Skënderbeu i shpërfytyruar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë" libër me Autor Prof. Kristo Frashëri. Shtëpia botuese Dudaj, maj 2009. Nr. faqeve të librit 200. ISBN 978-99943-0-109-6 Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull “Skënderbeu” e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian. O. Schmitt-i e ka shpërfytyruar nga shumë pikëpamje portretin historik të Skënderbeut. Ndërsa historiografia shkencore botërore dhe shqiptare e ka vlerësuar heroin shqiptar, si një udhëheqës i shquar i kryengritjes çlirimtare të shek XV kundër zgjedhës osmane, si një strateg gjenial që korri vazhdimisht fitore ushtarake kundër sulltanëve turq, si një farkëtar dorëfortë që krijoi shtetin e përqendruar kombëtar shqiptar, si një burrë shteti, i cili me luftën e tij një çerek shekullore konsolidoi identitetin kombëtar të shqiptarëve, si një personalitet i historisë mesjetare i cili në të njëjtën kohë mbrojti edhe qytetërimin e Europës humaniste.