Simone de Beauvoir

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Simone De Beuvoir.jpg

Simone de Beauvoir Shkrimtare franceze, lindi në Paris më 9 janar 1908. Që në moshë të re ajo njihet me J.P. Sartre dhe mbetet shoqja e tij deri në fund të jetës. Ajo ndikohet nga mendimi filozofik i Sartrit dhe krejt vepra e saj është me frymë ekzistencialiste.

Simone de Beauvoir shkruan romane, ese, romane, pjesë për teatrin, kujtime. Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike. Ndër veprat e saj përmendim romanin "Mandarinët’’, që i jep çmimin "Goncourt" më 1954.

Pas vdekjes së Sartrit, Simone de Beauvoir boton "Ceremonia e lamtumirave’’ më 1981 dhe "Letra Kastorit’’ (1983). Kastor është emri me të cilin e quan atë Sartri, të cilat përmbledhin një pjesë të letërkëmbimit shumë të pasur mes tyre. Deri ditën që vdiq, më 14 prill 1986, ajo bashkëpunoi gjallërisht në revistën e themeluar prej saj dhe Sartrit, "Kohët moderne’’, dhe shpalosi në forma të ndryshme solidaritetin e saj me lëvizjen feministe.

Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim vendin e parë e zë "Seksi i dytë’’, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese e referencë e lëvizjes feministe botërore.