Siguria e të dhënave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Siguria e të dhënave është një shkencë e cila studion metodat e mbrojtes së të dhënave kompjuterike. Pra, siguri e të dhënave do të thotë ruajtja e të dhenave nga keqpërdorimet, dhe qasja ne këto të dhëna të jet nën kontroll. Në këtë mënyrë, siguria ë të dhënave na ndihmon në ruajtjen e privatësisë. Kjo gjithashtu ndihmon në ruajtjen e të dhënave personale. Sistemet kompjuterike të lidhura në rrjetë, në ditët e sotme, shpesh janë të pambrojtura nga kode të krijuara nga burime pothuajse të panjohura. Kodi mund të jetë i bashkangjitur me email (ang.e-mail), mund të jetë i përmbajtur në dokumente apo mund të jetë i shkarkuar (ang.downloaded) nga Interneti. Fatkeqësisht, shumica e shfrytëzuesve të kompjuterëve janë të sprovuar drejtpërsëdrejti nga efektet e kodeve mobile keqdashëse sikurse janë viruset (ang.viruses) dhe krimbat (ang.worms) e të cilët i dëmtojnë apo edhe mund ti shkatërrojnë shënimet. E në të njëjtën kohë na sjellin dëme duke na kushtuar në kohë dhe para.

Siguria e te dhenave

Privatësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Privatësia e të dhënave paraqet fshehtësinë e të dhënave. Në këto të dhëna duhet të kenë qasje vetëm personat e autorizuar. Shpeshëherë të dhënat janë rrezikuar nga një pale të cilës nuk i janë dedikuar ato.

Kriptografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kriptografia është shkenca për shkrim sekret me qëllim të fshehjes së kuptimit të mesazhit. Kriptografia është përdorur te

  • Kodi i Cezarit,
  • Cilindri i Jeffersonit (shek.XVIII),
  • Enigma në Gjermani (gjatë luftës së dytë botërore),
  • Kriptimi i Hillit, e kështu me radhë.

Pra në pergjithësi kriptografia është përdorur gjatë luftrave për qëllime ushtarake. Megjithatë, shumë shtete kanë kufizime në export/import të teknologjive të bazuara në kriptografi. Kriptoanaliza është shkencë dhe ndonjëherë art i thyerjes së kriptosistemit. Ndonjëherë mendohet se thyerja e kodit është për të zhvilluar logjikën apo edhe për krimin e organizuar, dhe që nuk mund të jet çështje serioze për shkencë disiplinore. Pra, kriptoanaliza është shkencë për analizën (rekonstruimin) e informatës së enkriptuar pa përdorimin e çelësit përkatës. Kriptologjia është shprehje e përbashkët për kriptografinë dhe kriptoanalizën. Kur themi se kemi bërë kodimin e mesazhit atëherë ky proces quhet enkriptim, kurse procesi i kundërt quhet dekriptim. Teksti apo mesazhi i qartë (para enkriptimit) quhet plaintext, kurse ai i kriptuar quhet ciphertext. Në gjuhët programuese përdoren algoritme të ndryshme për fshehje të mesazhit. Dallojmë dy lloje të algoritmeve për enkriptim:

  1. Algoritmet simetrike, dhe
  2. Algoritmet asimetrike.

Algoritmet simetrike janë ato algoritme ku kriptimi dhe dekriptimi bëhet me të njëjtin çelës, kurse algoritmet asimetrike përdorin çelësa të ndryshëm për kriptim dhe dekriptim. Algoritme simetrike janë DES dhe Triple DES, kurse asimetrike janë RSA dhe DSA. Te algoritmet simetrike çelësi bëhet publik, kurse te algoritmet asimetrike, për enkriptim përdoret çelësi publik i marrësit të mesazhit, kurse marrësi e dekripton atë me anë të çelësit të tij privat.

Integriteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Integriteti paraqet detektimin e ndryshimeve të mesazhit(tekstit) gjatë rrugës.

Hashi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kompjuterikë janë të njohura disa algoritme njëkahore në bazë të të cilave mund të gjejmë nëse mesazhi ka ndryshuar gjatë rrugës ose jo. Këto algoritme quhen Hash Algoritme, dhe produktet e tyre quhen vetëm Hash. Hashi fitohet gjatë futjes së mesazhit nëpër një algoritëm të tillë dhe për mesazhe të ndryshëm është gjithmonë i ndryshëm. Ai është njëkahor, që do të thotë se nuk mund të kthehet në mesazh. Hashi ka gjatësi fikse të caktuar, varësisht nga algoritmi që përdoret. Disa prej Hash Algoritmeve më të njohura janë MD5 dhe SHA-1.

Autentifikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Autentifikimi është verifikimi i partnerëve para pocesit të komunikimit.

Nënshkrimi digjital[redakto | redakto tekstin burimor]

Pra, gjatë komunikimit të dy palëve A dhe B, pala A dhe pala B të dinë se janë duke komunikuar me njëri-tjetrin e jo me një palë të tretë të njohur si Black Hat apo Man in the Middle. Në menyrë që këto dy palë të sigurohen se në mes tyre nuk ka ndonjë palë të tretë, atëherë përdoret nënshkrimi digjital. Enkriptimi i Hashit më çelësin privat të dërguesit quhet nënshkrim digjital.

Algoritmi i funksionimit te nenshkrimit digjital dhe hashit

[1].

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Internet Security Cryptographic Principles, Algorithms and Protocolss, Man Young Rhee, Seoul National University, Republic of Korea