Skënderbeu (film)
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Skënderbeu (ShBA: Skanderbeg / Rusi: Великий воин Албании Скандербег) është një film shqip i prodhuar në Shqipëri më vitin 1953.
Përmbajtja |
[redakto] Përmbajtja
Filmi është një film historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donikën dhe duke organizuar Lidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamzait, nipit të tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.
[redakto] Aktorë dhe rolet
- Akaki Khorava ... Gjergj Kastrioti Skënderbeu
- Besa Imami ... Donika
- Adivie Alibali ... Mamica
- Semyon Sokolovsky ... Hamza
- Veriko Andjaparidze ... Dafina
- Georgi Chernovolenko... Marash
- Naim Frashëri ... Pal
- Oleg Zhakov
- Aleksandr Vertinsky ... Doxh i Venedikut
- Sergo Zaqariadze
- Vladimir Belokurov
- Vahram Papazyan
- Marie Logoreci ... Kontesha
[redakto] Çmime
Filmi u emërua për 3 çmime në Festivalin e Filmit në Kanë, të treja për regjizorin Sergei Jutkevic, dy nga të cilat i fitoi. [4]