Sindroma Wernicke-Korsakoff
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sindroma Wernicke-Korsakoff (sipas Carl Wernicke dhe Sergei Korsakoff) përmbledh në vete dy sëmundje me simptoma të ndryshme por me patogjenezë të njëjtë:
- Sindroma-Korsakoff / Psikoza Korsakoff
- Encefalopatia-Wernicke
Kombinimi i të dy sëmundjeve paraqitet shpesh si pasojë e mungesës së Vitaminës B1 te personat me shpërdorim dhe konsumim kronik të alkoolit, por ato mund të paraqiten edhe pavarësisht prej njëra tjetrës.
| Para marrjes me seriozitet të ndonjë recete ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat. |
