Silvana Braçe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Silvana Braçe
Fotoporteti
Emri Silvana
MbiemriBrace
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni gazetare

Silvana Braçe lindur në Tiranë (24 Shkurt 1958) - ekonomiste, gazetare, prezentatore e shfaqjeve artistike, shqiptare nga Shqipëria. Silvana Braçe e lindur me 02.05.1955 Karriera e saj fillon në moshën 15 vjeç në Radio Tirana ndërkohë që vazhdonte shkollën e mesme. Pasioni i saj ka qenë edhe baleti, ku është ushtruar që në moshën 7 vjeçare duke ndjekur kurse të tilla.

Mbaroi shkollën e lartë në Universitetin e Ekonomisë në Tiranë, dega Financë dhe për pak vite e ushtroi këtë profesion, por dashuria për radio-televizionin ishte shumë më e madhe dhe për këtë arsye iu dedikua totalisht duke arritur të jetë nga prezantueset kryesore të TVSH-së. Me buzëqeshjen e saj të bukur dhe të pashteruar dhe me finesën e saj, zbukuroi dhe kënaqi zemrat e teleshikuesve. Kryesisht prezanton emisione mbi muzikën dhe me të ftuar muzikantë dhe këngëtarë. Emisionet e saj janë pasuri e veçantë për TVSH-në.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]