Sinclair Lewis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sinclair Lewis Nobel prize medal.svg
Lewis-Sinclair-LOC.jpg
Sinclair Lewis
Ditëlindja: 7 shkurt 1885
Vendlindja: Sauk Centre, Minnesota, SHBA
Ditëvdekja: 10 janar 1951
Vendvdekja: Romë, Itali
Nënshtetësia: amrikan
Zhanri: Romane, drama

Sinclair Lewis (Sauk Centre, Minnesota, 7 shkurt 1885 - Romë, 10 janar 1951), shkrimtar amerikan, dhe amerikani i parë, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1930.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

I lindur në vitin 1885, dhe kishte një jetë me përvoja të ndryshme, e rendësishme për krijimin e një vizioni të gjerë për shoqërinë amerikane, ku një pasqyrim të fuqishëm e gjejmë në romanet e tij. Ashtu që, ai i ndërpreu studimet në universitetin Yale, dhe shkon të punojë në Kanalin e Panamasë. Këthehet në Yale dhe diplomon më 1908. Në vitet e mëvonshme udhëton shumë nëpër Amerikë, me punë të gazetarit për shumë revista dhe agjencione. Në fillim, kur akoma nuk e kishte gjetë rrugën e vet të vërtetë, shkruante prozë bulevardeske, tregime dhe romane, dhe kjo zgjatë deri më 1920, kur e boton romanin „Rruga kryesore” që kishte arritë një sukses të jashtzakonshëm. Për një kohë të shkurtër ishin të shitura rreth një gjysmë milioni kopje, ndërsa romani u përkthya pothuase në të gjitha gjuhët europiane.

Shtëpia e Sinclair Lewis në Washington, D.C.

Pastaj renditen romanet: Gjaku mretëror”,„Babbitt”, „Elmer Gantry”, „Njeriu që e njohu Coolidgerin”, „Dodsworth”, „Arrowsmith”, „Ann Vickers”, „Vepra rtistike”, „Kjo këtu, është e pamundur. Me këto Lewis hyn në rendin e shkrimtarëve realist të Amerikës moderne, duke pas një njohuri të thellë për jetën e shtresave dhe përsonazheve të ndryshme. Satira e fuqishme, nota kritike, shpeshëherë shkaktonte reagime të ndryshme në opinion. Nga vlerësimet e kritikës dhe intelektualëve të lirë – deri te thirrjet në bojkot, ndalim, përjashtim. Sinclair Lewis është shkrimtari më i famshum i ashuquajturës gjeneratë e humbur. Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi në vitin 1930. Vdiq në vitin 1951 Romë nga pasojat kronike të alkoholizmit.

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Romane[redakto | redakto tekstin burimor]

Drama[redakto | redakto tekstin burimor]

Çmime[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Sinclair Lewis – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale