Sinagoga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Sinagoga (anglisht: Synagogue; greqisht: συναγωγή) fjala "Sinagoga" në gjuhën e hebrenjve do të thotë "Kuvend" apo "Megjlis". Ky tempull i shenjt për hebrenjtë nuk është vetëm një kult religjioz, por edhe vatër e edukimit dhe kultivimit të jetës shoqërore dhe politik të këtij populli në përgjithësi. Në Sinagogë, besimtarët zakonisht takohen në mbrëmjen e së premtes për ta shënuar fillimin e Shabatit dhe në mëngjesin e së shtunës. Sinagoga si një kult fetar, ka formën e katërkëndëshit. Në pjesën e përballmë nga hyrja është oltari në të cilin gjendet ARKA me shkrimet e shenjta, e cila është e kthyer kah Jerusalemi. Në tri pjesët tjera përreth oltarit ku është vendos Arka e shenjt, janë karriget dhe bankat për besimtarët, të cilët sa qëndrojnë në brendi të Sinagogës dhe i kryejnë ritet tradicionale fetare, patjetër në kokë mbajnë kapela karakteristike ovale si dhe shallin e bardhë të hedhur rreth krahëve. Kështu veprojnë besimtarët meshkuj, ndërsa besimtaret femra i mbulojnë vetëm kokën dhe nuk kanë shall rreth krahëve. Në judaizmin ortodoksal, femrat në Sinagogë janë të ndara nga meshkujt. Ritet fetare në Sinagoga udhëhiqen nga Rabini, prijësi apo mësuesi shpirtëror fetar.

Galeri[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]