Sitnica
Sitnica është lum në Kosovë dhe degë kryesore e Ibrit. Ky lum dallohet jo vetëm përkrah madhësia e pellgut (2.861 km²), por edhe me prurje vjetore (16,6 m³/s). Sitnica formohet nga rrjedha Matica me Sazlinë dhe lumen e Shtimes. Këto rrjedha afër fshatit Robovc bashkohen, duke formuar lumen Sitnicë. Nga këtu e deri në vendderdhje në lumen Ibër, afër Mitrovicës kalon gjatësinë prej 90 km. Veçori e këtij lumi është pjerrtësia e vogël. Pra karakterizohet si lum fushor.
Sitnica dallohet, jo vetëm me prurje të vogël por edhe për ndryshime të theksuara gjatë vitit. Prurje më të theksuar ka në dimër dhe pranverë, ku përveç shirave ndikon edhe shkrirja e borës. Shtrati I Sitnicës nuk është stabil. Gjatë vërshimeve mbulon një pjesë të fushës në mes Lipjanit dhe Mitrovicës, duke shkaktuar dëme të mëdha. Përkundrazi, në verë prurja është shum e vogël, e cila në vendderdhje në Ibër është 2,35 m në sek.
Sitnica I mbledh ujërat e lumit të Gadimës, të Janjevës, të Graçankës, të Prishtinës, të Llapit dhe të Samadrezhës, në anën e djathtë, dhe të Drenicës,e të Lushtës, në anën e majtë.
