Sitcom

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sitcom (shkurtesë e frazës situation comedy, shq. komedi situate, shqiptuar SIT-kom) është një zhanër i komedisë që përqëndrohet në një grumbull të fiksuar personazhesh që paraqiten nga episodi në episod. Sitcomet mund të krahasohen me skeçet humoristike, ku një trupë mund të përdorë personazhe të reja në çdo skeç, dhe komedinë stand-up, ku humoristi/ja rrëfen shaka dhe anekdota një publiku. Sitcomet i patën zanafillet në radio, por tani gjenden kryesisht në televizion si njëra prej formave më dominante të rrëfimit.

Një sitcom mund të inçizohet para një publiku në studio, varësisht nga formati i prodhimit të programit. Efekti i një publiku të gjallë në studio mund të imitohet ose të forcohet nga një kolonë qeshjesh.

Kritikët nuk pajtohen dot për sa i përket klasifikimit si "sitcom" të serialeve që lindën nga fillimi i shekullit XXI. Shumë sitcome bashkëkohore amerikane përdorin konfigurimin njëkamerësh dhe nuk përdorin një kolonë qeshjesh, prandaj duke i përngjarë serialeve dramedi të viteve 1980 dhe 1990 më shumë sesa sitcomit tradicional.[1]

Komedi - Sitcom[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seria Fillimi Fundi SQ
According to Jim 2001
Cheers 1982 1993
Everybody Loves Raymond 1996 2005 Të gjithë e dojn Rajmondin
Friends 1994 2004
Joey 2004 Xhoi
King of Queens 1998
Married... with Children ( Al Bundy ) 1987 1997
Scrubs 2002
The Fresh Prince of Bel-Air 1990 1996
What I Like About You 2003

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ nyfa (2014-09-24). "The Evolution Of The Sitcom: The Age of the Single Camera". NYFA (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-12-07.