgojnë në një shkollë më të mirë siç ishte kolegji fetar. Më 1844 prindërit vendosën që Hilën 10 vjeçarë ta nisin për Shkodër.
Në Shkodër, Hila u paraqit para Kolegjës Françeskane. Nga aty e dërguan për mësime në kolegjin e Troshanit që gjendej në afërsi të qytetit të Lezhës. Sipas shënimeve të tij, duket që mërgimi nga fshati në kolegji, ta ketë munduar shpirtërishtë aq shumë sa që kjo thyemje do ta përcjellë tërë jetenë e tij. Si do që të ketë qenë, në Troshanë, Hilës ju deshtë të mësonte dije në gjuhë të huaja. Kolegjin françeskan të Troshanit Hila e mbaroi në vitin 1888 dhe po këtë vitë, për studime të mëtejshme, shkoi në Bosnje. Në Bosnje më 15 gusht 1892, Hila hyri në urdherin françeskan në kuvendin e Fojnicës, dhe mbas vitit të provës, vazhdoi mësimet liceale e filozofike në kuvendin e Derventës e të Banja Lukës.
Gjatë periudhës së mësimeve në këto shkolla, Hila si hobi kishte të merrej me zhvllimet e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai interesohej më tepër për gjuhën dhe letërsinë shqipe të kohës. Si duket për këtë arsye, përderisa ishte në Banja Lukë, herë pas here shkonte në Kreshevë për të dëgjuar leksionet e Tolotcit mbi origjinën e lashtësinë e gjuhës shqipe.[2] Gjatë kësaj kohe Gjeçovi filloj të ndiej vetën në gjendje të provonte të shkruante si poet. Si rezulltat i kësaj prove, punoi një përmbledhje me vëllim prej 350 faqesh. Duket që kjo përmbledhje të jetë e ruajtur edhe më tej në manastirin françekan të Kreshevës. Në monografin e Gjeçovit thuhet të jetë e titulluar diçka si Metropolis Antibarensis Ecclisiarum Epsiscopalium subiecta e guerunt Historia.... Sido që të jetë, ky dorëshkrim duket të jetë paralajmërues për suksesin në karieren e tij edhe si teologë.
Rreth përzgjedhjes së shkollimit, me dëshirë apo si nevojë, në qarqet e studiuesve të historisë shqiptare ka ende mendime se më shumë ka qenë një përzgjedhje : pasojë e nevojës. Sido që të jetë tregu i shkollimt në kohën në fjalë ishte i ngjasjshëm me atë të sotit, por pa konkurencën e gjuhës dhe frymës shqipe. Për krijimin e kësaj konkurence kontriboj vetë Hila me shkollimin dhe vepren e tij. Hila i kishte hyrë mësimeve 12 vjeçare, si një djal me trup të shkathtë, të lidhur e mesatar, me një fytyrë zeshkane, me flokë të zi dhe doli me një emër të ri Shtjefën Konstatin Gjeçovi. Pas mbarimit të studimeve të larta teolojike, më 29 qershor të vitit 1896 vije deri tek emrimi i Shtjefën Konstatin Gjeçovit meshtar françeskan.
[redakto] Shtjefën Konstatin Gjeçovi
Mbas një viti shërbim si meshtarë në Troshan (Probandant dhe Rubrik), në korrikun e verës së nxehtë të vitit 1897, Gjeçovi shkonë për të shërbyer në Zllakuqan të Klinës. Me të mbërritur aty, fshatarët e presin siç ishte zakoni, mirëpo meshtari i ri kishte një befasi për ta. Gjeçovi po ashtu hapi edhe shkollën e parë ne Zllakuqan ku ajo shkollë mban emrin ,,Atë Shtjefen Gjeçovi" sepse ai e themeloj kete shkolle dhe ishe mesuesi i parë .Ai, në vend që t'ju binin kumbanat nga goja e tij kumbuan fjalët Të hapim shkollën shqipe në fshat[4]. Ky kushtrim që lëshojë prifti i ri 23-vjeçar, dhe me të vërtetë u realizua dhe në shkollën e hapur ai jepte mësimë. Sipas shënimeve të studiuesve, lë të kuptohet që ai gjatë gjithë kohës kishte respektuar uniformën fetare dhe veprimtarin e tij e kishte përqëndruar në praktikë për edukimin e fshatarëve. Nga mesi i vitit 1899 Gjeçovi filloj të shërbej në Laç Sabaste të zonës së Kurbinit. Këtu, krahas shërbimeve fetare që i bënte Gjeçovi e që si duket nuk i merrnin kohë shumë, ai filloj të mbledhë visarin popullorë, bënë përshkrime gjeografike të këtyre anëve të harruara. Si duket ndër shkaqet më të rëndësishme të kapërcimit të detyrës së tij fetare, përpos frymës së Lidhjes në të cilën ishte rritur, rolë të madhë ka luajtur varfëria dhe prapambetja e popullsisë (krishtere dhe myslimane) në këto anë malore. Kjo pasqyrohet nga shprehjet që i drejtohej atyre "Kështu e ka thënë zoti", "Shpresoni në jetën e amëshuar të përtej varrit", dhe nga veprimtaria aktive e tij për të ndryshuar atë gjendje.
Ndryshimin nga kjo gjendje Gjeçovi e shihte në lirin dhe vetëdijësimin e popullit për të cilin shërbente. Në këtë planë, si i shkolluar që ishte ai kishte parasyshë që liria nuk mund të vinte vetëm për një krahinë ku shërbente, dhe se për vetëdijësim duhet komunikimi. Për këtë qëllim, në mungesë të mjeteve dhe të shtëpive botuese, shkrimet që i shkroj ndër vite, Gjeçovi i dërgoi për botim në revisten "Albania" gjatë viteve 1900, 1901 dhe 1902. Në këto 11 shkresa të botuara kishte poezi, fjalë të rrala shqipe, gojdhëna mbi Skënderbeun etj. Në anën tjetër nuk ishin të pakta shkresat që ai i dërgonte financuesve të shkollimit të tij. Në këto shkresa ai kryesisht i njoftonte ata me gjendjen e rëndë të popullit në gjitha sferat e jetës, sidomos atë ekonomike. Kjo ja vështirësionte misionin e tij si shërbëtor i Zotit. Kështu, më 14 dhjetor 1900, Gjeçovi i shkruan një shkresprotestë konsullatës austro-hungareze në Durrës rreth tatimeve dhe mbledhjes së tyre nga ana e Muharrem Hajdar Agës së Krujës. E shkroj këtë shkresë me shpresë që bashkëbesimtarët e tij do t'i ndihmoni me nërhyrjet e tyre pranë administratës osmane.
Në anën tjetër Gjeçovi hapë shkollën e mbyllur të Laçit më 1901. Mirëpo mangësia e librave dhe mjeteve tjera mësimore, e shtyen që t'i kërkonte ndihmë konsullatës austro-hungareze në Durrës, dhe më vështirësi arri që të marrë disa abetare të Brukselit.[5] të cilat kishin përkthimin turqisht dhe lehtësonin mësimin e germave latine. Me qëndrimin e tij ne Laç-Sebaste, Gjeçovi iu vu punës së mbledhjes e redaktimit të ligjeve kanunore, që do të rreshtonte në vepren e tij madhore "Kanuni i Maleve". Në kët kohe ai njihet me figuren qendrore te Kurbinit, Gjin Pjeter Markun nga Skuraj, qe vepronte per organizimin e kryengrites se krahines, kunder taksave te randa, dhe kundra pushtimit osman. Me Gjin Pjetrin, njohes i thelle i ligjeve kanunore, Gjeçovi u konsultonte vazhdimisht. Por lidhja e miqesise mes tyre u forcua nga perfshirja ne ate kryegritje te vete Gjeçovit e njekohesish te Dom Nikoll Kaçorrit. Gjeçovi e shoqëroi kryengritjen dhe kemi dorëshkrimin e tij prej 116 faqesh ku përshkruen kryengritjen e Kurbinit e të Krujes nen udhjeheqjen e Gjin Pjeter Markut, plak i pare i 54 pleqve te Kurbinit e semtit të Krujës. Kete doreshkrim (mbetur pa u botuar nga negligjenca e historianeve shqiptare te nomenkltures komuniste), Gjeçovi ia kushton kryengritjes se popullit te kurbinit dhe atij qe e udhehqte, pra Gjin Pjetrit. Ky dokument kap periudhen 1903-1906, kur ai u tranbsferue prej aty. Gjeçovi duke qene i pranishem ne ate veprimtari patrioitike e lufftarake, merre pjese ne ngjarjet qe zhvillohe si deshmitar e shoqerues i vertete. Keshtu e shohim ku bashke me Dom Nikoll Kaçorrin, jane te pranishm ne kuvendin historik të Dilbnishtit, 3,4,5 gusht 1906 të 54 pleqve te Kurbinit dhe semtit te Krujes, ku Gjin Pjeter Mark Pervizi, Skuraj, Kurbini, njihet si plak i parë i 54 pleqve dhe perfaqesues i vegjelise t krahins. Ne kete kuvend vendoset nje kanun qe quhet "Kanuni i Bajrakut te Kurbinit", qe Gjeçovi perfshin ne vepren e tij në pjesën shtesë. Ky eshte i vetmi kanun politik, qe u ndermor, per t'ia pershtate kryengritjes qe kishte filluar, ku merren masa ndaj atyre qe bashkepunojne i sherbejne turqeve. Dom Nikoll Kaçorii dhe Gjeçovi jane deshmitar te atij kuvendi dhe kanuni. Si rrjedhim e asaj kryengritja, Gjeçovi eshte prezent dhe deshmitar okular i "Luftes se Tallajbes (1904), ku delegatet i Kurbibit dhe te semtit se Krujes, thirrur per marreveshje nga turqit, rrethohen per t'u asgjesuar (si ne Manastir) por ne saj t'organizimit e veprimit e trimnise se Gjin Pjetrit, plani turk deshtoi, u ndez beteje dhe shqiptare arriten te çajne rrethimin e te shpartallojne forcat rrethuese. Kryengritja tashme mori hovin e saj dhe vazhdoi deri me 1912, duke u kurorezuar me ngritjen e flamurit ne Milot, pikerisht me 28 nentor 1912, nga Gjin Pjetri e luftetarer e Kurbinit.
Si duket gjitha këto rrethana që e preknin drejtëpërdrejtë shërbimin e tij si dhe rrethana tjera që janë të njohura nga historia e shtyen Gjeçovin që t'i rrekët punës për argumentimin e lashtësisë së popullit të atyre anëve të harruara. Në të vërtet për argumentimin e bindjes së tij nuk nevojiteshin mjete teknike, pos lapsit dhe letrës. Ai gjendej në mesin e burimit, në mesin e atyre që kishin trashëguar atë lashtësi. Me këtë qëllim nga goja e popullit mblodhi fjalë të rralla, gjë gjëza, gojëdhëna, fjalë të urat, norma kanunore etj. Edhe për kohën e sotit, duket të jetë interesat fletorja e shënimeve që mbante Gjeçovi. Në të, ndër të tjera gjenden së paku 23 emërtime për lloje të ndryshme të flokëve. Dhe po nga shënimet e kësaj fletore mund të shihet metodat e mësimit që ai i zhvillonet. (prill - prit qit (shiu n'prill plot hir)). Nëpërmjetë metodave të tilla edukative, paraqitjes së interesit për problemet e popullsisë, të qenurit shembull gjatë gërmimeve të para arkeologjike që i bënte (1902), Gjeçovi popullit i paraqiste figurën ideale të shërbëtorit të Zotit dhe të shërbëtorit të shpirtit të tyre të cilën e ai dhe ata e quanin Atdhe.
Po gjatë këtyre viteve, falë pasqyrës së vetë që krijonte, Shtjefën Gjeçovi fitojë miqësin e disa personave me ndikim të lëvizjes kombëtare. Ai takoi shumë figura të njohura nga historia e popullit shqiptar, po thuaj nga gjitha trojet (b.f. Durrësi, Berati, etj.). Gjatë vizitave të bëra ai vizitoi edhe malin e Tomorrit, ku i shkroi disa poezitë cilat ju botuan në revisten "Albania". Ndër këto dallohet edhe vjersha "Beja e Shqyptarit" e cila ju botua nën pseudonimin "Lkeni i Hasit" në numrin 9, vitit 1902, në faqen 220 të revistes "Albania". Në anën tjetër, po gjatë kësaj kohe, Gjeçovi mbledh format e alfabet të vjetër shqip, bënë shpjegimin e shqiptimit të tij dhe mbledh 12 shënjat e një kodiku të vjetër shqip.
Në bazë të saktësisë së datave që Gjeçovi i shkruante, kuptohet që ai në janar të vitit 1906, sipas vendimit nr.21362, datë 30 dhjetor të vitit 1905 të Ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë filloi të punonte si mësues i kurseve të gjuhës shqipe në Zarë të Dalmacisë. Që në ditë e para, mbasi të bie në dijeni shkakun e largimit të mësuesit të mëparshëm nga katedra e gjuhës shqipe në Borgo Erizzo, Gjeçovi proteston. Kjo protestë nga ana e punëdhënsve shihej si një rebelim dhe pas disa fërkimeve me punëdhënsit, pas gjashtë muajsh, si duket i dëshpruar largohet nga Zara. Largimi i tij u përcollë me disa këmbime të lerave në mes të punëdhënsit, urdhërit françeskan dhe vetë qendrës në Vatikan.
Verën e vitit 1906, Gjeçovi e kaloi i papunësuar, ndërsa vjeshten si drejtor i shkollave elemetare françeskane për djem dhe vajza. Këto shkolla ishin hapur dhe financoheshin nga faktori politik i Austro-Hungarisë që gjendej në Shqipëri. Si duket kryekonsullt Austro-Hungarez në Shkodër e nënçmonte Gjeçovin. Si pasojë e kësaj vije deri tek fërkime që pasqyroheshin në rrespektimin e protokollit të komunikimit ndërmjet tyre. Si do që të jetë, ai në shkollën ku jepte mësim përpos fëmijve për të cilët ishte paraparë në mbrëmje mblidhte edhe të rinjë kryesisht shegërt, elhakçi etj. Aty mësohej për lëndë si historia, gjeografia të nivelit përkatës. Afërsia e shërbëtorit të Zotit me popullin e paraqitur me rastin e festimit të përbashkët të 1 Majit ditës së shetisë shkollore në Shkodër shkaktojë që ati të i bien në qafë edhe autoritete otomane. Pas disa letër këmbimeve në mes të administrates osmane, arqipeshkëv Guerinit dhe konsullatës austro-hungareze Gjeçovi transferohet në Gomsiqe, ku më 31 maj të vitit 1907 hapë shkollën shqipe.
[redakto] At Gjeçovi
Pas mbërimjes së tij në Gomsiq në maj të vitit 1907, përpos mësimdhënies filloi të merret me aktivitete të shumanëshme si në etnografi, arkeologji, folklor, histori si dhe të interesohet për shkrimtarët shqiptar. Edhe Gomsiqi, po thuaj si gjitha trojet ku shërbeu At Gjeçovi, ishte një anë e harruar. Kështu më 31 maj të vitit 1907, At Gjeçovi hapi shkollën e fshatit me ndihmen materiale të faktorit politik Austro-Hungarez të instaluar në Shqipëri. Si duket informacionet që Ati i jepte, për të huajt nuk vlenin më shumë se dy banka ulëse për nxënsit. Si do që të jetë ato dy banka At Gjeçovi i përdori si mjetë simbolikë për ta quajtur atë dhomë mësimi "shkolla".
Përderi sa Ati qëndronte në Gosmiqe, ai u informua për revulucioni turk (23 korrikut 1908) në perandorin osmane. Gjashtë muaj më vonë Ati pranonë lajmet kumbuese që dolën nga tubimi në Manastirë, e që thonin se toskët dhe gegët kishin vendosur për një alfabet të shqipes. Si duket këto lajme ai i pranojë si një lajmëtar të luftës që do të pasonte. Për këtë ai i rrekët punës për mbledhjen e shënimeve rreth lëvizjeve të kryengritësve. Si duket shkaqet e kyçjes në çetat e kryengritësve ende nuk janë hulumtuar si duhet edhe nga studiesit e historis po edhe nga teologët. Si do që të jetë, Ati me pjesmarrjen e tij nga data 6 deri më 12 maj në luftimet e ashpra që u zhvilluan në vijën Vjerdhë-Gosmiqe-Naraç nga pikëpamja e shumë teologëve ka kapërcyer vijen e tologjisë aplikative. Mirëpo nga shënime e tij rreth djaloshit nga Gojani[7] mund të vërehet qartë se angazhimi direkt në luftime edhe pse në shiqim të parë duket përtej angazhimit teologjik praktik (jashtë fushës së predikimit) ai ishte brenda rregullave të saj. Ky pohim do të vërtetohet me angazhimet e tijtë mëtejshme.
Pas shpalljes së pavarasisë së shtetit Shqiptar, me shpresë që struktura e re administrative do ta bënte atë që duhej bërë për zhdukjen e prapambeturisë, Ati vendosë të jepë kontributin që pritej të jepet nga një shërbëtor i Zotit me shpresë që do të ndihmohej më shumë nga administrata e re e instaluar, dhe shënohet një letërkëmbim me Ismail Qemalin mbi qeverisjen e Vaut të Dejës sipas ligjeve të shtetit të rì shqiptar[8]. Ai fillon hulumtimin e thellë të dukurisë së gjakëmarrjes dhe fillon të hedhë hapat e parë për zhdukjen e saj në njërën anë dhe mbajtjen e shënimeve për këtë dukuri. Mirëpo kjo veprimtari e tij nuk zgjati shumë. Administratë e re, feudal e rregulla të vjetra, populli nuk e ndiente vetën të lirë. Pas disa përpjekjeve për këtë qëllim bie në kundërshtim me parin vendase dhe parin françeskane në Shkodër dhe gjatë vitit 1914 endej andej-këndej pa punë. Edhe përkundër përpjekjeve të fshatarëve për kthimin e tij, nuk erdh deri tek kthimi.
Pas dëshprimit dhe zemërimit rreth mos shqyrtimit të drejtë të çështjes së largimit të tij nga ana e Provincialit françeskan, At Gjeçovi nga fundi i vitit 1916 mori rrugën e Thethit dhe u vendos atje. Thethi ishte një "rrënojë" nga lufta, nga kolera dhe dimr'i egër i viteve 1916-1917. Shtëpia nga ku duhej të kryente shërbimet Ati, ishte e zënë nga komanda e ushtrisë austro-hungareze, e cila mbahej nga rrëmbimet[9] e atyre pakë ushqimeve që gjendeshin nëpër shtëpia të fshatarëve. Për këto sjellje Ati protestonte më kotë pranë komandes së ushtrisë austro-hungareze në Shkodër.
I vetmuar, në vend të harruar e të rrënuar, në mes të popullit pa ndihmen e ushtrisë që e ruante atë popull, Ati e hapë shkollë shqipe edhe këtu. Gjatë kësaj kohe Ati i përkushtrohet kryekëput aktiviteve teologjike praktike. Në mungesë të kohës, ai përdorte vetëm trurin e tij si mjetë regjistrimi të të dhënave të nxjerra nga populli. Pa mbushur një vit shërbimi në Theth, Ati transferohet për në një zonë tjetër të harruar - Prekal. Aty gjeti gërmadhat e shtëpis nga ku do të shërbente. Pas mëkëmbjes filloj të merret me dukurin e cubave që ishte paraqitur më të madhe. Pasi bëri disa hulumtime dallojë cubat e shtyer nga jeta dhe ata që e kishin për argëtim apo ishin në shërbim të bajraktarëve. Për parandalimin e kësaj dukurie korri disa suksese të pjesërishme edhe përkundër faktit që iu deshtë të ballafaqohej drejt për drejt edhe me cubat nën shërbimin e bajraktarëve. Në anën tjetër më 17 shtator të 1917-ës, në një dhonë të shtëpisë ku banonte hapi shkollën shqipe. Për këtë veprim ai njofton edhe Drejtorin e Përgjithëshme të Arsimit në Shkodër ku edhe tregon ndër tjera se i mbante mësimet dy herë në ditë, paradite kishte 26 djemë ndërsa pasdite 11 vajza. Tentimet e tij për të tërhequr ndihma materiale në fillim iu kushtëzuan me futjen e shkollës në objektin fetar e më vonë u shëndruan në kërcnime për ndalim veprimtarie si mësues për të cilën edhe ashtu nuk shpërblehej.
[redakto] Ati i Arkës
Në fillim të vitit 1919 mbas protestës të bërë nga Shkodra, për mos shqyrtimin e çështjes së largimit të tij, Ati transferohet nga Prekali për në Troshan afër Lezhës. Ati kthehej në troshan pas 36 viteve, ku kishte ardhur për herë të parë nga Kosova si Hila 10 vjeçar. Gjatë qëndrimit të tij aty merret me ish-hobin e tij, tani si një arkeolog (vjetërsorë) i specializuar për trojet ku shërbente. Duke përdorur hobit e tij, Ati kishte krijuar pasqyrën shembullore të shërbëtorit të popullit ndërsa me përpjekjet për popullarizimin e këtij hobi në një anë shpresonte të ngriste arsyen e nevojës së shkrim-leximit në masat e gjëra të popullit, e në anën tjetër shpresonte të ngriste ndërgjegjen për ruajtjen e lashtësisë. Si do që të jetë ai arriti që të mbledhë më se 500 objeke të ndryshme me vlerë arkeologjike. [10] Diku mbas 50 viteve, grupe të specializuara të arkeologëve gjatë gërmimeve ndër gurë të vendgërmimeve gjenin të shënuara fjalët "Shtjefen Gjeçovi - viti 1923" (viti kaç-kaç). Si do që të jetë kenë Ati vdiq i varfun edhe përundër gjasës që të vinte tek pasurimi siq ishte rasti më 1905 me Paal Traeger-in, vdiq duke marrë me vete edhe përbuzjen naive që i bëhej kohëve të fundit rreth hobit të tij. Nga shënimet e gërmimeve të Atit, për arkeologët e ditëve tona duket të jenë të rëndësisë së veçantë çitja në dritë e ngjajshmërisë së historisë (elementeve kulurore) së këtyre trojeve me trojet etruske (Hetruskët e lashtë).
[redakto] Ati dhe vllaznia
Edhe pas tronditjes së fundit që iu deshtë ta pranonte më 14 mars të vitit 1920, Ati me shprehjen e tij vllaznia ja arriti që të zbatojë me besnikëri mësimet nga profesioni i tij si teolog dhe me po aq besnikëri të i shërbej popullit për të cilin ishte caktuar. Ishte kjo shprehje simbolike e cila siç duket paraqetë aftësin e tij gjatë gjithë jetës, që nga koha kur e thërrisnin Hilë, aftësi e cila mund të përfshihet me një shprehje zbatimi pa hile i mësimeve teologjike. Veti kjo e cila edhe kundërshtarët më të mëdhenjë të mësimeve mbi Zotin para emrit të tij i çarmatosi për mëse 40 vjetë sa ishin në sundim.[11] Ati e tha shprehjen kur Nënë Tereza ishte 10 vjeçare dhe ende quhej Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, por edukohej në frymën, siç ishte edukuar Hila në frymën e lidhjes shqiptare të Prizrenit e arsimohej në gjuhë të hujë. Si do që të jetë, rezulltat e frymës që kishte ngritur në këto troje të harruara, Ati nuk arriti të i shijojë[12] dhe mori me kënaqësi rrugën tek vllaznia e tij në Vlorë. Një tjetër nga këto troje që kishte nxitur edukaten e lidhjes, vite më parë iu kishte lutur sulltanit që të mos e provonte, se "o do tradhëtoj Atdhenë o ty" - fryma e lidhjes kishte kryer me sukses misionin e saj dhe përhapej gjithë andej nga hapeshin shkollat shqipe.
Për shkak të problemeve të organizimit të udhëtimit për në Vlorë, Ati mbeti mbet pa e parë Elbasanin, dhe u ngujua për disa ditë në Durrës nga ku shkoi për vizit në Tiranë. Më 21 prill 1920, Ati mbërrin në Vlorë, ku si duket nuk pritet mirë nga autoritete italiane të vendosura aty. Sapo mbërriu aty, Ati kërkoi tërheqjen e ushtrisë italiane nga objektet fetare. Mirëpo si duket aty i mbeti kapelani apo siç e quante Ati, "ngatrestari". Pas refuzimit të zbatimit të detyrës pa largimin e ngatrestarit filluan fërkimet jo vetëm me fançeskanët në Shkodër por edhe me kryepeshkopin e Durrësit. Kryepeshkopi Bianki nuk i dërgonte lejen për ushtrimin e detyrës ndërsa, Shkodra i vononte rrogën. Përundër këtyre fërkimeve me institucionet, Ati befasohet me pritjen që i bënë populli i Vlorës, por jo vetëm më këtë. Përderi sa Ati përpiçej të hapte shkollen shqipe me ndihmen e popullit, komanda ushtarake e Vlorës ankohej për të në Vatikan, si për një personë të pa durueshëm.
Gjatë kohës së çlirimit të Vlorës, Ati mbledhë shënime mbi lëvizjet e armatosura dhe shpirtërore të kryegritësve të cilat i artikullon nëpërmjet metodave aktuale të kohës siç ishte publikimi i vjershave. Si duket artikullimi i till, Atit i kushtojë me transferimin e tij si Rubik i Mirditës, pas tetë muajsh (deri nëntor 1920) shërbimi në Vlorë. Në Rubik Ati kthehej pas 20 viteve, dhe aty e priste ndikimi i feudalistëve të vjetër. Aty shkroi punimin "Sebasti n'Arbeni apo n'Armeni" i cili ju botua më 1921. Si duket në këtë punim Ati ishte thelluar rreth çështjes të ashtuquajtur Sapajtë. Gjatë qëndrimit aty, Atit i vijnë kërkesa nga studies për të dhëna rreth disa fjalëve. Në anën tjetër nga qendra e françeskanëve në Shkodër, i vinin akuza për hajni gjatë shërbimit në Vlorë. Këtyre akuzave iu përgjegjë me shpjegimet që atje kishte qëndruar edhe pa ngrënë dhe se qendra nuk i kishte mbuluar shpenzimet e udhtimit nga Shkodra në Vlorë dhe nga Vlora në Shkodër.
[redakto] Tituj të veprave
- Dashtunia e Atdheut (1901 - dram)
- Shqiptari ngadhnjyes (1904)
- Princi i Dibrave apo Mojs Golemi (1904)
- Mënera e Prezës (1902)
- Përkrenarja e Skënderbeut
- Kanuni i Lekë Dukagjinit (Shkodër, 1933)
- Parradija e Popullit ase Kryengritja e Dheut.. 1903-1906, doreshkrim.
[redakto] Mirënjohjet
[redakto] Shih edhe
Wiki Libri: Vitviteja : Hilë Gjeçi
[redakto] Lidhje të jashtme
[redakto]
- ^ Frrok Kristaj: Shtjefën Gjeçovi, Martir i shkollës dhe i çështjes kombëtare; E Shtune, 20-06-2009, 07:59pm (GMT+1) nxierr nga www.zemrashqiptare.net
- ^ Gjeçovi : "Agimi i Gjytetniis" Shkodër, 1910, f.135. nxierr nga : "Gjeçovi VEPRA 4" RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985.
- ^ Frrok Kristaj: Shtjefën Gjeçovi, Martir i shkollës dhe i çështjes kombëtare; E Shtune, 20-06-2009, 07:59pm (GMT+1) nxierr nga www.zemrashqiptare.net
- ^ Frrok Çupi, "Armët e Gjeçovit", gazeta "Zëri i Popullit", dt. 14.X.979. nxierr nga : "Gjeçovi VEPRA 4" fq.194, RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985.
- ^ AQH i RPSSH, fondi 58, dosja 25, dokumeni 2. nxierr nga : "Gjeçovi VEPRA 4" fq.199, RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985.
- ^ Frrok Kristaj: Shtjefën Gjeçovi, Martir i shkollës dhe i çështjes kombëtare; E Shtune, 20-06-2009, 07:59pm (GMT+1) nxierr nga www.zemrashqiptare.net
- ^ AQSH i RPSSH, fondi 58, dosja 25. dokumenti 14 (origjinali italisht) nxierr nga : "Gjeçovi VEPRA 4" fq.218, RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985.
- ^ 80 vjet nga vrasja e Gjeçov-Kryeziut
- ^ .. Ka qillue qi kush s'ka pasë shum berre, s'ka pas ç'a me dhanë (por), kta kanë shkue kanë marrë vetë me bajoneta n'pushkë... nxierr nga : "Gjeçovi VEPRA 4" fq.227, RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985.
- ^ Ekspozita në Romë vitet '20 - dëgjohen fjalët "Me këto vjetërsina Gjermania mund të paguajë një këst të madh të borxheve të Luftës" - Fletorja <<Dielli>>, Boston, dt. 18. 3. 1930, nr. 5156. nxierr nga : "Gjeçovi VEPRA 4" fq.240, RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985.
- ^ Pagëzimi i shkollave, enteve, institucioneve dhe formave tjera të organizimit me emrin e tij gjatë kohës së komunizmit në Kosovë. Shih #Mirënjohjet
- ^ Një nga rezultatet : Faljet e gjaqeve