Skanderbeku i pafan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Skënderbeu i pafan)

Scanderbeccu i pa-faan (përshtatur Skënderbeu i pafat) është një nga veprat më të rëndësishme të autorit arbëresh Jeronim De Rada,[1] që ai e çmonte si kryevepra e tij[2].

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej grafomanisë[3] së De Radës për t'i shkruar dhe rishkruar veprat, kjo vepër u botua dhe prapë autori i rikthehej sipas gjendjes shpirtërore.[2]

De Rada e mbajti në duar kete veper një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës. Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar Skenderbeu shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafat është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Robert B. Pynsent; Sonia I. Kanikova (prill 1993). Reader's encyclopedia of Eastern European literature. HarperCollins. fq. 84. ISBN 978-0-06-270007-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Elsie, Robert (1997). "Histori e Letërsisë Shqiptare" (PDF). Dukagjini. Marrë më 18 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Belmonte, Vincenzo (25 tetor 2012) [2002]. "Il Segreto di De Rada" [Sekreti i De Radës]. Castroregio. Marrë më 18 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)