Sistemi shtetëror - Kina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Republika Popullore e Kinës është vendi i socializmit me diktaturën demokratike të Popullit, i udhëhequr nga klasa punëtore dhe i bazuar në lidhjen punëtore e fshatare. Sistemi i socializmit është sistemi themelor i Republikës Popullore të Kinës.

Kushtetuta[redakto | redakto tekstin burimor]

Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit. Në kushtetutë përcaktohen zakonisht parimet themelore të sistemit shoqëror dhe të sistemit shtetëror të një vendi, parimet themelore të organizimit dhe veprimtarive të organeve shtetërore, të drejtat dhe detyrimet bazë të shtetasve, si dhe parime të tjera të themelore. Në kushtetutë ka mundësi të përcaktohen edhe flamuri kombëtar, himni kombëtar, emblema, kryeqyteti si dhe sisteme të tjera që klasa në pushtet u kushton rëndësi. Të gjitha përmbajtjet në kushtetutë kanë të bëjnë me anë të ndryshme të jetës shtetërore. Kushtetuta ka fuqi supreme ligjore dhe është baza e hartimit të ligjeve të tjera. Të gjitha ligjet dhe rregulloret nuk mund të bien në kundërshtim me kushtetutën.

Programi i Përbashkët i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, që u publikua në prag të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, ishte programi i frontit i bashkuar demokratik popullor të Kinës dhe luajti gjithashtu rolin e kushtetutës së përkohshme. Programi i Përbashkët u miratua në plenarin e parë të Konferencës Konsultative Politike të Popullit dhe u publikua më 29 shtator 1949. Para publikimit më 1954 të Kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës, Programi i Përbashkët luajti, në fakt, rolin e kushtetutës së përkohshme.

Pas shpalljes së Republikës Popullore të Kinës më 1 tetor 1949, u hartuan dhe u publikuan me radhë 4 Kushtetutat e Republikës Popullore të Kinës, përkatësisht më 1954, 1975, 1978 dhe 1982.

Kushtetuta aktuale, kushtetuta e 4-të, u miratua dhe u publikua më 4 dhjetor 1982 në sesionin e 5-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës të legjislaturës së 5-të. Kjo kushtetutë, duke trashëguar dhe zhvilluar parimin themelor të kushtetutës së vitit 1954, përgjithëson eksperiencat e Kinës në zhvillimin e socializmit dhe thith përvojën ndërkombëtare. Kjo kushtetutë është ligji themeltar me karakteristika kineze dhe përshtatur me kërkesat e modernizimit socialist të Kinës. Në këtë kushtetutë përcaktohen qartësisht sistemi politik e sistemi ekonomik i Republikës Popullore të Kinës, të drejtat e detyrimet e shtetasve kineze, organizimi i institucioneve shtetërore si dhe kompetencat e tyre, detyrat kryesore të shtetit në të ardhmen, etj. Tipari bazë i kësaj kushtetute është që në të përcaktohen sistemi themelor dhe detyrat themelore të Kinës dhe përkufizohen 4 Parimet Themelore dhe kursi bazë i reformës e hapjes. Në të përcaktohet se masat e gjithë kombësive dhe të gjitha organizatat e mbarë vendit duhet të veprojnë sipas kushtetutës. Asnjë organizatë ose njeri nuk mund të ketë privilegj mbi kushtetutën dhe ligjet.

Kjo kushtetutë përfshin 5 pjesë, si programin e përgjithshëm, të drejtat dhe detyrimet bazë të shtetasve, institucione shtetërore, flamurin kombëtar e himnin kombëtar dhe kryeqytetin. Ajo ndahet në 4 kapituj dhe 138 nenet. Pas publikimit të kësaj kushtetute, Kina e ka rishikuar për 4 herë për ta përsosur më tej.

Sistemi i Asamblesë Popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi i Asamblesë Popullore është sistemi themelor politik i Kinës dhe është forma organizative e pushtetit të diktaturës demokratike të popullit të Kinës, dmth, forma e qeverisjes e Kinës. Ndryshon nga parlamenti i vendeve perëndimore me sistemin e “ndarjes së 3 fuqive”, Asambleja Kombëtare Popullore përcaktohet nga kushtetuta e Kinës si organ suprem i pushtetit të shtetit. Të gjithë shtetasit kineze, që kanë mbushur moshën 18 vjeç, kanë të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur deputet të asamblesë popullore. Në asambletë popullore të niveleve të ndryshme të Kinës, deputetë në nivel lokaliteti dhe distrikti zgjedhën nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta, kurse deputetët e niveleve më të larta zgjedhën tërthoras. Asambleja Kombëtare Popullore përbëhet nga deputetët e zgjedhur nga provinca, rajone autonome, qytete të varura direkt nga qendra të ndryshme dhe nga ushtria. Për asambletë popullore të niveleve të ndryshme zgjedhjet për një legjislaturë është një herë në 5 vjet dhe organizohet një sesion i të gjithë deputetëve njëherë në vit.

Në sesion vjetor të asamblesë popullore, deputetët dëgjojnë raportin e punëve të qeverisë si dhe raporte të tjera të rëndësishme. Deputetët shqyrtojnë këto raporte dhe bëjnë rezolutë përkatëse. Gjatë pushimeve midis dy sesioneve vjetore të asamblesë popullore, komiteti i përhershëm i asamblesë popullore, institut i përhershëm i asamblesë popullore të niveleve të ndryshme, zbatojnë kompetencat e autorizuara nga asambletë popullore. Psh. kompetencat e komitetit të përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës përfshijnë: interpretimin e kushtetutës, kontrollon zbatimin e kushtetutës, harton e rishikon të gjitha ligjet, përveç ligjeve të hartuara nga Asambleja Kombëtare Popullore, përgjigjet për Asamblenë Kombëtare dhe i raporton punë çështje.

Kompetencat bazë të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës përfshijnë: të drejtën e legjislacionit, të drejtën e kontrollit ligjor, të drejtën e marrjes së vendimeve për punë të rëndësishme dhe të drejtën e emërimit dhe të heqjes së personelit, etj. Në Kinë hartimi i planeve për ekonominë kombëtare dhe zhvillimin shoqëror gjatë një periudhë të caktuar është bërë vendimi më i rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit shoqëror të Kinës. Por këto plane do të kenë në fuqi ligjore vetëm pas ratifikimit nga Asambleja Kombëtare Popullore. Sipas ligjit kinez, liderë kryesor, si kryetari i shtetit, kryetari i komitetit të përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, etj. duhet të zgjidhen nga Asambleja Kombëtare Popullore. Edhe kryeministri dhe ministrat duhet të emërohen nga Asambleja Kombëtare Popullore. Asambleja Kombëtare Popullore mund të paraqesi, nëpërmjet një procedure të caktuar, projektin e shkarkimit të kryetarit të Asamblesë Kombëtare Popullore, të kryetarit të shtetit, të kryeministrit si dhe liderëve të tjerë të shtetit.

Sistemi i bashkëpunimit shumëpartiak dhe i konsultimeve politike

Sistemi i bashkëpunimit shumëpartiak dhe i konsultimeve politike, nën udhëheqjen e PK të Kinës, është një sistem bazë politik i Kinës.

Kina është një shtet me disa parti. Krahas Partisë Komuniste e Kinës, parti në fuqi, ka edhe 8 parti demokratike. Këto parti kishin ekzistuar para shpalljes së Republikës Popullore të Kinës dhe përkrahjet e tyre në politikë ndaj udhëheqjes së PK të Kinës janë zgjedhjet e tyre historike gjatë procesit të bashkëpunimit afatgjatë dhe gjatë luftërave së bashku me PK të Kinës. PK e Kinës dhe partitë demokratike duhet të veprojnë në bazë të kushtetutës. Partitë demokratike janë të pavarura në organizim dhe gëzojnë lirinë politike, pavarësinë organizative dhe barazinë ligjore brenda kufirit të kushtetutës. Kursi themelor i bashkëpunimit midis PK të Kinës dhe partive demokratike është: “bashkekzistenca afatgjate, kontrolli i njeri-tjetrit, trajtimi i njeri-tjetrit me sinqeritet të plotë dhe ndajnë së bashku sukseset dhe dështimet”.

Partitë demokratike nuk janë parti parti opozitare. Ato janë partitë e pjesëmarrëse në qeverisje. Përmbajtjet kryesore të pjesëmarrjes së tyre në qeverisje janë: marrin pjesë në konsultime për politika e kurse të rëndësishme të shtetit dhe për kandidate për lider të shtetit, marrin pjesë në administrimin e punëve shtetërore, marrin pjesë në zbatimin e kurseve, politika, ligje e rregullore të shtetit.

Kur shteti merr masa të rëndësishme ose vendos për probleme kryesore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet shtet e popull, PK e Kinës konsultohet para kohe me partitë demokratike dhe me personalitete demokratike pa parti, duke dëgjuar gjerësisht mendime e propozime, pastaj merr vendim. Partitë demokratike dhe personalitete demokratike pa parti kanë përfaqësues në një farë përqindje në Asambletë Kombëtare Popullore dhe komitetin e saj të përhershëm, në komitetet e saj speciale, dhe në asambletë popullore të niveleve të ndryshme, në mënyrë që të marrin pjesë më mirë në qeverisje dhe të luajnë rol kontrollues. Në Konferencën Konsultative Politike të Popullit Kinez, personalitete të partive demokratike dhe personalitete demokratike pa parti luajnë plotësisht rolin e tyre në jetën politike dhe rekomandohen të punojnë si drejtorë të qeverive e organeve juridike të niveleve të ndryshme.

Format kryesore të bashkëpunimit shumëpartiak dhe të konsultimeve politike janë:

Së pari, Konferenca Konsultative Politike të Popullit Kinez. Kjo është terren i rëndësishëm i pjesëmarrjes në qeverisje të partive, shoqatave popullore dhe personaliteteve të qarqeve të ndryshme.

Së dyti, komiteti qendror të PK të Kinës dhe komitetet e niveleve të ndryshme të PK të Kinës zhvillojnë bisedime me partitë demokratike dhe personalitete demokratike, u njoftojnë atyre çështje të rëndësishme, konsultohen me ta lidhur me politika e kurse të rëndësishme, listën e kandidatëve të liderëve të qeverive qendrore e lokale dhe listën e kandidatëve të deputetëve të asamblesë popullore dhe të anëtarëve të komitetit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, duke dëgjuar mendime e propozime të tyre.

Së treti, ndër anëtarët e partive demokratike, me statusin, gjithashtu, si deputetë të asamblesë popullore, të marrin pjesë në qeverisje dhe të luajnë rol kontrollues në asamblenë popullore të niveleve të ndryshme.

Së katërti, zgjedhja e anëtarëve të partive demokratike si drejtorë të këshillit të shtetit, të ministrive, të administratave lokale në rang distrikti dhe në sektorë të tjerë përkatës.

Së pesti, të paraqiten anëtarët e partive demokratike, që përmbushin kushtet, të punojnë si drejtorë të institucioneve të prokurorisë dhe të gjykimit.

Asambleja Kombëtare Popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi i Asamblesë Popullore është sistemi themelor politik i Kinës. Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës është organi suprem i pushtetit të shtetit dhe përbëhet nga deputetët e zgjedhur nga provinca, rajone autonome, qytete të varura direkt nga qendra të ndryshme dhe nga ushtria. Ajo ushtron pushtetin legjislativ të shtetit dhe vendos për probleme të rëndësishme në jetën politike të shtetit.

Funksionet kryesore të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës janë: rishikimi i kushtetutës, kontrolli i zbatimit të kushtetutës, hartimi dhe rishikimi i kodeve penale e civile, të ligjeve të institucioneve shtetërore si dhe ligje të tjera themelore ; shqyrtimi dhe ratifikimi i planeve mbi ekonominë kombëtare dhe zhvillimin shoqëror si dhe i raporteve mbi gjendjen e zbatimit të këtyre planeve; shqyrtimi dhe miratimi i ndarjeve administrative të shtetit, si vendosjes së provincave, të rajoneve autonome dhe të qyteteve të varura direkt nga qendra, vendimi i krijimit të rajoneve të posaçme administrative si dhe i sistemit të tyre ; *vendim rreth problemeve të luftës dhe paqes; zgjedhja dhe *vendimi i personaliteteve drejtuese të organeve të pushtetit të shtetit, dmth, zgjedhja e personaliteteve përbërëse të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, zgjedhja e kryetarit të shtetit, të nënkryetarit të shtetit, vendimi* i kryeministrit dhe personaliteteve të tjera të Këshillit të Shtetit, zgjedhja e kryetarit të Komitetit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës dhe vendimi* i anëtarëve të tjerë të këtij komiteti, zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Supreme Popullore, zgjedhja e kryetarit të Prokurorisë Supreme Popullore. Asambleja Kombëtare Popullore ka të drejtë të shkarkojë nga detyra personalitetet e sipër përmendura nga funksionet e tyre.

Asambleja Kombëtare Popullore zgjidhet për një legjislaturë njëherë në 5 vjet dhe sesioni mbahet njëherë në vit. Gjatë pushimeve midis dy sesioneve vjetore të Asamblesë Kombëtare Popullore, Komiteti i saj i Përhershëm ushtron pushtetin suprem të shtetit. Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore përbëhet nga kryetari, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët.

Legjislacioni i Kinës përfshin: legjislacioni i Asamblesë Kombëtare Popullore dhe i komitetit të saj të përhershëm, legjislacioni i Këshillit të Shtetit si dhe i sektorëve pranë tij, legjislacioni i krahinave të zakonshme, legjislacioni i rajoneve autonome të pakicave kombëtare, legjislacioni i zonave të posaçme ekonomike dhe i rajoneve të posaçme administrative.

Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez është një organizatë e frontit të bashkuar patriotik e popullit kinez, është institucion i rëndësishëm i bashkëpunimit shumëpartiak dhe konsultimeve politike, të udhëhequr nga PK e Kinës dhe është formë kryesore e zhvillimit të demokracisë socialiste në jetën politike të Kinës. Solidariteti dhe demokracia janë dy tema kryesore të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez përbëhet nga përfaqësuesit e PK të Kinës, të partive të ndryshme demokratike, të personaliteteve pa parti, të shoqatave popullore, të pakicave kombëtare dhe të qarqeve të ndryshme, përfaqësuesit e bashkatdhetarëve të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Honkongut, të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos, të Tajvanit dhe të emigrantëve të kthyer në atdhe, si dhe personalitete të ftuara në veçanti. Anëtarët e Komitetit Kombëtar ndahen sipas qarqeve dhe çdo legjislaturë ka një mandat 5 vjeçar.

Funksioni kryesor i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe komiteteve të saj lokale janë konsultimet politike, kontrolli demokratik dhe pjesëmarrja në qeverisje.

Konsultimet politike, dmth, konsultimet para marrjes së vendimit për kurset dhe politikat e rëndësishme shtetërore e lokale dhe për probleme kryesore në fushat politike, ekonomike, kulturore dhe në jetën shoqërore dhe, konsultimet gjatë procesit të zbatimit të vendimeve dhe të politikave për probleme kryesore. Komiteti Kombëtar dhe komitetet lokale të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez mund të organizojnë mbledhje konsultative me pjesëmarrjen e përgjegjësve të partive demokratike e të shoqatave dhe të përfaqësuesve të personaliteteve të kombësive dhe të qarqeve të ndryshme, në bazë të propozimeve të PK të Kinës, të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, të administratave popullore, të partive demokratike dhe të shoqatave popullore dhe, gjithashtu mund tu propozojnë institucioneve të sipërmendura të paraqesin për konsultime probleme të rëndësishme.

Kontrolli demokratik, dmth, nëpërmjet propozimeve dhe kritikave, kontrollohet zbatimi i kushtetutës, ligjeve e rregulloreve, bëhet konkretizimin i kurseve e politikave të rëndësishme si dhe i punëve të institucioneve shtetërore dhe të punonjësve të tyre.

Pjesëmarrja në qeverisje, dmth, zhvillimi i hetimeve e kërkimeve, pasqyrimi i mendimeve të popullit dhe të shoqërisë dhe bëhen konsultime për probleme të rëndësishme në fushat politike, ekonomike, kulturore dhe në jetën shoqërore dhe për probleme që u interesojnë gjerësisht masave popullore. I paraqiten mendime dhe propozime PK të Kinës dhe institucioneve shtetërore nëpërmjet reporteve hetuese e kërkimore, projekte-rezolutave, projekteve propozimesh, etj.

Në shtator të vitit 1949, plenari i parë i Konferencës Konsultative të Popullit Kinez, i ngarkuar me kompetencat e Asamblesë Kombëtare Popullore, në emër të vullnetit të mbarë popullit kinez, shpalli krijimin e Republikës Popullore të Kinës, duke luajtur rol të rëndësishëm historik. Pas thirrjes së sesionit të parë të Asamblesë Kombëtare Popullore në vitin 1954, Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez nuk ka më kompetencat e Asamblesë Kombëtare Popullore, por ekziston vazhdimisht si organizatë e frontit të më të gjerë të bashkuar patriotik në Kinë. Ajo ka luajtur një rol të madh në jetën politike e shoqërore të shtetit dhe për miqësinë me botën e jashtme, duke dhënë shumë kontribut. Deri në mars të vitit 2004, Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez ka krijuar lidhje me 170 institucione të 101 vendeve dhe me 8 organizata ndërkombëtare e rajonale dhe ka zhvilluar shkëmbime miqësore me to.

Këshilli i Shtetit[redakto | redakto tekstin burimor]

Këshilli i shtetit, dmth, qeveria qendrore popullore, është organi suprem administrativ i shtetit. Ai zbaton ligjet e hartuara dhe rezolutat e aprovuara nga Asambleja Kombëtare Popullore dhe komitetit të saj të përhershëm. Ai mban përgjegjësi për Asamblenë Kombëtare Popullore dhe komitetin e saj të përhershëm dhe u raporton atyre punën e tij.

Këshilli i Shtetit ka të drejtën që brenda kompetencave të tij të përcaktojë masat administrative, të hartojë rregullat ligjore administrative dhe të publikojë rezoluta e qarkore. Këshilli i Shtetit përbëhet nga kryeministri, zv-kryeministri, anëtarë të Këshillit të Shtetit, ministra, kryetarë të komisioneve, revizori i përgjithshëm dhe sekretari i përgjithshëm.

Kryeministri aktual është Wen Jiabao.

Aktualisht Këshilli i Shtetit të Kinës përbëhet nga 28 sektorë, si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Komisioni Shtetëror i Zhvillimit dhe i Reformës, Ministria e Arsimit, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, Komisioni i Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë për Mbrojtjen Kombëtare, Komisioni Shtetëror i Punëve të Kombësive, Ministria e Sigurimit Publik, Ministria e Sigurimit Shtetëror, Ministria e Kontrollit, Ministria e Punëve Civile, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Personelit, Ministria e Punës dhe Garancisë Shoqërore, Ministria e Hekurudhës, Ministria e Komunikacionit, Ministria e Tokave dhe e Burimeve, Ministria e Ndërtimit, Ministria e Industrisë së Informacionit, Ministria e Burimeve Ujore, Ministria e Kulturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Tregtisë, Komisioni Shtetëror i Popullsisë dhe i Planifikimit Familjar, Banka e Popullit Kinez dhe Administrata e Revizionit.

Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme është sektori pranë Këshillit të Shtetit për zbatimin e politikave të jashtme të shtetit dhe për administrimin e punëve të përditshme diplomatike. Detyrat kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë që në emër të shtetit dhe të qeverisë të administrojë punët e jashtme, duke përfshirë: publikimin e politikave dhe vendimeve të jashtme të shtetit, publikimin e dokumenteve e deklaratave diplomatike, zhvillimin e bisedimeve diplomatike dhe paraqitjen e përçapjes diplomatike, nënshkrimin e dokumenteve diplomatike, si të konventave, traktateve, etj., pjesëmarrjen në konferencë ndërkombëtare, si atë të OKB-së dhe midis qeverive dhe në aktivitete të organizatave ndërkombëtare, krijimin e ambasadave, konsullatave dhe përfaqësive përkatëse në vende të tjera, administrimin e personave të akredituar në vende të tjera, drejtimin, organizimin dhe koordinimin e veprimeve të jashtme të zyrave të punëve të jashtme të sektorëve të Këshillit të Shtetit dhe të provincave, rajoneve autonome dhe të qyteteve të varura direkt nga qendra, përgatitjen e administrimin e kuadrove diplomatike.

Ministri i Jashtëm aktual është Li Xhaoxing.

Komisioni Shtetëror i Zhvillimit dhe i Reformës

Detyrat kryesore të Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës përfshijnë: përpilimin, organizimin e zbatimin e strategjisë, planifikimeve afatgjate dhe afatmesme të planit vjetor të ekonomisë kombëtare dhe të zhvillimit shoqëror, kërkimin dhe analizimin e situatës ekonomike brenda e jashtë vendit, duke bërë parashikime e parandalime për makroekonominë, studimin e problemeve të rëndësishme lidhura me sigurimin ekonomik të shtetit, duke paraqitur propozime për politikën e kontrollit makroekonomik dhe duke koordinuar zhvillimin ekonomik e shoqëror, planifikimin e objekteve të rëndësishme dhe strukturën e forcave prodhuese, planifikimin e përdorimit të fondeve financiare të ndërtimit, drejtimin e kontrollimin e përdorimit të kredive të huaja, drejtimin e kontrollimin e përdorimit të kredive politike, orientimin e kapitaleve popullore për investimet e kapitaleve fikse, kërkimin e paraqitjen objektivit dhe politikës për shfrytëzimin e investimeve të huaja dhe për investimet në vende të tjera, vendosjen e objekteve të ndërtimit me rëndësi të madhe brenda e jashtë vendit, projektimin e hartimin e rregulloreve ligjore dhe rregullave administrative për ekonominë kombëtare, zhvillimin shoqëror, reformën e sistemit ekonomik, hapjen ndaj botës, etj., pjesëmarrjen në hartimin e zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ligjore administrative përkatëse, etj.

Ma Kai është kryetari aktual i Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe Reformës.

Ministria e Tregtisë

Ministria e Tregtisë u formua zyrtarisht në mars të vitit 2003.

Detyrat e saj kryesore janë: hartimi i strategjisë së zhvillimit, kurseve dhe politikave të tregtisë së brendshme dhe të jashtme dhe të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, projektimi i ligjeve e rregulloreve ligjore të tregtisë së brendshme dhe të jashtme, të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar dhe të investimeve të huaja, hartimi i planit të zhvillimit të tregtisë së brendshme, kërkimi dhe paraqitja e propozimeve për reformën e sistemit të qarkullimit, përgatitja dhe zhvillimi i tregut qytetar dhe fshatar, kërkimi e hartimi i politikave për rregullimin e funksionimit të tregut dhe të strukturës së qarkullimit, për goditjen e monopolizimit të tregut dhe të bllokimit lokal, krijimi e sistemit të tregut të përsosur, të bashkuar, të hapur, me konkurrencë dhe rend, kontrolli dhe analizimi i funksionimit të tregut dhe gjendjen e ofert-kërkesës së mallrave, organizimi e zbatimi i rregullimit e kontrollit të mallrave kryesore konsumatore në treg dhe i sistemit administrativ të qarkullimit të materialeve të rëndësishme të prodhimit, kërkimi e hartimi i metodave administrative dhe të listave të mallrave të importit dhe të eksportit, organizatimi e zbatimi i planit të kuotave të importit dhe të eksportit, përcaktimi i kuotave, lëshimi i licencave, hartimi dhe zbatimi i politikës së tenderit të mallrave të importit dhe të eksportit, organizimi e koordinimi i antidumpungut, antisubvencionit, i masave grantuese dhe të punëve të tjera lidhura me tregtinë e drejtë të importit dhe të eksportit, krijimi i sistemit të paralajmërimit për tregtinë e drejtë të import-eksportit, organizimi i hetimeve për dëmet e industrive, orientimi dhe koordinimi i zgjidhjeve të veprimeve të vendeve të tjera kundrejt mallrave kineze, si antidumpingut, antisubvensioneve, masave garantuese si dhe punëve të tjera përkatëse.

Ministri aktual i tregtisë është Bo Xilai.

Komisioni Ushtarak i KQ të PK të Kinës[redakto | redakto tekstin burimor]

Komisioni Ushtarak i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ose shkurtimisht Komisioni Qendror Ushtarak, është institucioni suprem udhëheqës ushtarak, nën drejtimin e PK të Kinës. Ai përbëhet nga kryetari, nënkryetarë dhe anëtarë. Komisioni Qendror Ushtarak caktohet nga Komiteti Qendror i PK të Kinës dhe zbaton sistemin e mbajtjes së përgjegjësisë nga kryetari. Funksioni i tij kryesor është udhëheqja e drejtpërdrejtë e forcave të armatosura të mbarë vendit.

Komisioni Qendror Ushtarak i Republikës Popullore të Kinës është organi udhëheqës ushtarak i shtetit dhe merret me udhëheqjen e forcave të armatosura të mbarë vendit. Ky komision përbëhet nga kryetari, nënkryetarë dhe anëtarë dhe zbaton sistemin e mbajtjes së përgjegjësisë nga kryetari. Kryetari i komisionit zgjidhet para Asamblesë Kombëtare Popullore dhe mban përgjegjësi për Asamblenë Kombëtare Popullore si dhe komitetit të saj të përhershëm. Një legjislaturë e komisionit qendror ushtarak ka mandat 5 vjeçar, por anëtarët e tij nuk kufizohen nga numri i legjislaturave.

Forcat e armatosura të Kinës formohen nga Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez, Trupat Policorë të Armatosur të Popullit Kinez dhe Milicia. Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez është ushtri e përhershme e shtetit; Trupat e Policorë të Armatosur përgjigjen për detyrat e mbrojtjes dhe të sigurimit, të ngarkuara nga shteti dhe për mbrojtjen e rendit shoqëror; milicia është armata popullore të pashkëputur nga puna.

Kryetari aktual i Komisionit Ushtarak të KQ të PK të Kinës është Hu Jintao.

Kryetari aktual i Komisionit Qendror Ushtarak të RP të Kinës është Hu Jintao.

Gjykata Popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjykata Popullore është organi i gjyqësor i shtetit. Shteti krijon Gjykatën Supreme Popullore, dhe provincat, rajonet autonome e qytetet e varura direkt nga qendra krijojnë gjykata popullore të nivelit të lartë dhe më poshtë, gjykata popullore të niveleve të mesme dhe gjykata popullore bazë. Gjykata supreme e popullit ushtron në mënyrë të pavarur të drejtat e gjykimit dhe gjithashtu ajo është organ suprem kontrollues i çështjeve të gjykuara të gjykatave popullore të niveleve të ndryshme dhe i gjykatave të posaçme popullore. Gjykata Supreme Popullore mban përgjegjësi para Asamblesë Kombëtare Popullore si dhe në komitetin e saj të përhershëm, dhe u raporton punë e saj. Asambleja Kombëtare Popullore emëron kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e komitetit të gjykimit të Gjykatës Supreme Popullore.

Kompetencat e Gjykatës Supreme Popullore janë: mbajtja e përgjegjësisë për gjykimin e çështjeve të apelimit dhe të ankimit për shkak të refuzimit të vendimit të gjykatave lokale dhe për gjykimin e çështjeve të protestimit, të paraqitura nga Prokuroria Supreme Popullore sipas procedurës së gjykimit dhe të kontrollit, kontrolli dhe aprovimi i dënimit me vdekje, marrja për gjykim ose urdhërimi i gjykatave lokale të rigjykojnë çështjet ku zbulohen gabime gjatë procesit të gjykimit ose në vendimin gjyqësor, kontrolli dhe aprovimi i përcaktimeve të kategorisë së krimeve të paparashikuara në kodin penal, shpjegimi i përdorimit të ligjeve gjatë procesit të gjykimeve.

Kryetari aktual i Gjykatës Supreme Popullore është Xiao Yang.

Prokuroria Popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Prokuroria Popullore është organi i kontrollit ligjor të shtetit. Ajo funksionon nëpërmjet ushtrimit të të drejtave të ndjekjes penale. Ajo ushtron të drejtat e ndjekjes penale ndaj çështjeve të tradhtisë ndaj atdheut, çështjeve të përçarjes së atdheut si dhe çështjeve të tjera të krimeve të rënda; ajo shqyrton çështjet e zbuluara nga institucionet e sigurimit publik dhe vendos nëse vënien e tyre nën ndjekje penale apo jo.

Prokuroria Popullore ushtron në mënyrë të pavarur të drejtat e ndjekjes penale sipas ligjit dhe nuk pengohet nga institucione administrative, shoqata shoqërore dhe individuale. Të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit. Shteti krijon Prokurorinë Supreme Popullore, prokuroritë lokale popullore të niveleve të ndryshme, si dhe prokuroritë ushtarake. Prokuroritë popullore të Kinës ndahen në 4 nivele, dmth, nivelin bazë, nivelin e mesëm, nivelin e lartë dhe nivelin suprem. Prokuroria Supreme Popullore është organi suprem i prokurorisë së shtetit dhe ushtron të drejtën e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur në emër të shtetit. Ajo mban përgjegjësi për Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore. Detyra e saj kryesore është udhëheqja e prokurorive lokale të niveleve të ndryshme dhe prokurorive të posaçme të zbatojnë funksionin e kontrollit ligjor, për të garantuar unitetin e ligjeve të shtetit dhe të zbatimit të tyre në mënyrë të drejtë.

Kryetari aktual i Prokurorisë Supreme Popullore është Jia Chunvang.