Sllavomaqedonët në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Jeton në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri mund të luhatet nga 5.000-10.000. Minoriteti sllavomaqedon ndodhet i përqendruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me IRJMnë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213,9 km². Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë : Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi. Ky fshat e ka pasur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar.