Skizofrenia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë "çmenduri". Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”. Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta.

Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t'u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.


Simptomat karakteristike[redakto | redakto tekstin burimor]

Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për te përcaktuar pacientin si skizofren:

  • 1. Deluzione
  • 2. Halucinacione
  • 3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
  • 4. Sjellje katatone ose ç'rregullsi e theksuar në sjellje
  • 5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si p.sh.: mungesë iniciative, mungesë dëshire, varfërim (ose bllokim i plotë) fjalimi etj.

Çrregullimi në jetën sociale/profesionale[redakto | redakto tekstin burimor]

Çrregullim, i tillë që rënia në prodhimtari të jetë e dukshme nga çka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më tepër fusha të funksionimit si p.sh. puna, marrëdhëniet ndërpersonale, kujdesi për vetën… etj., gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjes së sëmundjes ose simptomave skizofrenike

Kohëzgjatja[redakto | redakto tekstin burimor]

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme). Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.

Simptomat pozitive përfshijnë:[redakto | redakto tekstin burimor]

  • mendime të çrregulluara
  • halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
  • deluzionet
  • iluzionet

Simptomat negative përfshijnë:[redakto | redakto tekstin burimor]

  • kur ndihen të painteresuar dhe emocionalisht të zbrazët
  • pamundësi për t'u përqendruar
  • dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
  • nevojë për t'u ndier të mbrojtur