Smogu
Smogu është ajri i ndotur. Fjala Smog vjen nga anglishtja Smoke = tym dhe Fog = mjegull. Smogu paraqitet në qytetet e mëdha, gjatë vjeshtës dhe dimrit, ku ka ndotës të mëdhenj në një hapësirë të vogël (industria, nxemjet qendrore, gazrat e liruarëza nga djegjet e motorëve të automobilave, nxemjet individuale, etj.). Mungesa e erërave e vështirëson edhe më shumë ndotjen. Ndotjen në vazhdimsi e masin institucionet e ndryshme shtetërore dhe sipas nevojës i publikojnë.
Smogu posaçërisht është i dëmshëm për të sëmuarit nga asthma, pleq dhe fëmijë.
Së voni është paraqitur edhe termi “smogu ektronik”. Me këtë nënkuptohet ndotjete ndryshme të cilat kanë prejardhje nga aparatet elektrike dhe elektronike. Trafostacionet, lagëpërquesit, stacionet e telefonisë mobile, emituesit radio dhe televiziv, por edhe gypat e neonit, fenat për tharje të flokëve, mikrovalët, elektromotorët e ndryshëm, monitorët, etj.
