Skopjona

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skopjonë
Σκορπιώνα
Fshat
Emri i banorëveSkopjonit

Skopjonë (greqisht: Σκορπιώνα/Skorpióna) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Skopjona kufizohet me Kushovicën, nga jugu me Kodrat, nga lindja me Kurtesin dhe nga perëndimi me Nistën e Vrisin. Para Luftës së Dytë Botërore, Skopjona kishte këto lagje: Aligjoni, Skopjona (Mëhalla e Sipërme dhe Mëhalla e Poshtëme).[1]

Familjet në fshatin Skopjonë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ar’ e Alikos – arë, në L.
  • Ar’ e Brahos – arë, në L.
  • Ar’ e Dinos – arë, në L.
  • Ar’ e Kroit – arë, në J.
  • Ar’ e Ruçit – arë, në P.
  • Ar’ e Zigoit – arë, në J.
  • Bir’ e Bejkut - birë, në V.
  • Bir’ e Dhelprës – birë, në L.
  • Bòbëla - vësht me ullinj, në J.
  • Bregu i Collos – breg, në J.
  • Bregu i Fushës – breg, në P.
  • Bregu i Listirthit – breg, në VL.
  • Bregu i Nuhut – breg, në J.
  • Bregu i Qafës – breg, në P.
  • Bregu i Skëndos - bregore me ullinj, në P.
  • Begu i Shqopes – breg, në J.
  • Brigjet - brigje, në P.
  • Burim’ i Menutës – burim, në J.
  • Burim’ i Sheqit – burim, në J.
  • Burim’ i Zejnos – burim.
  • Cangàrëla - ara pranë qendrës.
  • Çuçëla – ara, në JP.
  • Dadàne - arë, në P.
  • Dërras’ e Bardhë - vend me dërrasa të bardha guri, në L.
  • Dërras e Dhelprës - vrimë dhelpre nënë një dërrasë guri, në VL.
  • Faqa e Lisave - faqe mali e veshur me valanidh, në L.
  • Faq’ e Prroit (faqa e prroit) – përrua, në L.
  • Faq’ e Spartilës (faqa e Spartiles) - faqe mali, në V.
  • Fiqeza - arë në breg, në J.
  • Gërmadhat - gërmadha e ara, në V.
  • Glinja - ara, në qendër.
  • Gorric’ e Bullës - ara e gorrica, në J.
  • Gorrovilet - ullinj e ara me dardha, në J.
  • Grop’ e Fikthit - vend gropë, në V.
  • Grop’ e Karavait - vend gropë, në L.
  • Grop’ e Qeremit - ara, në V.
  • Grop’ e Zellevet - vend gropë, në qendër.
  • Gruzat – ara, në P.
  • Gurët e Elimëve - gurë të mëdhenj, në VL.
  • Gurët e Mjeshtrit - kavë guri, ku mjeshtrit nxirrnin gurë për ndërtimin e shtëpijave të fshatit, në L.
  • Guvëza (Guvëra) - guvë e kuqe, në VL.
  • Hodiváne (hodivana) - arë, në qendër.
  • Hoxhëla - ara, në qendër.
  • Hund’ e Kusisë - breg në mal, në V.
  • Kaçajmëne - ara, në P.
  • Kamin’ e Bidos - arë, në V.
  • Kamin’ e Trapit Lirit - pyll, në J.
  • Karavai - ara, në L.
  • Karavanja - ara, në P.
  • Kusiza - spitharë.
  • Lagjinëlat - brinjë me ulli, në J.
  • Ledhez’ e Bejazit - rrëzë mali me ullinj, në L.
  • Lëmënjëza - lëmë ku shinin të lashtat, në P.
  • Likmëdhatë - ara vakëfe, në J.
  • Lisat Binjarë - dy lisa pranë njëri tjetrit dhe të njij moshe, në L.
  • Lisat Strumbullorë - lisa në faqe mali, në L.
  • Lis’ i Azizit - lis, në qendër.
  • Lis’ i Drrasës - lis në një vend që ka dërrasa guri, në L.
  • Lis’ i Dërrasës Bardhë - lis, në L.
  • Lis’ i Vogël – lis, në L.
  • Màgjeza – spithar në shkëmb, në VL.
  • Mal i Cingonit – mal, në L.
  • Mejdan’ i Vijës - lëndinë, në J.
  • Mejdan’ i Xhamisë – kullotë, në L.
  • Mejtepi - ndërtesë e ish shkollës fillore turke, në qendër.
  • Mémkëlat - ullinj e kullotë, afër qendrës.
  • Menut’ e Tahirit - vrështa e ullinj, në J.
  • Mëndr’ e Bidos - stan rrëzë malit, në L.
  • Papaleksi - shesh në mal, në VL.
  • Prroi Shurdhër – përrua, pyje e ara, në JL.
  • Prroi Vogël - përrua, në L.
  • Pus’ i Baltës - pus, në J.
  • Pus i Kuq - pus ku dheu është i kuq, në qendër.
  • Qaf’ e Fiqezës - qafë, në J.
  • Qaf’ e Klishës - qafë me pyll, në L.
  • Qaf’ e Smërtës - qafë, në J.
  • Qaf’ e Ulkut - qafë ku shkonin ujqit, në J.
  • Qiur’ i Ademit - varr’ i vjetër, në P.
  • Radhoi Frrashërit - brez shkëmbor, në L.
  • Raq’ i Dikos - kodër me xina, në J.
  • Rusidhet - ara, në JP.
  • Rrahu Azizit - shesh me ullinj, në J.
  • Rrëzëkodra - arë në rrëzë të kodrës, në P.
  • Rrip’ i Shehut - arë, në P.
  • Stan’ i Bejazit - arë, në P.
  • Stan’ i Feimit - arë, në P.
  • Shametëla – ara, në J.
  • Shegëza - brinjë me lisa, në L.
  • Shesh i Kroit - shesh e ara, në J.
  • Shpell e Gjonit – shpellë. E ka marrë këtë emër nga një farë Gjoni që ka jetuar aty i fshehur bashkë me të shoqen, nga që nuk pranonte të ndërronte fenë. Por më në fund ai pranoi vetëm që djalit të tij të vogël t’ia vinin emrin Ali: Ali Gjoni.
  • Shtegu i Kualve - shteg në një radhua nga ko kalohet për në Globoçar, në VL.
  • Shterpa - arë e ullinj, në L.
  • Shtrrati – breg, në V.
  • Shtrunga e Raqit - shtrungë e gurtë, në V.
  • Tenxhereja - spithar në një këmbë mali, në VL.
  • Trap i Balicit - pyll, në VL.
  • Trap i Bellenje - pyll e rripa arash, në J.
  • Trap i Lirit - pyll, në L.
  • Trap i Xhanit - pyll me ullinj, në JL.
  • Turkëlat - ara, në P.
  • Ullit e Bubeqit – uilinj, në J.
  • Varr i Kaurit - varr, në V.
  • Verret e Vjetër - varre të fshatit, në J.
  • Vija – ara, në JP.
  • Vij’ e Boblës - vije uji, në J.
  • Vij’ e Kroit - vijë uji dhe një arë pranë, në J.
  • Vij’ e Menutave - vijë uji, në J.
  • Vreshtat e Véjzitt - vreshta afër qendrës.
  • Zall i Osmanit - rrypa me ullinj, në V.
  • Zellet e Mazit - ara afër qendrës.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Skopjonë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Balénj, Bellenj, Demenj, Durrahmanénj, Isanjër, Metushenj, Muhàre, Omeràtë, Zejnelàtë.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 207.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 207-209. Treguan: 1) Mulla Teliha Bilal Avdurrahmani, 72 vjeç, ka qenë hoxhë, me arsim të mesëm turk, nga Skopjona, refugjat i 1944-ës. Sot me banim në Vlorë. 2) Omer Nuhu, 55 vjeç, puntor, analfabet, refugjat i 1944-ës. Sot me banim në Vlorë. Vlorë 1972.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 207.