Simpleks

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Një 3-simpleks ose tetraheder

gjeometri, një simpleks (shumes simplekse ose simpliksë) ose n-simpleks është analogu n-përmasor i trekendeshit. Me specifikisht, një simpleks është një zarf konveks i një bashkësie të (n + 1) pikave afine të pavarura ne një hapesire Euklidiane me dimension n ose me të lartë (pra., një set pikash që asnje plan-m dimensional të mos përmbjae më shumë se (m + 1) nga ato ; pika të tilla thuhen se janë në pozicion të përgjithshem).

Për shembull, një 0-simpleks është një pikë, një 1-simpleks është një segment, një 2-simpleks është një trekendesh, një 3-simpleks është një tetraheder, dhe një 4-simpleks është një pentakoron (ne çdo rast me një hapesire të brendshme).

Një simpleks i rregullt është një simpleks që gjithshtu është një politip i rregullt. Një n-simpleks i rregullt mund të ndërtohet nga një (n − 1)-simpleks i rregullt duke lidhur një verteks të ri të të gjitha vertekset origjinale përgjate një cepi.