Skënderbeu - jeta dhe vepra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Skënderbeu - jeta dhe vepra.JPG

Skënderbeu - jeta dhe vepra libër nga Kristo Frashëri. Shtëpia Botuese "Toena". Viti i botimit 2002.

Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar. “Dokumentet historike të kohës së Skënderbeut (shekulli XV-të), tregojnë se ai ishte një burrë shteti, diplomat, udhëheqës i pavarur dhe me integritet të plotë politik”. Monografia ndahet në 30 kapituj duke filluar që nga gjendja e Shqipërisë në pragun e pushtimit osman për të përfunduar me vdekjen e Skënderbeut në 17 Janar 1468-të. Në këtë botim të plotë përfshihen 113 ilustrime që cilësohen nga autori pjesë e rëndësishme e hartimit të kësaj monografie.