Skemat piramidale në Shqipëri
Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991. I pari ishte Hajdin Sejdia, ish-këshilltar ekonomik i kryeministrit Nano. Ai u arratis në Zvicër me disa miliona dollarë.
Përmbajtja |
Skemat piramidale të vitit 1997 [redakto]
Viti tragjik 1997 erdhi si pasojë e falimentimit të rreth 25 firmave piramidale të morën rreth 1.2 miliardë $ kursime të shqiptarëve.
Sudja [redakto]
Kjo firmë u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadëna, një arixhie që kishte punuar në fabrikën e këpucëve. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur dy javë para zgjedhjeve u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare ku u regjistruan Xhaferri dhe Populli. Loja e parë mashtruese e Sudes, e quajtur Fitorja është pranuar si iniciativë personale e Xhaferrit. Sudja nuk kishte llogari bankare, prandaj me falimentimin e saj humbën edhe paratë e futura aty. E çuditshmja është se kur u arrestua Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar. Falimentimi i saj nxiti disa protesta në Tiranë, ku ishte edhe zona e saj e veprimit.
VEFA [redakto]
VEFA Holding ishte firma kryesore piramidale. Ajo u krijua në vitin 1994 nga Vehbi Alimuça dhe u shtri në gjithë vendin. VEFA investoi në fusha të ndryshme të ekonomisë si hotele, karburante, dyqane dhe fabrika. I njohur është atentati me bombë disa javë para zgjedhjeve të 26 majit 1996 tek supermarketi i VEFA-s në qendër të Tiranës. VEFA shihej shpeshherë si firma rentiere e PD. Ajo falimentoi në vitin 1998, kurse presidenti i saj ndodhet në burg.
Gjallica [redakto]
Firma rentiere Gjallica u krijua nga 3 ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit me origjinë nga Kukësi. Presidente e kësaj firme ishte Shemsie Kadria. Gjallica e kishte qendrën e saj në Vlorë. Firma falimentoi më 5 shkurt 1997, duke nxitur protestat e dhunshme në Vlorë, që më pas u kthyen në rebelim kundër qeverisë.
Demokracia Popullore-Xhaferri [redakto]
Kjo firmë u krijua në vitin 1995 dhe filloi të shtrinte veprimtarinë e saj në fshatrat e Lushnjes, Fierit dhe Beratit. Zyrtarisht ajo ishte nje "fondacion" por në fakt u bë një nga firmat më të ashpra piramidale të vendit. Drejtuesi i saj, Rrapush Xhaferri u arrestua më 22 janar 1997, gjë që nxiti demonstratat e dhunshme të 24-25 janarit në Lushnje.
Populli [redakto]
Kjo firmë u krijua më 16 korrik 1996 dhe u shtri në të njëjtat zona si edhe "Xhaferri". Presidenti i saj ishte Bashkim Driza ish-agjent i Sigurimit të Shtetit. Ai bashkëpunoi thellësisht me partitë opozitare shqiptare duke financuar fushatat dhe gazetat e tyre. Gjatë trazirave të vitit '97, ai u largua me një helikopter amerikan.
Lista e plotë e firmave piramidale shqiptare [redakto]
- Hajdin Sejdia
- Gjallica
- VEFA
- Populli
- Demokracia Popullore-Xhaferri
- Kamberi
- Cenaj
- Silva
- Malvasia
- Kambo
- Grunjasi
- Dypero
- Bashkimi
- Beno
- Pogoni
- B&G
- Kobuzi
- Arkond
- Adelin
- A.Delon
- Agi
- M.Leka Company
- Global Limited Co.
- Çashku
- Sudja
Numri i kreditorëve të 9 firmave kryesore piramidale [redakto]
| Firma | Numri i kreditorëve |
|---|---|
| Gjallica | 81.632 |
| VEFA | 59.005 |
| Cenaj | 19.078 |
| Kamberi | 13.241 |
| Sude | 12.991 |
| Beno | 10.793 |
| Silva | 4.490 |
| M.Leka | 2.464 |
| Global | 1.793 |
| Totali | 205.404 |
Referenca [redakto]
- “Rënia e Demokracisë”, Afrim Krasniqi, 1998, Eurorilindja
- “Unë e pashë kush e dogji Vlorën”, Gëzim Zilja, 2000, Pelioni
- Fondi Monetar Ndërkombëtar, Ngritja dhe rënia e piramidave shqiptare
- Impakti i piramidave në Shqipëri
- Piramidat shqiptare
- Banka Botërore, Shqipëria nën hijen e skemave piramidale